Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Rusia, e cila e nisi pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022, e ka kapur shumicën e territorit të Donjeckut dhe ka thënë se synimi i saj është ta kapë tërë këtë rajon.
UKRAINË- Dy njerëz janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve raketore ruse gjatë natës në dy rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Harkiv, thanë të martën zyrtarët ukrainas.
Cak i sulmeve ishin një spital në qytetin Selidove dhe një minierë thëngjilli, shkroi në Telegram ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko.
“Dy ndërtesa të spitalit u dëmtuan, gjashtë civilë u plagosën. Mund të ketë viktima nën rrënoja, operacionet e kërkimit po vazhdojnë”, theksoi ai. Një punëtor në minierën e thëngjillit u vra gjatë sulmit, tregoi ai.
“Katër ndërtesa, 19 automjete dhe një linjë e rrymës u dëmtuan. Tridhjetë e nëntë minatorë ngecën nën tokë. Të gjithë minatorët janë nxjerrë në sipërfaqe tani”, tha ministri ukrainas.
Një person tjetër u vra si pasojë e granatimeve ruse në Harkiv, tha guvernatori i këtij rajoni, Oleh Synehubov. Rusia, e cila e nisi pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022, e ka kapur shumicën e territorit të Donjeckut dhe ka thënë se synimi i saj është ta kapë tërë këtë rajon.
Forcat ruse i vazhduan sulmet në Ukrainë derisa Kievin e vizitoi të hënën sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin.
Austin e bëri këtë vizitë të paparalajmëruar si shenjë mbështetje për Ukrainën, pasi janë rritur shqetësimet se aleatët perëndimorë të Kievit, posaçërisht SHBA-ja - e cila është përkrahësja e tij më e madhe ushtarake dhe financiare - janë “lodhur nga lufta”.
“Jam këtu sot për ta dhënë një mesazh të rëndësishëm – Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Ukrainës në luftën e saj për liri kundër agresionit të Rusisë, tani dhe në të ardhmen”, tha Austin. Kjo ishte vizita e dytë e tij në Ukrainë, i cili udhëtoi me tren drejt Kievit nga Polonia./REL
foto e avionit në uje SHBA- Një avion i madh i inteligjencës ushtarake ka kapërcyer një pistë në Hawaii dhe &e...
foto nga zjarri KOSOVË- Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga flak&e...
joe biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë gafën e radhës ku këtë herë ngatërroi Britney Spears me Tay...
foto ilustruese RIO DE JANEIRO-Brazili ka regjistruar vlerën më të lartë të temperaturës ndonjëherë - 44.8 C (112.6...
Shumica e kosovarëve e shohin Rusinë si kërcënim, e vetëm më pak se 5 për qind e shohin atë si partner politik dhe eko...
foto e punetoreve te bllokuar INDI- Një aparat fotografik ka kapur pamjet e 41 punëtorëve të bllokuar në një tunel në sh...
foto ilustruese GAZË- Hamasi është afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin, tha lideri i Hamasit...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nënvizon urgjencën dhe rëndësinë e pun&eu...
Josep Borell Kreu i diplomacisë së Bashkimit Europian Josep Borell, në përfundim të kësaj konference vuri në dukje se du...
Geroge Floyd SHBA-Gjykata e Lartë e SHBA-së refuzoi të hënën të dëgjojë një apel nga ish-oficeri i policis&eu...