LIVE UPDATES
Bota

Sot votohet! Mbahen zgjedhjet parlamentare në Bullgari, në garë Borisov e Petkov

Tani Bullgaria ndodhet sërish para pyetjes së vështirë: A do arrijë vendi të zgjedhë një shumicë të aftë për të qeverisur, në mënyrë që të kapërcejë dimrin e vështirë dhe një periudhë kohore që karakterizohet nga lufta në Ukrainë, inflacioni dhe çmimet e larta të energjisë? Kjo nuk duket në horizont, sepse sondazhet e fundit flasin sërish për një parlament me nga gjashtë deri tetë parti.

2 Tetor 2022, 10:24 Nga e.k
Sot votohet! Mbahen zgjedhjet parlamentare në Bullgari, në garë
Kuti votimi

BULLGARI- Stabilitet politika ka pasur pak në Bullgari pas rënies së diktaturës komuniste më 1989/90. Por ndërkohë vendi është duke ia kaluar edhe vetë vetes së vetë duke shënuar një rekord të ri: Të dielën e ardhshme (02.10) do të zhvillohen zgjedhje parlamentare, të katërtat brenda 18 muajve të fundit. Pas zgjedhjeve të rregullta në prill 2021 dhe dy zgjedhjeve të parakohshme është duke pasuar një zgjedhje tjetër e parakohshme, e treta në radhë. E paqartë është nëse ajo do të sjellë fundin e krizës politike. 

Zgjedhjet e parakohshme u bënë të nevojshme pas rrëzimit në korrik 2022 të qeverisë liberale të reformuar të kryesuar nga kryeministri Kiril Petkow. Ajo ishte në pushtet që nga fundi i vitit 2021 dhe u formua nga një koalicion shumë heterogjen, përbërë nga dy parti liberale, mes të cilave partia e Petkowit "Ne vazhdojmë ndryshimet" (PP), socialistët ish-komunistë (BSP) dhe një force populiste. Partia populiste "Ekziston një popull i tillë" (ITN) u largua në fillim të verës së 2022 nga koalicioni i deriatëhershëm katër partiak. Qeveria e Petkowit e humbi votëbesimin në 8 qershor 2022.

Korrupsion, premtime të papërmbushura për reforma

Tani Bullgaria ndodhet sërish para pyetjes së vështirë: A do arrijë vendi të zgjedhë një shumicë të aftë për të qeverisur, në mënyrë që të kapërcejë dimrin e vështirë dhe një periudhë kohore që karakterizohet nga lufta në Ukrainë, inflacioni dhe çmimet e larta të energjisë? Kjo nuk duket në horizont, sepse sondazhet e fundit flasin sërish për një parlament me nga gjashtë deri tetë parti.

Përfituese nga kriza e tanishme politike është partia e ish-kryeministrit afatgjatë Bojko Borissow, GERB, shkurtim për "Qytetarë për një zhvillim europian të Bullgarisë". Borissow-i dhe partia e tij, që ndodhet aktualisht në opozitë janë bashkëpërgjegës për krizën e tanishme, sepse pas një periudhe dhjetëravjeçare qëndrimi në pushtet, ata u larguan në pranverë 2021 duke lënë pas ngatërresa politike, afera të shumta korrupsioni dhe shumë premtime të paplotësuara.

Sot votohet! Mbahen zgjedhjet parlamentare në Bullgari, në garë

Koalicion pa Borissowin

Por tani partia e Borissowit kryeson sërish sondazhet. GERB ndodhet në krye me 24 përqind, duke qenë tetë përqind më lart se partia e Petkowit, PP. Borissowi shpreson të fitojë shumë, por GERB nuk do të jetë në gjendje të marrë shumicën dhe do të ketë nevojë për një partner koalicioni. Në politikën e Jashtme, GERB ka drejtim të qartë euro-atlantik.

Por të dy partitë e tjera që janë po ashtu me drejtim euro-atlantik, PP e Petkowit dhe DB, partia liberal- konservatore Partia e Bullgarisë Demokratike, nuk duan të krijojnë qeveri të përbashkët me GERB, sepse Borissowi vazhdon të jetë ende i rënduar nga akuzat për korrupsion.

Prandaj është duke u menduar hapur për të krijuar një qeveri koalicioni me GERB, pa përfshirë ish-kryeministrin. Politologu Daniel Smilow, është skeptik sa i përket kësaj çështjeje. Në një artikull botuar në Deutsche Welle në gjuhën bullgare ai shkruan: "Shqetësimi i vetëm i GERB është që të mbrojë vendin e punës për kryetarin e partisë. Por, për sa kohë që Borissowi është figura drejtuese, GERB e ka të pamundur të shkëputet nga e kaluara e vet.”

