Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në fillim të këtij muaji, në po këtë lokacion ishin gjetur mbetjet mortore të tre personave të tjerë.
KOSOVË- Policia e Kosovës bëri të ditur se në Prekazin e Poshtëm të Skenderajt, hetuesit policorë në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë gjetur mbetje mortore edhe të tre personave.
Në fillim të këtij muaji, në po këtë lokacion ishin gjetur mbetjet mortore të tre personave të tjerë. Policia tha se dyshohet se mbetjet mortore u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Më datë 9 nëntor 2023 janë gjetur skelete të tre trupave. Hulumtimet kanë vazhduar edhe ditëve në vazhdim, kështu me 20, 21 dhe 24 nëntor 2023 janë hasur gjetje edhe të tre personave të tjerë. Pra, gjatë gërmimeve në këtë lokacion janë gjetur dhe më pas janë tërhequr nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithsej trupa [gjetje eshtërore] të gjashtë personave që dyshohet të jenë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit”, u tha në njoftim.
Autoritetet bënë të ditur se hulumtimet në këtë lokacion konsiderohen të mbyllura. Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Më 2 maj, Kosova dhe Serbia – nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – kanë arritur marrëveshje për një Deklaratë për Personat e Zhdukur. Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se një vendim i tillë jep shpresë për qasjen në dokumentet e shënjuara si “konfidenciale”.
Marrë nga REL
Jens Stoltenberg BRUKSEL-Në faqen zyrtare të NATO-s në Twiter është publikuar ditën e sotme një video përmbledh&eum...
Foto ilustruese IZRAEL-Në grupin e pengjeve të liruar bëjnë pjesë 13 izraelitë që u mbajtën në Rripin e Gaz&e...
Foto ilustruese RUSI-Shërbimi i sigurisë së Ukrainës tha se ka arrestuar një zyrtar lokal që ka bashkëpunuar me forcat r...
Sergej Lavrov SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim të premten për një lehtësim të sanksioneve kundër F...
Ukraine UKRAINË- Shërbimi i sigurisë së Ukrainës tha se ka arrestuar një zyrtar lokal që ka bashkëpunuar me forcat ...
Jung Yoo-jung KOREA E JUGUT-Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me burgim të përjetshëm një "fanse të...
Foto ilustruese EVROPË- Grimcat e ndotura të imta të ajrit kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 250.000 personave në Bas...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk është ai i cili duhet ta publikojë draft-statutin e Asociacio...
Hadja Lahbib dhe Donika Gervalla KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib, në vizitën...
Simboli i NATO-s në uniformën e një piloti. Fotografi ilustruese. Shtator 2023. RUSI- Kremlini tha të premten se dëshira e NATO-s ...