LIVE UPDATES
Bota

"Eliminimi i VOA-s i jep hapësirë kanaleve..."/ Mediat kineze festojnë mbylljen e Zërit të Amerikës: U hodh si një leckë e ndyrë!

Ky vendim prek mijëra punonjës rreth 1,300 staf të Zërit të Amerikës janë pezulluar me pagesë që nga e premtja, pas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Donald Trump. 

18 Mars 2025, 17:29 Nga E. D
"Eliminimi i VOA-s i jep hapësirë kanaleve..."/ Mediat
foto ilustruese

SHBA- Mediat shtetërore kineze kanë mirëpritur vendimin e Donald Trump për të ndërprerë financimin publik për mediat si Zëri i Amerikës dhe Radio Free Asia (RFA), të cilat prej vitesh kanë raportuar mbi regjimet autoritare. Ky vendim prek mijëra punonjës rreth 1,300 staf të Zërit të Amerikës janë pezulluar me pagesë që nga e premtja, pas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Donald Trump. 

BBC shkruan se kritikët e kanë cilësuar këtë veprim si një goditje për demokracinë, por gazeta shtetërore kineze Global Times e ka përshëndetur, duke e quajtur Zërin e Amerikës, një media me një historik të tmerrshëm në raportimet mbi Kinën dhe duke shtuar se ajo është hedhur poshtë nga qeveria e saj si një leckë e ndyrë. Megjithatë Shtëpia e Bardhë e mbrojti vendimin, duke deklaruar se do të sigurojë që taksapaguesit të mos paguajnë më për propagandë radikale.

Shkurtesat financiare prekin Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila financohet nga Kongresi dhe mbështet media si Zëri i Amerikës, RFA dhe Radio Free Europe. Siç raportohet këto media kanë fituar njohje ndërkombëtare për raportimet e tyre nga vende ku liria e shtypit është e shtypur ose nuk ekziston, përfshirë Kinën, Kamboxhian, Rusinë dhe Korenë e Veriut. Edhe pse disa prej këtyre vendeve bllokojnë transmetimet siç është rasti i Kinës me Zërin e Amerikës njerëzit arrijnë t’i dëgjojnë përmes radios me valë të shkurtra ose përmes VPN-ve.

Ndërsa adio Free Asia ka raportuar shpesh mbi goditjen e të drejtave të njeriut në Kamboxhia, ndërsa ish-udhëheqësi autoritar i vendit, Hun Sen, e ka quajtur shkurtimin e fondeve një kontribut të madh për eliminimin e lajmeve të rreme. Radio Free Asia ishte gjithashtu ndër të parat që raportoi mbi rrjetin e kampeve të paraburgimit në Xinjiang, ku autoritetet kineze akuzohen për burgosjen e qindra mijëra myslimanëve ujgurë pa gjyq. Pekini i mohon këto akuza, duke deklaruar se njerëzit ndjekin kampe riedukimi që luftojnë terrorizmin dhe ekstremizmin fetar.

Zëri i Amerikës ka fituar çmime për raportimet mbi disidentët koreano-veriorë dhe për mbulimin e fshehjes së vdekjeve nga Covid nga Partia Komuniste Kineze. Zëri i Amerikës e cila transmeton kryesisht përmes radios, u vlerësua vitin e kaluar për podcast-in e saj mbi protestat e rralla në Kinë në vitin 2022 kundër bllokimeve të Covid. Por Global Times festoi shkurtimet, duke e quajtur VOA një fabrikë gënjeshtrash.

“Sa më shumë amerikanë të fillojnë të dalin nga flluskat e tyre të informacionit dhe të shohin një botë të vërtetë dhe një Kinë shumëdimensionale, narrativat demonizuese të përhapura nga VOA do të bëhen përfundimisht një objekt talljeje,” shkroi gazeta në një editorial të hënën.

Hu Xijin, ish-kryeredaktori i Global Times, shkroi: “Zëri i Amerikës është paralizuar! Dhe po ashtu Radio Free Asia, e cila ka qenë po aq e egër ndaj Kinës. Ky është një lajm i shkëlqyer. Një shpërblim për diktatorët”

Reagime të tilla do të kishin qenë të lehta për t’u parashikuar, tha Valdya Baraputri, një gazetare e VOA-së që humbi punën gjatë fundjavës. Ajo më parë kishte punuar për BBC World Service.

“Eliminimi i VOA-s, sigurisht, i jep hapësirë kanaleve që janë e kundërta e raportimit të saktë dhe të balancuar,” tha ajo.

Klubi Kombëtar i Shtypit, një ndër grupet më të rëndësishme për gazetarët amerikanë, deklaroi se ky urdhër minon angazhimin e kahershëm të Amerikës për një shtyp të lirë dhe të pavarur. I themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore për të kundërshtuar propagandën naziste, Zëri i Amerikës arrin rreth 360 milionë njerëz në javë në gati 50 gjuhë. Për dekada ka transmetuar në Kinë, Korenë e Veriut, Kubën komuniste dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Gjithashtu ka ndihmuar shumë njerëz në Kinë të mësojnë anglisht.

Drejtori i VOA-së, Michael Abramowitz, tha se urdhri i Trump ka gjymtuar VOA-n, ndërkohë që “armiqtë e Amerikës, si Irani, Kina dhe Rusia, po derdhin miliarda dollarë për të krijuar narrativa të rreme për të diskredituar Shtetet e Bashkuara.”

Baraputri, e cila është nga Indonezia por jeton në Washington DC, u bashkua me VOA-n në vitin 2018, por viza e saj u ndërpre në fund të administratës së parë të Trump. Ajo u rikthye në vitin 2023, sepse dëshironte të ishte pjesë e një organizate që “mban raportime të paanshme, faktuale dhe të lira nga ndikimi qeveritar.”

Ajo tha se shkurtimet e fundit e kanë lënë atë duke u ndjerë e tradhtuar nga ideja që kisha për lirinë e shtypit [në SHBA]. Ajo është gjithashtu e shqetësuar për kolegët që mund të detyrohen të kthehen në vende armiqësore, ku mund të persekutohen për gazetarinë e tyre. Ndërkohë, Republika Çeke i ka kërkuar Bashkimit Evropian të ndërhyjë për të mbajtur gjallë Radio Free Europe. Kjo media transmeton në 27 gjuhë nga 23 vende, duke arritur më shumë se 47 milionë njerëz çdo javë.

Shefi ekzekutiv i RFA-së, Bay Fang, tha në një deklaratë se organizata planifikon të kundërshtojë urdhrin. Shkurtimi i financimit të këtyre mediave është një shpërblim për diktatorët dhe despotët, përfshirë Partinë Komuniste Kineze, të cilët nuk do të donin asgjë më shumë sesa të kishin ndikim të pakufizuar në hapësirën e informacionit. RFA, e themeluar në 1996, arrin rreth 60 milionë njerëz çdo javë në Kinë, Mianmar, Korenë e Veriut, Kamboxhia, Vietnam dhe Laos. Në Kinë, ajo transmeton gjithashtu në gjuhë pakicash si tibetianisht dhe ujgurisht, përveç anglishtes dhe mandarinës.

“[Urdhri i Trump] jo vetëm që i privon gati 60 milionë njerëz nga e vërteta, por gjithashtu u shërben interesave të armiqve të Amerikës në kurriz të vetë nesh,” tha Fang.

Ndërsa mediat shtetërore kineze kanë festuar shkurtimet, është e vështirë të dihet se çfarë mendojnë qytetarët kinezë për këtë vendim, pasi interneti i tyre është i censuruar rëndë. Jashtë Kinës, ata që kanë dëgjuar VOA dhe RFA ndër vite duken të zhgënjyer dhe të shqetësuar.

Duke parë historinë, mërgimtarë të panumërt, rebelë, intelektualë dhe njerëz të thjeshtë kanë qëndruar të fortë në errësirë falë zërit të VOA dhe RFA, dhe kanë parë shpresë me frikës për shkak të raportimeve të tyre. Nëse bota e lirë zgjedh të heshtë, atëherë zëri i diktatorit do të jetë i vetmi jehonë në botë,” shkroi në X disidenti kinez Du Wen, i cili jeton në Belgjikë./BBC

donald trump shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj