“Kemi bërë avancim në raportin me Amerikën!” Grenell i përgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet nuk kan&eu...
Bota
E shpallur e paligjshme për shkak të sigurisë, bllokohet në Angli "Tesla" me targa shqiptare (FOTOT)
Policia tha gjithashtu se automjeti, i cili ishte i regjistruar dhe i siguruar jashtë vendit, ishte konfiskuar dhe ata kishin raportuar shoferin, i cili është banues në Mbretërinë e Bashkuar.
18 Janar 2025, 19:39Nga B.Z
Makina tesla
ANGLI - Një Tesla Cybertruck, e cila është e paligjshme për të vozitur në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të shqetësimeve të sigurisë, është sekuestruar nga policia në Mançesterin e Madh. Mediat vendase shkruajnë se oficerët vunë re automjetin tërheqës, i cili mban një çmim prej rreth 48,000 £, në Whitefield, Bury, dhe ndaluan shoferin.
Në një postim në mediat sociale, Policia e Mançesterit (GMP) shkruan: "Mbase kjo mund të duket e parëndësishme për disa, por ekzistojnë shqetësime legjitime rreth sigurisë së përdoruesve të tjerë të rrugës ose këmbësorëve se mund të ishin përfshirë në një përplasje me makinën e llojit Cybertruck".
Policia tha gjithashtu se automjeti, i cili ishte i regjistruar dhe i siguruar jashtë vendit, ishte konfiskuar dhe ata kishin arrestuar shoferin, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije por rezulton të jetë banues në Mbretërinë e Bashkuar.
Postimi i tyre shtoi: "Tesla Cybertruck nuk është i ligjshëm në rrugë në MB dhe nuk ka një certifikatë konformiteti".
Cybertruck, i cili është bërë nga materiale çeliku të ngjashme me raketat, rezistente ndaj plumbave, u lançua në vitin 2019 . Automjeti ka qenë në një turne promovues në Lindjen e Mesme dhe Evropë, duke përfshirë Festivalin e Shpejtësisë Goodwood në MB në 2024. Megjithatë, ajo ende nuk i ka kaluar testet e sigurisë rrugore në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia e Mançesterit sqaroi gjithashtu se makina që u sekuestrua i ishte referuar Operacionit Wolverine, i cili u krijua në 2007 për të synuar shoferët pa sigurim. Kështu pronari i mjetit do të duhet të provojë pronësinë dhe sigurimin e mjetit pastaj mund të lirohet nga ambjentet e komisariatit.
Më poshtë fotot e Teslës së sekuestruar nga Policia.