LIVE UPDATES
Bota

Ekipi i Trump-it goditet nga hakerat, Harris përqëndrohet tek ekonomia

Dokumentet që dyshohet se janë marrë përfshinin informacione për kandidatin republikan për Nënpresident, JD Vance. Ai u shfaq të dielën në disa media, por pyetjet u përqëndruan tek gara presidenciale.

12 Gusht 2024, 15:11 Nga N.F
Ekipi i Trump-it goditet nga hakerat, Harris përqëndrohet tek ekonomia
Harris dhe Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump njoftoi për një sulm kibernetik ndaj një prej faqeve të internetit të fushatës së tij. Ndërsa ende po zbulohen detaje rreth këtij rasti, kandidati republikan për Nënpresident, JD Vance dha disa intervista të dielën, në të cilat ai sulmoi kandidatët demokratë për President. Ndërkaq, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, Nënpresidentja Kamala Harris dhe Guvernatori i Minesotës Tim Walz vazhdojnë fushatën të cilën e kanë përqëndruar në çështjet ekonomike.

Lajmi për sulmin kibernetik ndaj kandidatit republikan për President Donald Trump vazhdoi të mbizotërojë njoftimet e shtypit disa orë pasi ai shkroi për këtë të shtunën në platformën e tij të mediave sociale “Truth”.

Ai shkroi: “Sapo u informuam nga firma ‘Microsoft’ se një nga faqet tona të shumta të internetit ishte sulmuar nga qeveria iraniane”. Zyrtarët iranianë i kanë hedhur poshtë akuzat.

Dokumentet që dyshohet se janë marrë përfshinin informacione për kandidatin republikan për Nënpresident, JD Vance. Ai u shfaq të dielën në disa media, por pyetjet u përqëndruan tek gara presidenciale.

Në rrjetin ABC, senatori i Ohajos i hodhi poshtë kritikat për deklaratat mbi familjen që ai ka bërë në të kaluarën dhe e ridrejtoi vëmendjen te politikat e kandidatëve demokratë.

“Pse nuk flasim për inflacionin? Pse nuk flasim për faktin se çmimet e ushqimeve janë të papërballueshme për shkak të politikave të Kamala Harrisit?”, tha zoti Vance.

Ekonomia ishte gjithashtu një pikë diskutimi në një tubim të së shtunës të Nënpresidentes Harris në Las Vegas.

“Premtimi im kur të bëhem presidente është se ne do të vazhdojmë luftën tonë për familjet e shtresës së mesme, duke përfshirë rritjen e pagës minimale dhe heqjen e taksave për bakshishet e kamarierëve”, tha Nënpresidentja Harris.

Rivali republikan bëri një premtim të ngjashëm në të kaluarën dhe akuzoi zonjën Harris për vjedhjen e zotimit të tij për të hequr taksat mbi bakshishet e punonjësve të restoranteve.

Edhe pse janë shtuar thirrjet që zonja Harris të japë më shumë detaje rreth planeve të saj ekonomike, vrulli i fushatës është i pamohueshëm, tha senatorja demokrate Amy Klobuchar në rrjetin ABC.

“Ajo i ka dhënë zemër vendit duke filluar nga Filadelfia në Viskonsin e deri tek tubimi në Arizona me mbi 15,000 pjesmarrës. Njerëzit janë të interesuar të ecin përpara”, thotë senatorja Klobuchar.

Zonja Harris do të kthehet në Uashington të dielën pas një aktiviteti politik në San Francisko. Ajo dhe presidenti Joe Biden pritet të bëjnë një paraqitje publike së bashku të enjten në Meriland. Ish Presidenti Donald Trump është planifikuar të mbajë fjalim për ekonominë të mërkurën në Karolinën e Veriut./ VOA

kamala harris donald trump shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj