Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti amerikan refuzon ofertën për zero tarifa industriale, ndërsa Kryeministrja italiane përballet me një klimë të tensionuar në Uashington
ITALI - Një përplasje e re tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian duket se po merr formë, pas refuzimit të presidentit amerikan Donald Trump për të pranuar propozimin e Brukselit për eliminimin e të gjitha tarifave mbi mallrat industriale, përfshirë automjetet.
Vendimi i Uashingtonit ka trazuar ujërat në kulmin e një vizite të ndjeshme diplomatike të Kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ndodhet në SHBA për një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan.
“Është një moment i vështirë, le të shohim se si do të shkojë në orët e ardhshme,” tha Meloni gjatë një fjalimi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Leonardo në Villa Madama, vetëm pak orë përpara nisjes për në Uashington. Me një ton ironik, ajo shtoi: “Nuk ndjej asnjë presion siç mund ta imagjinoni për dy ditët e ardhshme...”.
Sipas raportimeve të agjencisë Bloomberg, bisedimet mes BE-së dhe SHBA-së kanë ngecur, me zyrtarët amerikanë që nuk janë të gatshëm të heqin tarifat aktuale. Edhe pse Brukseli ofroi një heqje të plotë të tarifave mbi mallrat industriale, Uashingtoni ka sinjalizuar se do të ndjekë një qasje më selektive, duke sugjeruar se disa tarifa mund të balancohen përmes rritjes së eksporteve dhe investimeve, por jo të anulohen menjëherë.
Kjo lëvizje shihet nga ekspertët si një sinjal i qartë se SHBA është e gatshme të mbajë një qëndrim të ashpër në mbrojtje të industrive të saj vendase, pavarësisht përpjekjeve të BE-së për bashkëpunim dhe ulje të tensioneve tregtare.
Vizita e Giorgia Melonit në Uashington është bërë edhe më delikate pas këtij zhvillimi. Ajo shkon në një klimë të ftohtë politike dhe tregtare, ku marrëdhëniet BE–SHBA janë në një pikë kritike. Takimi i saj me Trump pritet të jetë një provë diplomatike, ku ajo do të përpiqet të mbrojë interesat italiane dhe evropiane, duke kërkuar qartësi mbi pozicionin amerikan dhe mundësitë për bashkëpunim më të thelluar.
Ndërkohë, në Bruksel është shtuar presioni për një përgjigje të unifikuar nga vendet anëtare të BE-së për të përballuar këtë qëndrim amerikan, i cili rrezikon të çojë në një valë të re përplasjeje tregtare që mund të ketë pasoja afatgjata për industrinë e prodhimit dhe eksportit europian.
Pamje nga protestat ne Tunizi TUNIZI - Tunizia është tronditur nga një tragjedi që ka ndezur valë zemërimi dhe protestash. Tr...
Mark Zuckerberg SHBA - Mark Zuckerberg ndodhet nën presionin më të madh që nga krijimi i Facebook. Në një sallë gjyqi n&...
trump, meloni BRITANI- Është fillimi i dhjetorit dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti amerikan Donald Trump janë fo...
Vucic SERBI- Procesi i pranimit të Serbisë në BE është në rrezik pasi Brukseli paralajmëroi Beogradin se mund ...
ayatollah ali khamenei IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha sot se ai nuk është as optimist dhe as pesimist pë...
Foto ilustruese SHBA- Associated Press (AP) është ndaluar edhe një herë nga Zyra Ovale, në kundërshtim me një urdhë...
foto ilustruese RUSI- Një sulm me dron nga Ukraina vrau një grua 85-vjeçare dhe plagosi nëntë persona në qytetin rus t...
donald trump SHBA- Universiteti elitar i Harvardit refuzon të zbatojë ndryshimin e kursit të kërkuar nga presidenti Donald Trump, ...
foto ilustruese SHBA- I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump tha të hënën se udhëheqësi rus Vla...
foto ilustruese TURQI- Autoritetet turke njoftuan sot arrestimin e 234 të dyshuarve si pjesë e një operacioni ndërkombët...