21 Shkurt 2024, 12:57
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur para pak ditësh në Gjakovë. Një vajzë 4-vjeçare raportohet se ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është dhunuar. Sipas nënës, vajza i kishte thënë se e kishin rrahur fëmijët e familjarëve që kishin shkuar t’i vizitonin një ditë.
Ndërsa thotë se e mitura nuk kishte forcë për të qëndruar në këmbë, ajo ka pasur mavijosje në kurriz dhe ënjtje në gjoks. Pas përkeqësimit të gjendjes, vajza është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Por nëna e saj pretendon se asaj nuk iu dha vëmendja e duhur, gjë që më vonë solli vdekjen e saj.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 35 organizata joqeveritare, ka reaguar me shqetësim lidhur me rastin e ndodhur. Në reagimin e KOMF-it thuhet se kjo ngjarje e paprecedentë ngre pikëpyetje serioze për përmbushjen e përgjegjësive njerëzore, mjekësore dhe etike të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.
“Sipas raportimeve dhe dyshimeve të ngritura nga prindërit e vajzës të cilat janë transmetuar në media, e ndjera dyshohet se ka pësuar një sulm nga dy fëmijë të tjerë, duke u goditur me forcë në pjesën e shpinës dhe gjoksit, gjë që ka çuar edhe në rrëzimin e saj në rrugë”, thuhet në njoftimin për media.
“Me gjithë gjendjen e rënduar të fëmijës, prindërit janë shprehur se përgjigja mjekësore ndaj gjendjes së saj ka qenë e pamjaftueshme. Ata pretendojnë se gjatë ditës së djeshme kanë kërkuar disa herë ndihmë mjekësore për vajzën e tyre, por kanë marrë vetëm disa këshilla sipërfaqësore nga ekipi mjekësor, duke nënvlerësuar tragjikisht gjendjen e saj”.
Sipas prindërve, vajza nuk ka marrë një ekzaminim të plotë mjekësor dhe trajtimi i duhur i saj është neglizhuar duke shkaktuar fatalitet, gjë që sipas KOMF-it ngre shqetësim dhe pikëpyetje të thella në lidhje me etikën profesionale të personelit mjekësor. Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, KOMF-i ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse në përmbushje të mandatit të tyre, të trajtojnë me prioritet absolut rastin dhe të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme veprimet dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.
“Kërkojmë vëmendjen e menjëhershme institucionale ndaj neglizhencës së supozuar mjekësore dhe pasojave të saj fatale. Kërkojmë nga autoritetet përkatëse që të kryejnë një hetim të plotë dhe transparent për praktikat mjekësore të ndjekura në këtë rast, duke siguruar llogaridhënie të plotë nga institucionet lokale”.
Organizatat për mbrojtjen e fëmijëve kanë kërkuar po ashtu zbatim të plotë të legjislacionit në fuqi dhe ndërmarrjen e të gjitha masave sipas rezultateve të hetimit, për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.
“KOMF do të vazhdojë të ndjekë nga afër procedimin më tej të këtij rasti nga ana e institucioneve dhe do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie prej tyre, duke çuar ku duhet përgjegjësinë kolektive për të garantuar se fëmijët tanë zhvillohen në mjedis të sigurt dhe përkujdesjes, ku të drejtat e tyre themelore mbrohen dhe janë themel i zhvillimit të shoqërisë. KOMF i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e rëndë dhe uron që të tilla raste të mos përsëriten”, bëhet e ditur në njoftim.
vdes 4-vjeçarja ne kosove
Bota
21 Shkurt 2024, 12:40
r.ll
aleksander lukashenko
BJELLORUSI- Shqetësimet për një luftë të tretë botërore janë të mëdha, tha lideri ...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:36
M.B
Ali Ahmeti
MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka njoftuar se ...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:23
E.d
sulmet në Damask
SIRI- Dy persona janë vrarë në një sulm të dyshuar raketor izraelit në kryeqytetin e Sirisë, Damas...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:24
M.B
Shefja e Policisë së Sigurisë suedeze Charlotte von Essen merr pjesë në një konferencë shtypi në lidhje me përkeq...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:05
E.d
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska është kategorike kundër vendosjes së armëve bë...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:11
r.ll
policia e kosoves
PRISHTINË- Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion, me urdhër të Prokurorisë Speciale, në shtat...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:07
S.B
Elon Musk
NORVEGJI- Elon Musk është nominuar për Çmimin Nobel të Paqes si një individ i fjalës së lirë,...
Bota
21 Shkurt 2024, 11:56
M.B
Alexei Navalny
RUSIA- Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny mund të jetë vrarë nga një grusht në zemër, një teknik...
Bota
21 Shkurt 2024, 11:40
M.B
Bujqit grekë i vendosin traktorët e tyre para Parlamentit në Athinë, për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të karbura...
Bota
21 Shkurt 2024, 10:56
r.ll
José Adolfo Macías
EKUADOR- Me suitën me krevatin me përmasa mbretërore, qelia e liderit famëkeq të bandës Los ...