23 Qershor 2025, 08:40
Nga M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Të paktën pesë njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet ruse me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës gjatë natës, njoftuan të hënën në mëngjes shërbimet e emergjencës të Ukrainës. Ekipet për shpëtim dhe zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin njerëz që besohet se kanë ngecur nën rrënojat e një ndërtese banimi, e cila është shembur pjesërisht.
Në një qytet tjetër të Ukrainës, Bila Tserkva, u vra një person dhe u plagosën tetë të tjerë. Rusia i kreu këto sulme pothuajse një javë pas një sulmi të kombinuar që e ndërmori të martën e kaluar, ku vrau 28 njerëz në Kiev, 23 prej të cilëve në një ndërtesë banimi që u shemb pasi u godit drejtpërdrejt nga një raketë ruse.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e quajti atë sulm si një nga bombardimet më të mëdha të luftës, e cila është tani në vitin e katërt. Në orët e para të së hënës, dronët dhe raketat goditën zona banimi, spitale dhe infrastrukturë sportive në disa qarqe të Kievit, sipas shërbimeve të emergjencës.
Dëmet më të mëdha u raportuan në qarkun Shevçenkivski, ku një pjesë e një ndërtese pesëkatëshe u shemb. Pesë njerëz u konfirmuan të vdekur nga sulmi në ndërtesë, ndërsa 10 të tjerë, përfshirë një grua shtatzënë, u shpëtuan nga një godinë e lartë aty pranë, që gjithashtu pësoi dëme të rënda nga shpërthimi.
Banorë të tronditur, disa të mbështjellë me batanije, vëzhgonin me lot në sy ndërsa po zhvillohej operacioni i pastrimit. Dhjetëra vullnetarë po ndihmonin për të hequr xhamat e thyer, degët e pemëve të rrëzuara dhe mbeturinat e tjera.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, u tha gazetarëve nga vendi i ngjarjes se “shpresojmë shumë që numri i viktimave të mos rritet”, por punonjësit e shpëtimit ishin ende duke kërkuar në ndërtesën e shembur për viktima të tjera./ REL
luta ne ukraine
Bota
23 Qershor 2025, 08:11
M.B
Donald Trump dhe Keir Starmer
BRITANI- Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer kanë zhvilluar n...
Bota
23 Qershor 2025, 08:05
M.B
Foto ilustruese
LIDNJE E MESME- Forcat Ajrore të Izraelit njoftojnë se kanë sulmuar infrastrukturën ushtarake këtë m&eum...
Bota
23 Qershor 2025, 07:55
M.B
Donald Trump
SHBA- Një numër aleatësh të ngushtë të SHBA-së kanë shprehur mbështetje për sulmet e saj kun...
Bota
23 Qershor 2025, 07:35
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, të dielën shtroi çështjen e mundësisë për ndryshimin e regj...
Bota
22 Qershor 2025, 22:58
E. D
centrali berthamor
IRAN- Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-të kanë kryer një sulm bombardues “të suksesshëm”...
Bota
22 Qershor 2025, 22:50
E. D
SHBA- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së gjatë fjalës së tij në mbledhjen e OKB-së i quajtti sulmet e SHBA-së ndaj...
Bota
22 Qershor 2025, 22:45
E. D
Danny Danon
SHBA- Këshilli i Sigurimit të OKB-së po mban një takim urgjent për të diskutuar konfliktin Izrael-Iran ...
Bota
22 Qershor 2025, 22:40
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një postim në rrjetin e tij social shkroi se sulmi ndaj Iranit ua mori bom...
Bota
22 Qershor 2025, 22:22
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është afruar më shumë me qëllimet e tij në luftën me Iranin...
Bota
22 Qershor 2025, 21:42
E. D
foto ilustruese
SHBA- Vendimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të sulmuar Iranin mund të shkaktojë ...