Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Teleskopi Hapësinor i NASA-s, “James Webb”, observatori astronomik më i madh dhe më i fuqishëm i lëshuar ndonjëherë në hapësirë, ka bërë fotografi të bukurisë hapësinore gjatë dy viteve të fundit.
SHBA- Më 24 janar u mbushën dy vjet nga arritja e teleskopit hapësinor “James Webb” në destinacionin e parashikuar, 1.6 milionë milje larg tokës. Që nga ajo kohë, teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm në botë i ka dërguar tokës disa imazhe mahnitëse të hapësirës, të cilat po analizohen nga shkencëtarë dhe studiues të hapësirës.
Teleskopi Hapësinor i NASA-s, “James Webb”, observatori astronomik më i madh dhe më i fuqishëm i lëshuar ndonjëherë në hapësirë, ka bërë fotografi të bukurisë hapësinore gjatë dy viteve të fundit.
Teleskopi u lëshua në hapësirë nga Guiana Franceze në bregun verilindor të Amerikës së Jugut mëngjesin e Krishtlindjeve më 25 dhjetor 2021. Observatori, prodhimi i të cilit kushtoi 10 miliardë dollarësh u dërgua në një destinacion prej 1.6 milionë kilometrash, ose mbi katër herë më larg se distanca mes tokës dhe hënës.
Më 8 janar të vitit 2022, teleskopi “James Webb” hapi pasqyrën e tij të madhe. Pjesa e fundit e pasqyrës me diametër 6.5 metra u hap me komandën e kontrollorëve të fluturimit në tokë, duke përfunduar shpalosjen e teleskopit hapësinor “James Webb”.
"Unë jam i emocionuar për këtë. Ky është një moment historik i mahnitshëm. Ne e shohim këtë model të bukur atje në qiell tani", tha Thomas Zurbuchen, shef i misioneve shkencore të NASA-s.
“James Webb” është më i fuqishëm se teleskopi hapësinor “Hubble” dhe do të skanojë hapësirën në kërkim të lëvizjes së dritës nga yjet dhe galaktikat e para të formuara 13.7 miliardë vjet më parë.
Për ta arritur këtë, NASA e pajisi teleskopin “James Webb” me pasqyrën më të madhe dhe më të sofistikuar të lëshuar ndonjëherë në hapësirë, që shkencëtarët e quajnë "syri i artë".
“James Webb” është aq i madh sa duhej të palosej në stilin japonez origami për t'u futur në raketën, që u lëshua nga Amerika e Jugut. Operacioni më i rrezikshëm ndodhi në javën e parë në hapësirë, kur mburoja e diellit në madhësinë e një fushe tenisi u shpalos, duke siguruar hije për pasqyrën dhe detektorët e dritës infra të kuqe.
Kjo pasqyrë është bërë nga beriliumi, një metal i lehtë por i fortë dhe rezistent ndaj të ftohtit. Secili nga 18 segmentet e pasqyrës është i veshur me një shtresë ultra të hollë ari, shumë reflektuese e dritës infra të kuqe.
Teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë mbërriti në pikën e tij të vëzhgimit 1.6 milionë kilometra nga Toka më 24 janar 2022. Që nga ajo kohë, teleskopi “James Webb” ka dërguar në tokë disa imazhe mahnitëse të hapësirës, të cilat po analizohen nga shkencëtarë dhe studiues të hapësirës.
Marrë nga VOA
Foto Ilustrim SPANJË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në një park argëtues në lindje të Spanjës. Në...
Jens Stoltenberg SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO është e gatshme të mbroj&eu...
Gabriel Attal FRANCË- Kryeministri francez, Gabriel Attal, dëshiron t’ua pamundësojë fëmijëve nën moshën 13-...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov, është shprehur në një intervistë se Kremlini nuk ka ...
Foto ilustruese UKRAINË- Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes kanë pretenduar se forcat ushtarake ruse në zonat e pushtuara në lind...
Foto ilustruese IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha në një intervistë për rrjetin “ABC News” se ushtria ...
Jeremy Bowmen PALESTINË-Më mirë do ta shkruaj këtë histori në Rripin e Gazës, jo në Jerusalem. Pas shumë ...
Foto ilustruese TIRANË-Autoritetet e Guatemalës sekuestruan 605 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner që m...
Pamje nga aksidenti SHBA- Një aeroplan i vogël me pesë persona është rrëzuar në një autostradë në Florida...
Donald Trump SHBA- Dy zyrtarë evropianë kritikuan ish-Presidentin Donald Trump të dielën pas deklaratave se nuk do të mbronte alea...