LIVE UPDATES
Bota

"E kënaqshme!”, Udhëheqësit evropianë emërojnë drejtuesit e rinj të institucioneve kryesore të BE-së

Krahas Von der Leyen, që kryeson degën ekzekutive të BE-së, Antonio Costa i Portugalisë u zgjodh president i Këshillit Evropian dhe estonezja Kaja Kallas, kryediplomate e bllokut.

28 Qershor 2024, 09:29 Nga M.B
"E kënaqshme!”, Udhëheqësit evropianë
Liderët e BE

BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten në mbrëmje për bartësit e posteve kryesore në institucionet e përbashkëta politike, duke riemëruar konservatoren gjermane Ursula von der Leyen si presidente të Komisionit Evropian, për pesë vjet të tjera. Krahas Von der Leyen, që kryeson degën ekzekutive të BE-së, Antonio Costa i Portugalisë u zgjodh president i Këshillit Evropian dhe estonezja Kaja Kallas, kryediplomate e bllokut.

"E kënaqshme”, tha kryeministri polak Donald Tusk, ish president i Këshillit Evropian. "Për Poloninë dhe për Evropën".

Si Von der Leyen ashtu edhe zonja Kallas, tani duhet të miratohen nga ligjvënësit evropianë. Emërimi i zotit Costa kishte nevojë vetëm për miratimin e drejtuesve dhe ai do të fillojë punën në postin e ri në vjeshtë. Miratimi i tyre u mundësua pas arritjes së një marrëveshjeje në fillim të javës në mes të tre grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian – partive konservatore, atyre social-demokrate dhe partive liberale, përkundër kritikave të ashpra nga e djathta e skajshme.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e bëri të qartë pakënaqësinë e saj për përjashtimin nga bisedimet përgatitore të një grupi të vogël udhëheqësish që ndanë postet kryesore. Grupi i saj nacionalist i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë doli si forca e tretë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian këtë muaj. Kryeministrja Meloni votoi kundër zotit Costa dhe kundër zonjës Kallas, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press dy burime të afërta me diskutimet, me kushtin që të mos u përmendej emri. Po këto burime thanë se zonja Meloni abstenoi në votimin për zonjën von der Leyen. Në fund, vetëm kryeministri nacionalist hungarez Viktor Orbán, votoi kundër marrëveshjes trepalëshe.

“Votuesit evropianë u mashtruan”, shkroi ai në Facebook të enjten në mbrëmje. “Ne nuk e mbështesim këtë marrëveshje të turpshme”! Kundërshtimet e tij ishin të kota, meqë paketa kishte nevojë vetëm për dy të tretat e votave për t’u miratuar.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare evropiane, partitë e djathta shënuan përparim, në veçanti në Gjermani, Francë dhe Itali, por tre grupet kryesore politike në Parlamentin Evropian vazhdojnë të kenë shumicën. Antonio Costa, ish kryeministër portugez, vjen nga grupi i socialistëve dhe demokratëve të qendrës së majtë, i cili doli i dyti. Kaja Kallas, kryeministre e vendit të vogël baltik, vjen nga grupi liberal pro-biznesit, i cili është gjithashtu shtëpia e presidentit francez Emmanuel Macron dhe humbi vende në zgjedhjet e qershorit, duke u radhitur në vendin e katërt.

Postet kryesore në BE supozohet të sigurojnë ekuilibrin gjeografik dhe ideologjik, por në fund të fundit, janë 27 udhëheqësit e vendeve anëtare që mbajnë frenat në duar. Ndërsa emërimi i Costa vendoset vetëm nga udhëheqësit e BE-së, si zonja von der Leyen ashtu edhe zonja Kallas do të duhet gjithashtu të miratohen nga shumica e ligjvënësve. Ky votim mund të ndodhë kur Parlamenti Evropian i sapokrijuar të mblidhet për herë të parë në korrik. Për t’i miratuar nga parlamenti 720 vendesh, atyre u duhen të paktën 361 vota.

Këshilli Evropian është trupi i përbërë nga udhëheqësit e 27 vendeve anëtare. Roli i Costa-s si president do të jetë ndërmjetësimi i marrëveshjeve brenda një klubi politik shpesh thellësisht të ndarë. Në Portugali, ai njihet si një negociator i zgjuar. Si shefe e politikës së jashtme, zonja Kallas, vendi i së cilës është fqinjë me Rusinë dhe e cila ka mbajtur një qëndrim të fortë ndaj Moskës për shkak të agresionit rus në Ukrainë, do ta përfaqësojë bllokun në skenën botërore. Por posti i zonjës von der Leyen është më i fuqishmi. Si presidente e Komisionit, detyra e saj është të hartojë dhe zbatojë politikën e përbashkët të bllokut për gjithçka, nga migrimi tek ekonomia dhe rregullat mjedisore./ VOA

be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj