LIVE UPDATES
Bota

Dyshohet për 'tradhëti' ndaj Putin/ Kush është gjenerali rus Surovikin, humbi gjurmët pas rebelimit të 'Wagner'

Një muaj më parë, Prigozhin tha se Surovikin duhet të zëvendësojë Gerasimovin.

30 Qershor 2023, 08:08 Nga a.l
Dyshohet për 'tradhëti' ndaj Putin/ Kush është
Sergei Suroviki

RUSI-  Gjenerali i ushtrisë ruse, Sergei Surovikin, është në mesin e gjeneralëve të lartë që janë zhdukur nga publiku që nga rebelimi i dështuar i 24 qershorit që synonte rrëzimin e nivelit të lartë politik në Rusi.Surovikin, 56 vjeç, trupmadh dhe me kokë të rruar, u pa për herë të fundit të më 24 qershor, kur u shfaq në një video ku shihej se nuk ndihej rehat dhe kishte frymëmarrje të vështirësuar, duke i kërkuar të hiqte dorë shefit të mercenarëve të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Një raport i New York Times-it, i bazuar në një konferencë të inteligjencës amerikane, tha se Surovikin kishte njohuri paraprake për kryengritjen dhe se autoritetet po kontrollonin nëse ai ishte bashkëpunëtor. Kremlini e hodhi poshtë atë raport, por të enjten nuk pranoi t’iu përgjigjej pyetjeve në lidhje me gjeneralin.

Këtu janë disa fakte kryesore rreth Surovikin:

Fushata e Ukrainës

Surovikin, atëherë komandant i forcave ruse në Ukrainën jugore, iu dha komanda e përgjithshme në Ukrainë më 8 tetor – i pari që u emërua publikisht në atë rol.

Rusia sapo ishte mposhtur në rajonin verilindor të Harkivit. Brenda një muaji, ai kishte urdhëruar një tërheqje nga bregu perëndimor i lumit Dnjepër në rajonin jugor të Hersonit në Ukrainë, duke pranuar se forcat e tij ishin në rrezik të mbylleshin nga bombardimi i një ure të rëndësishme.

Kontigjenti, i vlerësuar nga SHBA-ja në 30.000 trupa, u tërhoq duke hedhur në erë urën pas largimit të tyre. Ministri i mbrojtjes i Ukrainës dhe diplomatët perëndimorë thanë se Surovikin duket se ka rritur disiplinën, ndërsa ka shtuar gjithashtu sulmet ndaj infrastrukturës.

Imazhi i tij si një siberian gjigant, i gatshëm për të përdorur taktika brutale për të arritur rezultate, u bëri thirrje nacionalistëve rusë, të cilët mendonin se ai mund të mbikëqyrte tërheqjen pa hapur ndarje të rrezikshme të brendshme.

Megjithatë, me stagnimin e luftës, në janar ai ishte në vartësi të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, duke qëndruar si një nga tre zëvendësit e Gerasimovit.

Wagner

Pas tërheqjes nga Hersoni, Prigozhin, një kritik i ashpër i Gerasimovit dhe ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, e vlerësoi Surovikinin si “një njeri që nuk ka frikë nga përgjegjësia”. Një muaj më parë, Prigozhin tha se Surovikin duhet të zëvendësojë Gerasimovin.

Kur Prigozhin organizoi kryengritjen e tij, Surovikin ishte një nga dy gjeneralët që u panë një një video derisa nxitnin atë publikisht të hiqte dorë.

Megjithatë, Surovikin dukej i sforcuar dhe në siklet. Zyrtarët amerikanë i thanë Reuters-it të mërkurën se Surovikin kishte mbështetur Prigozhin, por se inteligjenca perëndimore nuk e dinte me siguri nëse ai e kishte ndihmuar rebelimin në ndonjë mënyrë.

Moscow Times dhe një publikues ushtarak raportuan arrestimin e Surovikin, ndërsa disa korrespondentë të tjerë të mbrojtjes thanë se ai dhe oficerë të tjerë të lartë po merreshin në pyetje nga shërbimi i sigurisë ruse FSB për të verifikuar besnikërinë e tyre.

Edhe agjencia Associated Press, duke cituar burime, ka raportuar se gjenerali Surovikin besohet se është arrestuar disa ditë pas rebelimit. Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këto raportime.

Siria

Në vitin 2017, ndërsa komandonte Distriktin e gjerë Ushtarak Lindor të Rusisë, Surovikin, u dërgua për rreth tetë muaj në krye të forcave të dislokuara në Siri për të ndihmuar presidentin Bashar al-Assad të luftojë grupe të ndryshme rebele.

Në kohën kur ai mbaroi detyrën e tij, lufta civile ishte kthyer në favor të Assadit dhe presidenti Vlladimir Putin po përgatiste një vizitë për të njoftuar një tërheqje të forcave ruse.

Surovikin u shpërblye me komandën e Forcave Ajrore të Rusisë dhe u bë hero i Rusisë. Në vitin 2021 ai ishte gjeneral i ushtrisë, i barabartë në gradë me Gerasimovin. Ndërsa Rusia mohoi të kishte shënjëstruar civilët, Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore ruse dhe bombardimet shpesh pa dallim vranë 5.700 civilë në dy vjet deri në shtator të vitit 2017./REL

sergei suroviki

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj