LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët amerikanë paralajmërojnë: Tensionet Turqi-Greqi mund të shkaktojnë 'çarje' në NATO

Përplasjet e fundit filluan kur Turqia akuzoi fqinjin e saj se kishte drejtuar radarët e sistemeve të saj anti-ajrore të raketave S-300 të prodhuara nga Rusia në Kretë tek avionët luftarakë turq. Ankaraja tha gjithashtu se pilotët grekë drejtuan radarët ndaj avionëve turq mbi Mesdheun Lindor gjatë një misioni të NATO-s muajin e kaluar.

10 Shtator 2022, 22:02 Nga k.m.
Ekspertët amerikanë paralajmërojnë: Tensionet Turqi-Greqi
Foto ilustruese

Turqia dhe Greqia, të dyja anëtare të NATO-s, kanë pasur mosmarrëveshje prej dekadash lidhur me pretendimet territoriale dhe ajrore në detin Egje. Ndërsa rivalët historikë përshkallëzojnë polemikat, analistët paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së tensioneve aktuale duke ndikuar tek NATO-ja në një kohë që aleanca ka nevojë për unitet përballë agresionit të Rusisë ndaj Ukrainë.

Përplasjet e fundit filluan kur Turqia akuzoi fqinjin e saj se kishte drejtuar radarët e sistemeve të saj anti-ajrore të raketave S-300 të prodhuara nga Rusia në Kretë tek avionët luftarakë turq. Ankaraja tha gjithashtu se pilotët grekë drejtuan radarët ndaj avionëve turq mbi Mesdheun Lindor gjatë një misioni të NATO-s muajin e kaluar.

Athina hodhi poshtë pretendimet turke dhe akuzoi Ankaranë për shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Të dyja vendet paraqitën ankesa në NATO për incidentet dhe më pas fshirja e një postimi në Twitter nga Komanda Tokësore e NATO-s (LANDCOM) që uronte Turqinë për Ditën e Fitores, shkaktoi zemërim në Ankara.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ashpërsoi polemikat, kur foli në fillim të kësaj jave në Teknofest, një ngjarje e konsideruar si panairi më i madh i aviacionit dhe hapësirës ajrore në Turqi.

"Kujtoni historinë. Nëse vazhdoni kështu, do të paguani një çmim të rëndë. Mos harroni Izmirin," tha ai, duke aluduar për një disfatë të forcave greke në qytetin perëndimor në vitin 1922.

Ai u bëri jehonë atyre fjalët në fillim të kësaj jave, duke paralajmëruar se "Turqia mund të vijë krejt papritur një natë."

Komentet e tij u perceptuan nga zyrtarët grekë si kërcënime për ndërmarrje të veprimeve ushtarake kundër ishujve të Detit Egje. Athina thotë se është gati të mbrojë sovranitetin e saj.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i kërkoi NATO-s, partnerëve të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara të dënojnë zyrtarisht atë që ai e cilësoi si "polemikë të ashpër dhe gjithnjë e më agresive nga zyrtarët turq" në letrat drejtuar tre organizmave ndërkombëtarë, kopjet e të cilave u siguruan nga The Associated Press.

Në një deklaratë dërguar Zërit të Amerikës, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit u bëri thirrje dy aleatëve të zgjidhin dallimet e tyre në mënyrë diplomatike. Duke përmendur agresionin rus në Ukrainë, Uashingtoni tha se deklarata që mund të rrisin tensionet midis aleatëve të NATO-s janë "veçanërisht të padobishme", duke shtuar se "sovraniteti i Greqisë mbi ishujt nuk është në diskutim".

Pentagoni tha se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka theksuar nevojën për të ulur tensionet në Egje përmes dialogut konstruktiv gjatë bisedimeve të tij të mëparshme me homologët grekë dhe turq. Tensionet me rrënjë të thella i kanë sjellë Turqinë dhe Greqinë pothuajse në prag të luftës tre herë në 50 vitet e fundit.

Analistët i thonë Zërit të Amerikës se nuk shohin një zgjidhje të shpejtë, duke vënë në dukje historinë e trazuar të marrëdhënieve dypalëshe.

"Do të duhej një ndërmjetës me aftësi dhe ndikim që të jetë në gjendje të dalë me një propozim me të cilin të bien dakord dy vendet. Por nuk e shoh në horizont një gjë të tillë,"- thotë për Zërin e Amerikës, Jim Townsend, ish-zëvendës ndihmës sekretar amerikan i mbrojtjes për politikën evropiane dhe të NATO-s.

Zoti Townsend është aktualisht një bashkëpunëtor i lartë në Programin për Siguri Transatlantike të Qendrës për një Siguri të Re Amerikane.

Philip Breedlove, gjeneral në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së, i cili shërbeu si komandant suprem i NATO-s nga viti 2013 deri në 2016, tha se problemet e vjetra midis Turqisë dhe Greqisë shfaqen dhe zbehen kohë pas kohe.

"Udhëheqja në Turqi po e shtyn vendin në drejtime të caktuara që kanë bërë që këto tensione të rriten edhe një here, siç ka ndodhur gjatë viteve,"- argumenton ish-komandanti i lartë i NATO-s në një intervistë telefonike me Zërin e Amerikës.

Gjenerali Breedlove, i cili tani është anëtar i lartë i Institutit për Lindjen e Mesme, tha se NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë menaxhuar tensione të ngjashme në të kaluarën.

Shqetësimet për çarje në unitetin e NATO-s

Përplasja e fundit midis Turqisë dhe Greqisë ndodh ndërsa NATO i ka përqëndruar përpjekjet në shfaqjen e një fronti të bashkuar kundër Rusisë përballë agresonit në Ukrainë.

Ekspertët janë të shqetësuar se nëse tensioni përshkallëzohet deri në pikën e konfliktit, presidenti rus Vladimir Putin mund të përfitojë.

"Çfarëdo çarje të lehta që mund të shfaqen në unitetin evropian, Putini mund t'i bëjë ato më të mëdha. Pra kjo jo vetëm qëdo të cënonte unitetin evropian, por mund të depërtojë në NATO, nëse një vend ose një tjetër përdor NATO-n si armë për të lënduar tjetrin”, thotë zoti Townsend.

Ai paralajmëron se ato çarje mund të shfrytëzohen nga Moska me afrimin e dimrit; Rusia tashmë ka shkurtuar eksportet e saj të gazit në Evropë.

Turqia dhe Greqia kanë secila zgjedhje vendimtare vitin e ardhshëm. Presidenti turk Erdogan vlerësohet se po përballet me një sfidë madhore ndaj qeverisjes së tij 20-vjeçare mes problemeve ekonomike të vendit dhe problemeve të imigracionit.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i zgjedhur në vitin 2019, duket se ka pësuar një humbje popullariteti pjesërisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, e nxitur në masë të konsidetueshme nga lufta në Ukrainë.

“Retorika nga të dyja palët ka qenë gjithmonë pjesë e problemit dhe është diçka që nuk ndihmont”, thotë zoti Townsend.

Gjenerali Breedlove bie dakord. Ai beson se një pjesë e polemikave të fundit janë për “efekt të audiencave të brendshme". Shtetet e Bashkuara dihet se kanë ruajtur një ekuilibër mes rivalëve rajonalë, duke u shprehur se si Turqia edhe Greqia janë aleate të rëndësishme të NATO-s.

Athina dhe Uashingtoni ripërtëritën një marrëveshje dypalëshe ushtarake për pesë vjet dhe marrëveshja u ratifikua nga parlamenti grek në verë, ditë përpara se kryeministri grek të vizitonte Uashingtonin në mes të majit.

Marrëveshja i jep Shteteve të Bashkuara më shumë qasje ushtarake në bazat e Greqisë. Kreu i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Mark Milley u takua me homologun e tij grek, Konstantinos Floros, në Pentagon në korrik. "Udhëheqësit ushtarakë diskutuan çështje të interesit të përbashkët," thuhej në një deklaratë nga zyra e tij.

Kjo vizitë u pasua nga vizita e ministrit grek të Mbrojtjes Nikolaos Panagiotopoulos në Pentagon më 18 korrik për t'u takuar me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin. Ata diskutuan "partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Greqisë dhe bashkëpunimin e ngushtë në baza, [dhe] modernizimin e mbrojtjes", sipas një deklarate nga Pentagoni.

Ata diskutuan gjithashtu "nevojën për të ulur tensionet në Egje nëpërmjet dialogut konstruktiv."

Zoti Austin foli me homologun e tij turk, Hulusi Akar, më 25 korrik, duke diskutuar "nevojën për përpjekje të vazhdueshme për të reduktuar tensionet në Egje përmes dialogut konstruktiv”.

Kërkesat turke dhe greke për mbrojtjen

Greqia po kërkon të blejë avionë luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara. Vendi i kërkoi zyrtarisht avionët luftarakë në qershor. Turqia u përjashtua nga programi F-35 për shkak të blerjes së një sistemi të avancuar me raketa S-400 nga Rusia. Ankaraja dëshiron të blejë F-16 dhe paisje modernizimi nga Uashingtoni. Shitjet e armëve nga Shtetet e Bashkuara në vendet e huaja i nënshtrohen miratimit të Kongresit. Analistët argumentojnë se vendimi i Turqisë për të blerë sistemin rus S-400 ishte një goditje e madhe për bashkëpunimin e mbrojtjes midis Uashingtonit dhe Ankarasë, i cili sipas tyre ka qenë tradicionalisht shumë i fortë.

Zoti Townsend, i cili ka punuar për 30 vjet në Pentagon me çështjet e Turqisë, i thotë Zërit të Amerikës se shpreson që marrëdhëniet e ngushta me Turqinë, të rikthehen.

Ai shpreson se Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të ofrojnë F-16 të kërkuara nga Turqia, dhe se administrata amerikane- duke punuar me Kongresin - do të jetë në gjendje të lejojë që të realizohet një gjë e tillë.

Gjenerali në pension i Forcave Ajrore ka të njëjtën shpresë.

“Kërcënimi i përbashkët”

Ish-komandanti i NATO-s argumenton se Turqia mori disa vendime sigurie që e afronin atë me "armikun e NATO-s", duke iu referuar blerjes së S-400 nga Rusia, e cila u identifikua si kërcënimi më domethënës dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë e aleatëve në dokumentin e konceptit strategjik të NATO-s.

"Armiku nuk është Greqia kundër Turqisë dhe Turqia kundër Greqisë. Është NATO kundër Rusisë. Ne duhet të kuptojmë se kush është armiku," i tha zoti Breedlove Zërit të Amerikës.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të donin të vazhdonin bashkëpunimin me Turqinë, sepse ajo është një pjesë shumë e rëndësishme e aleancës së NATO-s, pavarësisht zbehjes së fundit të marrëdhënieve, duke shtuar se ai nuk mund të flasë për politikën e qeverisë aktuale amerikane.

Por ai pranoi gjithashtu se "Greqia është më pranë linjës që Amerika do që të ndjekë në rajon”, duke thënë se Uashingtoni do të dëshironte të kishte të njëjtin lloj marrëdhëniesh me Turqinë.

Ai u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë që të fokusohen në mënyrën se si mund të rikthejnë të njëjtin nivel bashkëpunimi në vend që të largohen nga njëri-tjetri.

Kritika e Presidentit Erdogan për politikën e Perëndimit ndaj Rusisë

Ndërkohë, zoti Erdogan ka akuzuar së fundmi vendet perëndimore se po provokojnë Rusinë, pa përmendur emra.

Duke folur në një konferencë shtypi në Serbi, ai sugjeroi se "politika e Perëndimit ndaj Rusisë bazohej në provokime." Ai u zotua të vazhdojë politikën balancuese të Turqisë midis Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se Rusia nuk është një vend që mund të nënvlerësohet.

"Rusia ka ndërprerë gazin natyror. Çmimet në Evropë kanë shkuar në qiell. Të gjithë tani po shqetësohen se si do ta kalojnë dimrin,"-tha zoti Erdogan.

Turqia furnizon Ukrainën me dronë luftarakë, të cilët përdoren nga Kievi për të shkatërruar objektivat ruse në konflikt. Ankaraja luajti gjithashtu një rol me Kombet e Bashkuara si ndërmjetëse për të siguruar marrëveshjen që lejoi rifillimin e eksporteve të grurit nga portet në Ukrainë. Por ajo nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë./VOA

tensionet turqi-greqi

Sondazh

Poll
Bota 10 Shtator 2022, 20:10 k.m.

Shtohen trupat e KFOR-it në Kosovë

Foto ilustruese PRISHTINË- KFOR-i ka bërë të ditur se nga 27 shtatori deri më 2 nëntor 2022 do të kryejë nj&e...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje