LIVE UPDATES
Bota

"Emigracioni në rritje", The Economist: Me mijëra drejt Perëndimit, lëvizjet do sjellin pasoja të mëdha ekonomike për shtetet pritëse

Britania mirëpriti 1.2 milionë dhe Australia, 740,000 veta. Në secilin nga këto shtete, numri i emigrantëve ishte më i madh se kurrë më parë. Për Australinë dhe Kanadanë, emigrimi neto është më shumë se dyfishi i niveleve para Covid-19. Në Britani, ishte 3.5 herë më shumë se në vitin 2019.

9 Qershor 2024, 09:37 Nga N.F
"Emigracioni në rritje", The Economist: Me mijëra drejt
Foto ilustruese

SHBA-Emigracioni është në rritje, me pasoja të mëdha ekonomike Perëndimi përballet me një numër të jashtëzakonshëm të ardhurish të rinj, shkruan The Economist. Shtetet e pasura po përjetojnë nivele të jashtëzakonshme emigracioni. Vitin e kaluar, 3.3 milionë njerëz më shumë u shpërngulën në Amerikë sesa u larguan, pothuajse katër herë më tepër se niveli i viteve 2010. Kanadaja pranoi 1.9 milionë emigrantë.

Britania mirëpriti 1.2 milionë dhe Australia, 740,000 veta. Në secilin nga këto shtete, numri i emigrantëve ishte më i madh se kurrë më parë. Për Australinë dhe Kanadanë, emigrimi neto është më shumë se dyfishi i niveleve para Covid-19. Në Britani, ishte 3.5 herë më shumë se në vitin 2019.

Lëvizjet e mëdha të njerëzve kanë pasoja të mëdha ekonomike. Sipas FMN-së, forca e punës e lindur jashtë vendit, në Amerikë është 9% më e lartë se në fillim të vitit 2019. Në Britani, Kanada dhe Eurozonë, është rreth një e pesta më e lartë.

Falë rritjes së paparashikueshme të emigracionit, ekonomia amerikane do të jetë rreth 2% më e madhe nga sa ishte parashikuar, gjatë dekadës së ardhshme. Fluksi i punëtorëve ndihmon gjithashtu për të shpjeguar rritjen e fortë ekonomike të vendit.

Por ndikimi i emigracionit shkon përtej një efekti aritmetik mbi PBB-në. Ai shtrihet në inflacion, standardin e jetesës dhe buxhetet qeveritare. Dhe të ardhurit e kohëve të fundit, ndryshojnë nga ata të mëparshmit në një mënyrë të rëndësishme: më shumë prej tyre janë me aftësi të ulëta.

Kohët e fundit, shumë politikanë dhe institucione kanë argumentuar se emigrimi ndihmon në frenimin e rritjes së çmimeve, duke lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore. Disa prej këtyre njerëzve dhe institucioneve përfshijnë Gita Gopinath të FMN-së, Jerome Powell nga Rezerva Federale dhe Michele Bullock nga Banka e Australisë. Megjithatë, provat janë të dobëta, madje, mund të themi se tregojnë edhe të kundërtën.

Në grupin G10, nuk mund të gjenden shumë lidhje konkrete midis emigrimit dhe rritjes më të ngadaltë të pagave. Për më tepër, nuk ka dyshim se emigrantët kanë nevojë për gjëra kur sapo mbërrijnë në një vend të ri, duke rritur kështu kërkesën.

Kjo është më se e dukshme në sektorin e banesave me qira, të cilat mungojnë në të gjithë anglosferën. Hulumtimet e Bankës Goldman Sachs tregojnë se në Australi, çdo rritje prej 100,000 në emigracionin vjetor neto jashtë shtetit, shtrenjton qiratë me rreth 1%. Një dokument nga Banka e Kanadasë në dhjetor vuri në dukje se: “Rritja fillestare e emigracionit që ka përjetuar Kanadaja ka më shumë gjasa të jetë inflacioniste në një periudhë afatshkurtër”.

Po ndikimi i emigracionit në rritjen ekonomike?

Edhe pse duket qartë se të ardhurit e rinj po rrisin PBB-në e përgjithshme, nga ana tjetër, ata nuk po e nxisin PBB-në për frymë, matësi me të cilin ekonomistët zakonisht vlerësojnë standardin e jetesës në shtete të caktuara.

PBB-ja për frymë ka rënë ose nuk ka arritur të rritet për katër tremujorë radhazi në Australi dhe për shtatë tremujorë radhazi në Britani. Në Kanada, ku rënia e PBB-së për frymë është më e theksuar, prodhimi për person ra me 2% në vitin 2023. E njëjta gjendje vihet re edhe në Gjermani, Islandë dhe Zelandën e Re.

Kjo pasqyron një ndryshim në llojin e emigracionit. Për shembull, ndërsa përpara pandemisë Covid-19, emigrantët në Amerikë kishin po aq të ngjarë të kishin një diplomë bachelor sa bashkëmoshatarët e tyre të lindur në vend, të ardhurit e sotëm, kanë më shumë gjasa të vijnë nga pjesët e varfra të Amerikës Latine dhe nuk kanë të drejtën ligjore për të punuar.

Rreth 2.4 milionë njerëz hynë në Amerikë vitin e kaluar, duke kaluar në mënyrë të jashtëligjshme kufirin jugor të vendit. Shtetet e tjera të pasura kanë më pak hyrje të paligjshme emigrantësh, por edhe ato kanë përjetuar rritjen më të lartë të emigracionit të personave me aftësi të ulëta dhe për rrjedhojë, edhe me paga më të ulëta.

Në Australi, vitin e kaluar, përqindja e emigrantëve me vizë si punëtorë të kualifikuar që u shpërngulën në vend ishte një e pesta më e ulët se në vitin 2019. Në Kanada, 800,000 punëtorë dhe studentë të huaj të përkohshëm përbënin pjesën më të madhe të rritjes prej 3.2% të popullsisë së vendit vitin e kaluar, një normë rritjeje më e shpejtë se ajo e pothuajse të gjitha shteteve në Afrikën Nënsahariane.

Britania u largua nga BE-ja pjesërisht për të kufizuar emigracionin dhe për të rritur numrin e punëtorëve të huaj të kualifikuar, por vitin e kaluar, më pak se një në pesë të ardhur ishte një punëtor i kualifikuar. Nga ana tjetër, pjesa e lejeve të qëndrimit të lidhura me punë që nuk kërkojnë diplomë është rritur nga 11% në vitin 2021, në 62% vitin e kaluar.

Vizat studentore në Britani janë rritur me 70% që nga viti 2019, ku të rejat jepen kryesisht për diploma master në universitete me kosto më të ulët dhe më pak përzgjedhëse. Ashtu si shumë shtete të tjera në Europë, Britania ka pranuar edhe shumë refugjatë ukrainas.

Industritë që ankohen më tepër për mungesën e punëtorëve dhe që punësojnë shumë emigrantë, si bujqësia dhe hoteleria, zakonisht nuk kërkojnë kualifikime ose përvojë dhe ofrojnë paga dhe kushte të dobëta.

Ndërkohë, sektorët me paga më të larta që kërkojnë kualifikime ose përvojë, zakonisht nuk përfitojnë shumë nga rritja e emigracionit. Marrim si shembull industrinë e ndërtimit të Kanadasë, e cila kërkon tregtarë të aftë. Vetëm 5% e banorëve jo të përhershëm të punësuar punojnë në këtë sektor, nën peshën prej 8% që zë ai në punësimin e përgjithshëm.

Prandaj është përhapur shqetësimi se emigrantët me aftësi të ulëta, po ulin të ardhurat. Megjithatë, matjet e PBB-së për frymë, nuk tregojnë të gjithë historinë. Kur një emigrant me aftësi të ulëta vjen në vend dhe kryen një punë ku fiton të ardhura nën mesataren, PBB-ja për frymë e vendit bie, edhe nëse prania e këtij emigranti rrit të ardhurat e çdo individi, thekson Giovanni Peri nga Universiteti i Kalifornisë.

Hulumtimet nga zoti Peri dhe bashkautorët tregojnë se punëtorët vendas përfitojnë nga emigrimi, sepse ata marrin punë me paga më të larta dhe më produktive, ndërkohë që ua lënë emigrantëve punën fizike dhe me të ardhura të ulëta. Në fakt, emigrimi krijon një fuqi punëtore më të larmishme, duke lejuar më shumë specializim.

Njerëzve të cilëve ka më shumë gjasa t’u ulet paga si rezultat i emigrimit, janë ata që kryejnë punë të ngjashme me emigrantët. Këta janë zakonisht pasardhës të brezave të mëparshëm të punëtorëve të huaj. Disa shqetësohen gjithashtu se puna e lirë i shkurajon kompanitë të bëjnë investime për rritjen e produktivitetit. Mund të jetë e vërtetë se emigracioni i lartë i lejon, për shembull, një biznesi të lavazhit të makinave, që të punësojë më shumë punëtorë, në vend që të blejë një makinë të re.

Një studim nga Ethan Lewis në Kolegjin Dartmouth zbuloi se emigrimi i lartë në Amerikë në vitet 1980-90, bëri që fabrikat të përdornin më pak makineri. Dhe në Australi dhe Kanada, raporti kapital-punëtor tani po bie. Po nëse as të sapoardhurit dhe as vendasit nuk bëhen më të varfër si pasojë e emigrimit, atëherë cili është problemi?

Ka një fushë ku mesataret janë të rëndësishme: ofrimi i shërbimeve publike. Nëse PBB-ja për frymë bie, cilësia e shërbimeve publike mund të përkeqësohet. Për këtë arsye, Milton Friedman ka thënë se “nuk mund të kesh njëkohësisht emigracion të lirë dhe një shtet të mirëqenies sociale”. Shteti është nën trysni në pjesën më të madhe të botës së pasur. Rrugët janë të mbingarkuara dhe në vendet me kujdes shëndetësor publik, listat e pritjes së spitaleve janë të gjata.

“Këto nuk janë përjashtime, por efekte të drejtpërdrejta të pjesëmarrësve të rinj të tregut, që ndikojnë në ofertën dhe kërkesën”, thotë Mikal Skuterud nga Universiteti Waterloo.

Pyetja thelbësore është nëse të ardhurit e rinj do të kontribuojnë apo do të rëndojnë në arkën e shtetit. Të ardhurit me aftësi të larta japin kontribute të mëdha fiskale neto. Por për punëtorët me kualifikim të ulët, kjo pyetje është më e vështirë për t’u përgjigjur.

Një argument pro emigrantëve është fakti se, meqë zakonisht mbërrijnë në vendet e pasura si të rritur, ata nuk kërkojnë shkollim publik, që është i shtrenjtë. Dhe madje mund të mbështesin drejtpërdrejt shërbimet publike.

Rritja më e madhe në lëshimin e vizave të punës në Britani vitin e kaluar, ishte për punonjësit e shëndetësisë. Problemet e mundshme vijnë më vonë. Emigrantët plaken dhe dalin në pension. Sistemet e sigurimeve shoqërore në këto shtete janë përparimtare, duke u rishpërndarë nga të pasurit te të varfrit.

Kështu, një emigrant me të ardhura të ulëta, i cili kualifikohet për të marrë pension (për të mos përmendur përdorimin e kujdesit shëndetësor të ofruar nga qeveria), mund të shndërrohet në një pengesë fiskale në përgjithësi.

Emigrantët kanë më shumë gjasa të kenë një efekt pozitiv në portofolin publik, nëse largohen nga vendi para se të plaken. Se si do të ndodhë në realitet, varet nga vendi dhe emigrantët në fjalë. Një studim nga Akademia Kombëtare e Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë në vitin 2016, vlerësoi se në Amerikë, një emigrant me arsim më të ulët se i mesëm, ka ndikim fiskal negativ, në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Në të kundërt, një studim nga Oxford Economics në vitin 2018, zbuloi se në Britani, rreth një e treta e emigrantëve ishin larguar nga vendi dhjetë vjet pas mbërritjes, edhe pse nuk dalloheshin nga vendasit për nga niveli i aftësive.

Nëse ndikimi fiskal është pozitiv, ai nuk do të ndihet në rast se qeveria nuk investon në përputhje me rrethanat. Një fitim i papritur nuk është i mirë nëse shërbimet publike lejohen të përkeqësohen, si në Britani, ku qeveria po shkurton taksat përpara zgjedhjeve.

Në mënyrë të ngjashme, nëse nuk zgjerohet infrastruktura për të akomoduar të ardhurit, emigrimi rrezikon të provokojë një kundërpërgjigje nga popullata vendase. Kjo është shumë e dukshme në rastin e banesave, ku oferta kufizohet me rreptësi në zona që po përjetojnë një rritje të emigrimit.

Emigrantët, si vendasit, kanë nevojë për vende për të jetuar, gjë që rrit nxitjen për të ndërtuar. Të mirëpresësh të ardhurit e rinj, do të thotë shumë më tepër sesa thjesht t’i lejosh ata të hyjnë në vend.

Marrë nga Monitor

emigracion perendim ekonomi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje