LIVE UPDATES
Bota

DW: Vendimi joligjor i KQZ-së në Bosnjë-Hercegovinë, Dodik kërcënon se do të shpallë pavarësinë e Republikës Serpska

Pas vendimit për rinumërimin e votave, Dodik kërcënon se do të shpallë pavarësinë e Republikës Serpska. Opozita shprehet e kënaqur, por cilat janë shkaqet e kërkesës për rinumërim?

12 Tetor 2022, 08:19 Nga DOSJA
DW: Vendimi joligjor i KQZ-së në Bosnjë-Hercegovinë, Dodik
Foto Ilustruese

BOSNJE HERCEGOVINË- Kërkesës së KQZ-së për rinumërimin e votave në zgjedhjet për presidentin e RS-së nuk i ka paraprirë publikimi i rezultateve paraprake, ndërkohë që as anëtarët e komisioneve nuk e kanë të qartë pse është bërë kjo kërkesë në këtë moment.

“Zgjedhjet u mbajtën më 2 tetor. Janë mbajtur edhe dy protesta të opozitës. Nëse ka pasur dyshime, pse nuk kemi marrë një vendim pas tri apo katër ditësh që votat të rinumërohen, e jo tani kur 98 për qind e fletëvotimeve janë përpunuar. Pse nuk u vendos kështu kur kishte vetëm 60 për qind të votave të përpunuara”, pyet burimi ynë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka qenë i përfshirë në të gjithë procesin prej fillimit deri më tani. Ai pohon se edhe në fillim kishte prova të cilave iu referohet tani KQZ.

Sipas Ligjit Zgjedhor, në mënyrë që rezultati nga çdo vendvotim të jetë i vlefshëm, bëhen dy regjistrime të rezultateve në bazë të të dhënave. Nëse rezultatet e para dhe të dyta nuk "përputhen", kontrolluesi i kërkon KQZ-së që të lëshojë një urdhër për hapjen e thesit me fletëvotime dhe ato rinumërohen e kontrollohen. Por, neni i ligjit të cilit i referohet KQZ-ja në urdhrin e rinumërimit nuk i referohet fare rinumërimit. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë-Hercegovinës koordinon, mbikëqyr dhe rregullon ligjshmërinë e punës së të gjitha komisioneve zgjedhore në përputhje me këtë ligj”, thuhet në nenin e ligjit të cilit i referohet KQZ-ja.

Ndryshimet e fundit

"Së pari është dashur të vendoset për të gjitha ankesat dhe parashtresat, në mënyrë që KQZ të përcaktojë dhe shpallë rezultatet paraprake të zgjedhjeve. Vetëm atëherë do të mund të bëhej kërkesa për një rinumërim. Më pas KQZ-ja mund të rinumërojë fletëvotimet në zona të caktuara zgjedhore. Mbi çfarë baze vendosëm për këtë? Në bazë të ankesave që nuk i kemi përpunuar. Ende nuk kemi marrë vendim për asnjë ankesë, e ata kërkojnë rinumërim”, tha anëtari kroat Vlado Rogiq në seancën e KQZ-së.

Kontestuese janë edhe qëndrimet e anëtarëve të KQZ-së që e mbështetën vendimin, sipas së cilëve, "procedura e provave do të zgjaste tepër” nëse do të merreshin parasysh të gjitha ankesat dhe parashtresat e deritanishme. Vetëm tre ditë më parë, në konferencën për shtyp në Sarajevë, të gjithë anëtarët e KQZ-së u shprehën qartë se kundërshtimet dhe ankesat janë të mundshme vetëm pas shpalljes së rezultateve zgjedhore.

Vendimet duhet të merren sa më shpejt, por në bazë të dëshmive të qarta, thotë ish-anëtari i KQZ-së, Vehid Shehiq. “Po ju them si është sipas ligjit: Pas publikimit të rezultateve paraprake, subjektet politike mund të paraqesin ankesat e tyre për të cilat kanë prova materiale se dyshohet për mashtrim. Pas kësaj, KQZ-ja është e obliguar të ndërmarrë veprime sipas detyrës zyrtare, nëse kontrolli dëshmon se ka pasur parregullsi”, thotë Shehiq, duke deklaruar se pas kësaj subjekti ka të drejtë ankese në Gjykatën e Bosnjë-Hercegovinës.

Shpallja e pavarësisë së RS?

Ankesa është përgatitur tashmë nga SNSD e Milorad Dodikut, i cili paralajmëron edhe hapa të tjerë. Ai pretendon se vendimi i KQZ-së është koordinuar me ndërkombëtarët, se problemi nuk është rinumërimi i votave, por se KQZ-ja nuk po e kryen punën në përputhje me ligjin. “Si është e mundur që gjithçka është në rregull për tre nivelet e tjera, por jo edhe për zgjedhjet për presidentin e RS? SNSD ka fituar mbi bazën e vullnetit të popullit”, tha Dodik, i cili prapë e ka ngritur çështjen e shpalljes së pavarësisë së RS.

"Ky vendim i KQZ-së mund të çojë në përshpejtimin e shpalljes së pavarësisë së RS," tha Dodik. Ndryshe nga ai, opozita në RS është e kënaqur me vendimin e KQZ-së dhe besojnë se shteti i së drejtës do të fitojë.

“Këtë vendim e kanë shkaktuar parregullsitë e shumta, provat materiale dhe raportet për manipulime”, thotë Jelena Triviq, kandidate e opozitës për presidente të RS.

I kënaqur me vendimin e KQZ-së është shprehur edhe përfaqësuesi i lartë në B-H (OHR), Christian Schmidt. “OHR mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë-Hercegovinës në vazhdimin e aktiviteteve profesionale dhe objektive për vendosjen dhe konfirmimin e rezultateve zgjedhore. Një hetim i pavarur mbi akuzat për mashtrim zgjedhor është thelbësor për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor," kumtoi ai. Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë-Hercegovinës për të rinumëruar votat vetëm për një nivel pushteti është unik. Të tillë nuk ka pasur deri tani në Bosnjë-Hercegovinë.

Marrë nga DW

bosnje hercegovine milorad dodik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj