Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Trump, i cili u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat, këmbënguli pasi doli nga gjykata se nuk kishte asnjë rast për t'u përgjigjur.
SHBA- Ish-presidenti i SHBA Donald Trump ka qenë kryefjala e mediave ndërkombëtarë ditët e fundit, pasi emri i tij është lakuar në një skandal të manipulimit të pgaesve ku është përfshirë edhe ylli filmave për të rritur Stormy Daniels. Gjithçka nisi në vitin 2016, kur Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtë martesore me ish-presidentin në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork.
Por çështja është më e gjerë se kaq, pasi ish-presidenti amerikan përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit. Kjo nënkupton një krim më të rëndë, i cili mund të përfshijë burgim nëse jepet një dënim maksimal.
"Në thelbin e tij, ky rast sot është një me akuza si shumë prej rasteve tona të jakave të bardha. Akuzat se dikush gënjeu, përsëri dhe përsëri, për të mbrojtur interesat e tyre dhe për t'iu shmangur ligjeve për të cilat ne të gjithë jemi përgjegjës," tha Prokurori i Qarkut të Nju Jorkut Alvin Bragg për akuzat që zyra e tij ka ngritur kundër ish-presidentit.
Trump, i cili u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat, këmbënguli pasi doli nga gjykata se nuk kishte asnjë rast për t'u përgjigjur.
"Nuk është bërë asgjë në mënyrë të paligjshme!", ka postuar ai në faqen e tij në rrjetet sociale.
Detajet e aktakuzës së parë penale historike të një ish-presidenti
Donald Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në shkallën e parë. Akuzat lidhen të gjitha me një pagesë prej 130,000 dollarësh nga avokati Michael Cohen ndaj yllit të filmit për të rritur, Stormy Daniels, pak para zgjedhjeve të vitit 2016, në mënyrë që të mos fliste për pretendimet e saj se kishte një lidhje me Trump në 2007.
Në dokumentet e gjykatës, Cohen përmendet si 'Avokati A' dhe Stormy Daniels si 'Gruaja 2'. Rreshti i parë i Deklaratës së Fakteve, një dokument që shoqëroi aktakuzën, përshkruan çështjen e prokurorisë: i pandehuri
'DONALD J. TRUMP falsifikoi në mënyrë të përsëritur dhe me mashtrim të dhënat e biznesit të Nju Jorkut për të fshehur sjellje kriminale që fshehin informacione të dëmshme nga publiku votues gjatë zgjedhjet presidenciale 2016' shkruan prokuroria.
Çështja e Nju Jorkut kundër Trump varet nga mënyra se si Cohen u kompensua për pagesat e parave. Në vitin 2017, pasi u bë president, Trump u takua me Cohen në Shtëpinë e Bardhë. Menjëherë pas kësaj dhe gjatë 10 muajve, zoti Trump filloi të dërgonte çeqe nga një trust që trajtonte asetet e tij, dhe më vonë nga llogaria e tij bankare, te Cohen.
Ato çeqe u regjistruan si "tarifa ligjore", por Cohen thotë se ato ishin, në fakt, rimbursime për pagesën e parave të heshtura.
Në çështjen e prokurorisë thuhet: Të dhënat e pagesave, të mbajtura nga Organizata Trump, ishin të dhëna të rreme biznesi në Nju Jork. Në të vërtetë, nuk kishte marrëveshje dhe avokati A nuk ishte paguar për shërbimet ligjore të kryera në vitin 2017. I pandehuri bëri që të dhënat e biznesit të subjekteve të tij të falsifikoheshin për të maskuar sjelljen kriminale të tij dhe të të tjerëve.
Bragg pretendon se Trump falsifikoi natyrën e vërtetë të pagesave sepse ato ishin bërë në mbështetje të një krimi. Shpenzimi i parave për të ndihmuar një fushatë presidenciale mund të mos jetë shkelje e ligjit, por mos zbulimi i tyre shkel ligjin federal të financimit të fushatës.
Cohen u dënua pikërisht për një shkelje të tillë për moszbulimin e pagesës së tij për znj. Daniels. Duke e rimbursuar Cohen për atë pagesë, pohon Bragg. Trump është i lidhur me atë akt kriminal dhe kjo e bën falsifikimin e të dhënave të tij të biznesit një vepër më të rëndë. Mbrojtësit e Trump argumentojnë se kjo është një shtrirje ligjore dhe se kjo është një ndjekje penale e motivuar politikisht.
"Një model i sjelljes kriminale"
Bragg përmend dy shembuj të tjerë të pagesave të parave nga fushata e Trump. Këto pagesa, thotë ai, mbështesin çështjen e prokurorisë që zoti Trump e dinte se pagesat e tij ndaj Cohen ishin pjesë e një përpjekjeje të paligjshme për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
"I pandehuri orkestroi një skemë me të tjerët për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 2016 duke identifikuar dhe blerë informacion negativ rreth tij për të shtypur publikimin e tij dhe për të përfituar perspektivat zgjedhore të të pandehurit. Për të ekzekutuar skemën e paligjshme, pjesëmarrësit kanë shkelur ligjet zgjedhore dhe kanë bërë dhe kanë shkaktuar shënime të rreme në regjistrat e biznesit të subjekteve të ndryshme në Nju Jork," pohon Deklarata e Fakteve të aktakuzës.
Në një rast, një portier që tha se e dinte që zoti Trump kishte një fëmijë jashtë martese, mori 30,000 dollarë. Në një tjetër, një grua e dytë që pretendoi se kishte një lidhje me zotin Trump mori 150,000 dollarë. Trump e ka mohuar këtë aferë.
Këto pagesa erdhën nga revista e tabloidit National Enquirer dhe botuesi i saj i atëhershëm, David Pecker, për të cilin Bragg thotë se ishte bashkërenduar me zotin Trump. Si shpërblim, thekson aktakuza, Pecker mori një ftesë për inaugurimin e Trump.
Përshtatur nga BBC
Foto ilustruese Rusia vazhdoi të rrisë numrin e diplomatëve të saj në Serbi, vendi i rrallë evropian që nuk vendosi sank...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu nuk ka marrë ende një vendim për njoftimin e disa ditëve m...
Jakup Krasniqi HAGË- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi iu drejtuar gjykatës në Dhomat e Specializuara të Kos...
Jakup Krasniqi HAGË- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi,është paraqitur sot me kravatë me shqiponjën...
Jakup Krasniqi HAGË- Gjatë fjalës së tij Jakup Krasniqi i ka quajtur “absurde” akuzat se ai, së bashku me të akuz...
Bill Clinton SHBA- Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton në një intervistë të fundit ka shprehur keqardhje...
Fadil Novalic SARAJEVË- Gjykata e Bosnje-Hercegovinës dënoi të mërkurën kryeministrin e entitetit më të madh të...
Venkatesëari Alagendra HAGË-Avokatja e tij Venkatesëari Alagendra, tha se klienti i saj nuk ka pasur asnjë përgjegjësi operac...
HAGË- Në ditën e tretë të gjyqit në Hagë për ish-liderët e UÇK-së kanë përfunduar dekl...
Jakup Krasniqi HAGË- Ish-kreu i UÇK-së Jakup Krasniqi në gjyqin e Hagës në fund të fjalës së tij bëri t...