Nacionalizëm i rrezikshëm

Pra sa i përket shifrave, një "koalicion euro- atlantik” do ishte i mundshëm, por vetëm pa Borissowin. Partia e tij nuk ka shumë mundësi të tjera, sepse pas 12 vitesh qeverisjeje GERB nuk shihet më nga pjesa tjetër e partive të vogla, si partner i mundshëm koalicioni.

Nga ana tjetër e spektrit politik ekziston një nacionalizëm i rrezikshëm, përzier me thekse të forta pro-ruse, një përzierje e çuditshme, që i ka çuar shumë bullgarë në duart e partisë radikale të djathtë, Wasraschdane (Rilindje) ose bën që shumë prej tyre t'i qëndrojnë larg kutive të votimit. Wasraschdane, drejtuar nga Kostadin Kostadinow, një autoritar që mirëkuptohet me Putinin dhe lufton BE-në dhe NATO-n, mund të marrë rezultat dyshifror në zgjedhje dhe të bëhet partia e tretë në Parlament.

Sot votohet! Mbahen zgjedhjet parlamentare në Bullgari, në garë

Gaz dhe ndikim rus

Kjo do të rriste presionin pro-rus ndaj partive të tjera dhe ndaj shoqërisë. Sepse brenda Bashkimit Europian, Bullgaria është vendi më miqësor me Rusinë. Shumica e bullgarëve janë ende miqësorë ndaj BE-së dhe dënojnë luftën ruse kundër Ukrainës, megjithatë përçarja e shoqërisë është e dukshme. Studiuesi bullgar i shkencave politike, i njohur në nivel ndërkombëtar, Iwan Krastew, e shpjegon kështu këtë problem në një intervistë dhënë për Deutsche Wellen: "Në Bullgari ka pasur tradicionalisht ndjenja të forta pro-ruse. Sot, shumë njerëz në Bullgari shohin tek Rusia një alternativë për ato gjëra që nuk pëlqejnë tek bota perëndimore.”

Prezente para zgjedhjeve janë edhe çmimet në rritje të energjisë dhe sorrollatjet e gjata në çështjen e furnizimeve me gaz rus. Koncerni shtetëror rus Gazprom ka ndaluar në mënyrë të njëanshme furnizimin e Bullgarisë që në prill të 2022. Por lobi pro-Kremlinit në vend, partia nacionaliste pro-ruse e Kostandinowit dhe shumë bullgarë të tjerë vazhdojnë të kërkojnë, që Sofja të pajtohet me Moskën dhe të përpiqet për furnizime të reja me gaz rus.

Sa të lodhur janë votuesit?

Vendimtare për krijimin e një parlamenti të ri bullgar do të jetë edhe pjesëmarrja në zgjedhje, sa më e lartë pjesëmarrja aq më të mëdha shanset për të krijuar një koalicion të aftë për të qeverisur, pa ndihmën e partive të vogla ose partive nacionaliste. Megjithatë, vëzhguesit druhen se pas katër zgjedhjeve votuesit janë të lodhur prej kohësh dhe të zhgënjyer.

Studiuesi i opinionit dhe politilogu Andrei Raitschew nuk mendon kështu: "Në përgjithësi pretendohet se zgjedhjet e tanishme do të jenë si zgjedhjet e parakohshme të deritanishme. Kjo nuk është e vërtetë,” thotë ai për Deutsche Wellen. Sipas Raitschewit, bullgarët u përqëndruan tek zgjedhjet e kaluara vetëm tek problemet e veta të politikës së brendshme. Por ndërkohë kemi të bëjmë me gjëra që ndodhin jashtë Bullgarisë: inflacioni i lartë në Europë, çmimet në stratosferë të energjisë dhe lufta që po zhvillohet para portave të Bullgarisë. 

Bashkim për shkak të luftës?

"Në këtë mënyrë problemet tona janë spostuar”, thotë Raitschew. "Bullgaria është e vogël, e varfër, e dobët dhe e varur, dhe në këtë situatë bullgarët ndiejnë në mënyrë intuitive se duhet të jenë të bashkuar.” Prandaj politologu mendon se zgjedhëset dhe zgjedhësit bullgarë do t'u dërgojnë një mesazh të qartë politikanëve: "Harrojini budallallëqet e brendshme dhe grindjet dhe bashkohuni të paktën deri sa të mbarojë lufta.” A ka apo jo të drejtë ai, pritet të shihet tek rezultati i zgjedhjeve, që sipas përvojës do të bëhet i ditur qysh natën duke gdhirë 3 tetori 2022.

Marrë nga DW

bullgari zgjedhjet ne bullgari

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni