LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët e OKB-së: Aparteidi gjinor të shpallet krim kundër njerëzimit

Duke e theksuar gjendjen e rëndë të grave dhe vajzave nën sundimin taliban në Afganistan, paneli prej pesë ekspertëve nga Meksika, Shtetet e Bashkuara, Kina, Serbia dhe Uganda, tha se ky hap është dashur të ndërmerrej shumë kohë më parë.

22 Shkurt 2024, 12:03 Nga M.B
Ekspertët e OKB-së: Aparteidi gjinor të shpallet krim kundër
Gratë afgane duk pritur për të marrë ushqim nga agjencitë e huaja të bamirësisë në Kandahar, Afganistan, gusht 2023.

SHBA- Ekspertët e Kombeve të Bashkuara (OKB) për diskriminimin ndaj grave dhe vajzave i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta njohë formalisht “aparteidin gjinor” si krim kundër njerëzimit. Duke e theksuar gjendjen e rëndë të grave dhe vajzave nën sundimin taliban në Afganistan, paneli prej pesë ekspertëve nga Meksika, Shtetet e Bashkuara, Kina, Serbia dhe Uganda, tha se ky hap është dashur të ndërmerrej shumë kohë më parë.

“Sundimi taliban bën që futja e aparteidit gjinor në ligjin ndërkombëtar të jetë urgjencë”, u tha në një komunikatë për shtyp të OKB-së.

“Kjo do t’ia mundësonte bashkësisë ndërkombëtare t’i identifikojë dhe adresojë më mirë sulmet e regjimit ndaj grave dhe vajzave afgane”, thuhet në komunikatë.

Prej se e morën pushtetin në gusht 2021 kur u larguan trupat ndërkombëtare nga vendi, talibanët e kanë rikthyer njërën prej politikave më të ashpra të diskriminimit gjinor në botë. Qeveria talibane ua ka ndalur grave dhe vajzave të reja arsimimin dhe punësimin në shumicën e sektorëve. Synimi i saj është ta kontrollojë dukjen dhe paraqitjen publike të grave përmes kufizimeve të vazhdueshme. Grave afgane u janë ndaluar gjithashtu edhe aktivitetet në kohën e lirë dhe shkuarja në banja. Grave u është ndaluar udhëheqja apo shkuarja në sallonet e bukurisë dhe në restorante.

“Ligjet, politikat dhe praktikat shtetërore që i cojnë gratë drejt kushteve të shtypjes dhe pabarazisë ekstreme, me qëllim që t’ua shkatërrojnë të drejtat e tyre njerëzore, pasqyrojnë thelbin e sistemeve aparteide”, thuhet në komunikatë.

Ekspertët e OKB-së rekomanduan futjen e aparteidit gjinor si krim kundër njerëzimit në bazë të nenit 2 të draft neneve për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve kundër njerëzimit. Komisioni i Gjashtë i Asamblesë së Përgjithshme është duke e shqyrtuar draftlegjislacionin.

“Gratë arrestohen dhe torturohen përmes preteksteve të ndryshme”, tha një grua nga kryeqyteti afgan, Kabul, për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë.

“Shpresoj se aparteidi gjinor do të njihet në Afganistan”, shtoi ajo.

Një grua tjetër në kryeqytet tha për Radion Azadi se diskriminimi gjinor duhet të marrë fund së shpejti.

“Mos e përjetësoni këtë krizë”, tha ajo.

Për më shumë se një vit, aktivistët afganë për të drejtat e njeriut kanë bërë fushatë për ta shpallur trajtimin e grave dhe vajzave afgane nga talibanët si aparteid gjinor./ REL

okb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj