11 Qershor 2023, 20:54
Nga m.s
Daniel Serwer
KOSOVË- Daniel Serwer i cili është ekspert i marrëdhënieve me SHBA, është shprehur kundër draftit të kryeministrit Edi Rama për Kosovën. Qëndrimin e tij e ka shprehur në një lidhje direkte në emisionin “Review”, teksa po fliste rreth draft-statusit të propozuar nga kryeministri Rama për Asociacionin e komunave serbe, dhe mënyrën se si ka ndikuar. Për të, propozimi i këtij draft-statusi nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama nuk ishte i drejtë, madje ai tha se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kishte të drejtë kur thoshte se ky ishte një veprim i gabuar.
“Ky është një komplikacion që nuk ishte i nevojshëm, i bën gjërat edhe më të vështira për Albin Kurtin. Mendoj se ish-presidenti Berisha ka të drejtë. Kjo është një ndërhyrje e panevojshme, e cila cënon prestigjin e Kurtit dhe nuk e zgjidh problemin. Tashmë është e nevojshme që Kosova të vijë me një propozim, mesa e kam kuptuar, kryeministri Kurti e ka cilësuar të pamundur modelin e propozuar në Kroaci. Ai duhet të vijë dhe të dalë me një propozim i cili duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Megjithatë mendoj se është e nevojshme që të vijë diçka nga Prishtina, jo nga Beogradi apo nga Edi Rama”, tha Daniel Serwer për "Euronews Albania".
Rama tha më 8 qershor, se u ka dërguar një draft për asociacionin presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ai shtoi se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është "një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionit dhe që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën".
Themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është një prej kushteve të Kosovës, për të cilin BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara insistojnë më së shumti.
daniel serwer kosove serbi
Bota
11 Qershor 2023, 20:37
m.s
Parlamenti Evropian
KOSOVË- Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani, ka njoftuar me anë të një statusi n...
Bota
11 Qershor 2023, 20:32
f.i
votimi
MALI I ZI- Procesi i votimit në Mal të Zi ka përfunduar. Sipas mediave të huaja, kanë votuar 56.4% votues, rreth 18% m...
Bota
11 Qershor 2023, 20:09
f.i
Gramsh
GRAMSH- Reshjet e dendura të shiut gjatë kësaj të diele kanë prekur edhe Gramshin.
Rrëshqitja e dheut pas shiut...
Bota
11 Qershor 2023, 19:59
f.i
TURQI- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Ankara. Imazhet e sigurara nga mediat e huaja tregoj...
Bota
11 Qershor 2023, 19:45
f.i
Nicola Sturgeon
SKOCI- Ish-kryeministrja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Nicola Sturgeon, e cila u arrestua më parë si pjesë...
Bota
11 Qershor 2023, 19:07
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, kryeministri Albin Kurti tha sot se “n...
Bota
11 Qershor 2023, 18:09
f.i.
votimi
MALI I ZI- Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Qendrat e votimit janë hapur në orës ...
Bota
11 Qershor 2023, 17:50
f.i
përmbytjet
UKRAINË- Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha të dielën se diga Khakhovka u hodh ...
Bota
11 Qershor 2023, 16:56
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Gjatë ditës së djeshme datë 10 qershor në Kosovë është organizuar Parada e Krenarisë ...
Bota
11 Qershor 2023, 16:47
m.s
Presidenti i Tunizisë Kais Saied shtrëngon duart me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Tunizi
TUNIZI- Bashkimi Evropi...