LIVE UPDATES
Bota

Ekuipazhi i tragetit hodhi në det të riun që më pas vdiq, jep dorëheqjen ministri i Transportit në Greqi

Varvitsiotis do të zëvendësohet nga Christos Stylianidis, i cili ka shërbyer si ministër i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në qeverinë e mëparshme të Kyriakos Mitsotakis.

11 Shtator 2023, 13:10 Nga r.ll
Ekuipazhi i tragetit hodhi në det të riun që më pas vdiq,
Miltiadis Varvitsiotis

GREQI- Ministri i Transportit në Greqi, Miltiadis Varvitsiotis ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen, disa ditë pas vdekjes së një pasagjeri i cili u shty me forcë nga një traget në Pireus javën e kaluar.

Varvitsiotis do të zëvendësohet nga Christos Stylianidis, i cili ka shërbyer si ministër i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në qeverinë e mëparshme të Kyriakos Mitsotakis.

Pamjet e incidentit të cilat u shpërndanë në mediat sociale, ngjallën zemërim në të gjithë vendin.

Në videon e publikuar shihej pasagjeri që përpiqej të hipte në tragetin “Blue Horizon” ndërsa përgatitej për t'u larguar dhe një anëtar i ekuipazhit e shtyn atë nga platforma në ujë.

Anëtarët e ekuipazhit nuk bënë asnjë përpjekje për të shpëtuar personin që ra në ujë dhe trageti vazhdoi rrugën e tij derisa u urdhërua të kthehej.

Varvitsiotis shprehu "tronditje, tmerr dhe pikëllim" për incidentin dhe e identifikoi viktimën si Antonis Karyotis, 36 vjeç. Por në një dalje televizive ai tha: "Sot, ka njerëz që vajtojnë për të humburit padrejtësisht; por edhe familjet e atyre që shkuan për të marrë një rrogë, një ditë dhe tani akuzohen për vrasje, janë në zi”.

Deklarata ngjalli zemërim dhe indinjatë tek njerëzit që u shprehën se ministri dukej se po barazonte personin e ekuipazhit me viktimën. Varvitsiotis u përpoq të sqaronte se ai donte të thoshte diçka ndryshe nga ajo që kuptonin të gjithë. Në fund, ai kërkoi falje, por kritikat nuk u ulën.

“Në ditët e fundit jam bërë objektiv i një sulmi që po merr gjithnjë e më shumë karakteristika toksike. Një deklaratë e imja që u keqinterpretua lehtësisht shkaktoi zemërim. Menjëherë kërkova falje sinqerisht. Në asnjë mënyrë nuk e barazova viktimën me autorët. Në asnjë mënyrë nuk kam hequr përgjegjësitë që ka kompania pronare e anijeve, të cilat ajo ende refuzon t'i marrë”, tha ai në një deklaratë ku njoftoi dorëheqjen e tij.

“Karriera ime politike dhe dinjiteti im personal më diktojnë që të mos qëndroj në postin e Ministrit të Transportit dhe Politikës Ishullore. Për këtë arsye i paraqita dorëheqjen kryeministrit”, shtoi ai.

Dorëheqja e Varvitsiotis është e dyta për qeverinë e Mitsotakis në më pak se dy muaj, pasi Notis Mitarakis dha dorëheqjen nga Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve për pushime në një jaht në ishullin Patmos, ndërsa zjarret e mëdha po shkatërronin Athinën.

greqi miltiadis varvitsiotis antonis karyotis

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj