LIVE UPDATES
Bota

Emigracioni, analiza e DW: Akuza të rënda kundër rojeve bregdetare europiane

Ka vite që autoritetet europiane të kufirit akuzohen herë pas here për praktika ilegale pune, si për shembull kthimet e detyruara, gjatë të cilave njerëzit që kanë shkelur një kufi shtetëror dëbohen me dhunë ose kërcënim dhune, pa pasur mundësi që të bëjnë kërkesën për azil. Sipas pikëpamjes së shumë juristëve kjo praktikë shkel disa ligje ndërkombëtare, mes të cilave Konventën e Gjenevës për refugjatët, Konventën europiane të të drejtave të njeriut dhe ligjet e BE-së.

19 Qershor 2024, 08:15 Nga N.F
Emigracioni, analiza e DW: Akuza të rënda kundër rojeve
Foto ilustruese

GJERMANI- Sipas BBC, refugjatët kanë akuzuar kufitarët grekë për vrasje. Kjo është një akuzë e re krahas akuzave të shumta për kthime të detyrueshme dhe keqjtrajtime nga autoritetet europiane të mbrojtjes së kufirit. Një vëzhgim.

Autoritetet greke të kufirit thuhet, se kanë marrë refugjatë nga toka dhe i kanë hedhur sërish në det. Kjo akuzë dhe akuza të tjera të ngjashme vijnë nga viktimat dhe dëshmitarët e këtyre ngjarjeve, thotë një analizë e stacionit britanik të lajmeve, BBC. Sipas të dhënave të veta, gazetarët kanë analizuar 15 raste gjatë të cilave kanë gjetur vdekjen 43 vetë. Ministria greke e transportit ujor dhe politikës për ishujt i ka hedhur poshtë akuzat. Por i ka thënë BBC, se autoritetet vendase të transparencës do të hetojnë materialet përkatëse në video.

Ka vite që autoritetet europiane të kufirit akuzohen herë pas here për praktika ilegale pune, si për shembull kthimet e detyruara, gjatë të cilave njerëzit që kanë shkelur një kufi shtetëror dëbohen me dhunë ose kërcënim dhune, pa pasur mundësi që të bëjnë kërkesën për azil. Sipas pikëpamjes së shumë juristëve kjo praktikë shkel disa ligje ndërkombëtare, mes të cilave Konventën e Gjenevës për refugjatët, Konventën europiane të të drejtave të njeriut dhe ligjet e BE-së.

Greqia

Udha që kalon nga Turqia për në Greqi është një nga udhët kryesore përgjatë së cilës njerëzit përfundojnë në BE. Prandaj presioni që ushtrohet ndaj autoriteteve greke të kufirit është i madh. Mediat dhe organizatat për të drejtat e njeriut njoftojnë herë pas here për shkelje të shumta të të drejtës ndërkombëtare të refugjatëve, si në Egje ashtu edhe në detin midis Greqisë dhe Turqisë, por edhe në kufirin tokësor midis dy vendeve. Qendrat zyrtare reagojnë në mënyra të ndryshme për akuzat e bëra: Herë ato nuk thonë asgjë, herë i hedhin akuzat poshtë, herë njoftojnë se do të hetojnë rastet.

Një shembull: Gati një vit më parë një peshkarexhë e vjetër me më shumë se 700 emigrantë në bord përfundoi në detin e qytetit grek të Pylosit. Organizata të të drejtave të njeriut dhe në mbrojtje të azilit akuzojnë rojet greke të kufirit se e morrën vesh që peshkarexha ishte në gjendje alarmi detar dhe megjithatë këmbëngulën që ta fusnin atë në ujërat italiane. Vetëm 104 pasagjerë i mbijetuan mbytjes.

Kroaci

Edhe rojet kroate të kufirit akuzohen se i dëbojnë migrantët me dhunë në Bosnjë Hercegovinë. Në shumë raste personat e prekur akuzojnë autoritetet se i kanë rrahur, vjedhur dhe poshtëruar. Zakonisht qeveria kroate i hedh poshtë në mënyrë kategorike akuza të tilla.

Hungari

Krejt ndryshe i trajton akuzat e tilla qeveria hungareze. Ajo shpesh pranon se mbështet praktikat ilegale, gjatë të cilave migrantët dëbohen me dhunë për në Serbi, pa u dhënë mundësi që të bëjnë kërkesë azili.

Spanjë

Në Spanjë përfundojnë çdo vit mijëra refugjatë që përdorin dy rrugë: nga bregdeti perëndimor i Afrikës në ishujt Kanare dhe nga Maroku në dy eksklavat spanjolle të bregdetit afrikan. Njoftimet bëjnë të ditur se sidomos në Ceuta dhe Melilla, migrantët dëbohen me dhunë nga toka spanjolle dhe dërgohen në Marok, shpesh duke mos respektuar të drejtat ndërkombëtare. Herë pas here njerëzit humbasin jetën kur grupe të mëdha refugjatësh afrikanë mundohen të depërtojnë kufinjtë e mbrojtur me gardhe me tela.

Itali

Rruga për në Itali, përkatësisht ajo në afërsi të bregdetit afrikano-verior të ishullit italian të Lampeduzës, është aktualisht rruga më e rëndësishme e migracionit. Edhe autoritetet kufitare italiane janë vënë në shënjestër të kritikave, për shkak të trajtimit të ashpër të migrantëve, kushteve të këqija në kampet e pranimit në Lampeduza dhe kthimeve të hershme të refugjatëve, që shpesh bëhen pa kontrollin e duhur juridik të rastit.

Përveç kësaj organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë Italinë se kriminalizon organizatat humanitare dhe punonjësit e tyre, për shembull shpëtimtarët e detit në Mesdhe. Qeveria e djathtë shpalli në pranverë të 2023 një gjendje të jashtëzakonshme gjashtëmujorëshe për shkak të numrit të madh të refugjatëve të ardhur rishtaz.

Frontex (Bashkimi Europian)

Agjencia e Bashkimit European që merret me ruajtjen e kufirit tokësor dhe detar, Frontex, ka për detyrë të vëzhgojë kufijtë e jashtëm të zonës së Shengenit, pra asaj pjese të BE-së ku nuk kryhen rregullisht kontrolle të brendshme kufitare. Akuzat për dëbimet ilegale nga Frontex-i janë ngritur që në vitin 2009. Në atë kohë rojet bregdetare europiane kapën peshkarexhat me refugjatë nga Atlantiku dhe i dërguan në Senegal. Edhe në Mesdhe, punonjësit e Frontex-it kanë detyruar refugjatët që vijnë me varka të papërshtatshme për lundrim detar, për t'u kthyer dhe i kanë detyruar të futen në ujrat ndërkombëtare, duke i lënë atje në baltë.

Përveç kësaj, shpesh ngrihen akuza se Frontex ka lejuar shkelje të të drejtave të njeriut nga rojet kombëtare të kufirit. Duke iu referuar një dokumenti të brendshëm, disa media njoftuan në vitin 2019 se punonjësit e Frontex-it kanë bërë edhe vetë vepra të dënueshme. Sidomos në Egje dhe në kufirin tokësor Turqi- Greqi refugjatët janë detyruar të kthehen dhe janë keqtrajtuar, veprime në të cilat ka marrë pjesë edhe Frontex.

Komisioni i BE-së i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e përgjithshme kundër Frontex-it. Nëse punonjës të Frontex-it nuk kanë respektuar rregullat, atëherë rastet do të ndiqen. Ndjekja penale bëhet nga vendet anëtare të BE-së.

Në fillim të vitit 2021 u bë e ditur se krah Këshillit administrativ të Frontex-it edhe autoritetetet europiane të luftës kundër korrupsionit OLAF, janë duke zhvilluar hetime kundër punonjësve të Frontex-it. Hetimet zhvillohen jo vetëm ndaj veprave të kryera por edhe kundër përpjekjeve të autoriteteve për t'i mbuluar ato. Në prill të 2022 drejtori i Frontex-it, Fabrice Leggeri dha dorëheqjen mes të tjerash edhe për shkak të këtyre akuzave. Kërkesat për një reformim me themel të agjencisë kufitare janë duke u bërë gjithnjë e më të zëshme, megjithatë akuzat vazhdojnë të mos pushojnë. Së fundi u bë e ditur se vendet anëtare të BE-së kanë kanë kritikuar mos krijimin e autoritetit të ri prej 10 mijë trupash, i cili nuk mund të zëvendësohet në mënyrë efektive as nga njësia e re elitare.

Marre nga DW

 

emigracion roje bregdetare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj