Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Propozimi i bërë të dielën parasheh këmbimin e katër pengjeve izraelite që mbahen në Gazë, për të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, dhe që më pas të zhvillohen negociata tjera në 10 ditët në vijim, ka thënë Sisi në një konferencë për media në Kajro
GAZA- Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka propozuar një armëpushim dyditor në Gazë dhe këmbim të limituar të pengjeve, me qëllim të sigurimit të “një armëpushimi të plotë”, pas më shumë se një viti të luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Propozimi i bërë të dielën parasheh këmbimin e katër pengjeve izraelite që mbahen në Gazë, për të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, dhe që më pas të zhvillohen negociata tjera në 10 ditët në vijim, ka thënë Sisi në një konferencë për media në Kajro. Ai nuk ka treguar se plani u është prezantuar edhe zyrtarisht palëve të Izraelit apo Hamasit.
Intervenimi i Sisit ka ardhur teksa Izraeli vazhdon të godasë territorin palestinez, si dhe lufton kundër Hezbollahut në Liban. Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.
Izraeli, po ashtu, ka nisur të shtunën sulme ajrore kundër armikut të përbetuar, Iranit. Këto sulme, që janë kryer si shenjë hakmarrjeje për sulmin iranian me raketë balistike më herët gjatë muajit, kanë shqetësuar gjithë botën, andaj janë shtuar thirrjet për përmbajtje. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet të hënën, me kërkesë të Iranit, teksa Teherani kërkon që kjo organizatë të dënojë sulmet izraelite që kanë lënë të vrarë katër ushtarë.
Liderët iranianë e kanë minimizuar rëndësinë e sulmeve, duke thënë se kanë shkaktuar dëm të kufizuar. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i ka thënë kabinetit të tij se Irani nuk dëshiron luftë, por do të nisë një “përgjigje të duhur”. Izraeli e ka kryer sulmin si hakmarrjeje për sulmin iranian të 1 tetorit, i cili është kryer si përgjigje për vrasjen e liderëve të Hamasit dhe një komandanti iranian.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se operacioni ka qenë “preciz dhe i fuqishëm dhe i ka përmbushur të gjitha objektivat”. Netanyahu, duke folur në një ceremoni përkujtimi për viktimat e sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, të kryer nga Hamasi, i cili më pas ka nxitur luftën, është ndërprerë nga bërtitmat e familjarëve të viktimave. Ai është nën presion që të arrijë një marrëveshje që garanton lirimin e pengjeve prej Gazës.
Si pasojë e sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit, janë vrarë mbi 1.200 njerëz dhe janë marrë peng mbi 240 persona. Disa janë liruar, një pjesë konsiderohet se kanë vdekur. Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë mbi 42.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./ REL
The Washington Post SHBA- Michele Norris, një kolumniste në The Washington Post, ka dhënë dorëheqjen, duke e bërë at&eum...
Foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian do të kërkojë nga Kosova dhe nga Serbia që, pa vonesa, të ndërmarrin hapa në...
Evo Morales BOLIVIA- Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales ka deklaruar se të dielën u qëllua me armë zjarri në automj...
Foto ilustruese KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë ku pas një konflikti n&...
Foto ilustruese UKRAINA- Asnjëherë armiq të përbetuar, por as fqinjët më të mirë. Bukureshti dhe Kievi sot ndoshta ...
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili GJEORGJI- Presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka thënë se...
Angela Merkel GJERMANI- “Wir schaffen das”, apo “Ne mund ta bëjmë këtë” - ishte refren i vazhdueshëm i Ang...
Foto ilustruese PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mësohet se një person...
Deputeti ANGLI- Një deputet i Partisë Laburiste u përjashtua pasi ai goditi me grusht një kalimtar, duke pretenduar se e kishte kë...
Foto ilustruese SHBA- Kandidati republikan për President Donald Trump do të mbajë të dielën një tubim në...