LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Kapen 3 makina me 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohen shoferët, një shpallet në kërkim

Mësohet se këta tre persona së bashku me një të katërt të shpallur në kërkim, po transportonin emigrantë të paligjshëm. 

18 Qershor 2023, 12:05 Nga I.A
EMRAT/ Kapen 3 makina me 13 emigrantë të paligjshëm,
Policia

SARANDË- Tre persona janë arrestuar në Sarandë pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Mësohet se këta tre persona së bashku me një të katërt të shpallur në kërkim, po transportonin emigrantë të paligjshëm. 

I riu që është shpallur në kërkim po lëvizte me automjet para tre makinave me emigrantë për të monitoruar rrugën për shkak të policisë. Tre personat me emrat Eduart Kërçiku, Elion Bakalli, Bernard Karaje u arrestuan në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Ish-miniera e Kripës”, Finiq. Ndërkohë që në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre Leonard Celiku.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 8”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Gjirokastër dhe me Frontex-in. Transportonin me 3 automjete, kundrejt pagesës, 13 emigrantë që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, vihen në pranga 3 shtetas. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, i cili lëvizte me automjetin e tij, para 3 automjeteve me emigrantët, për të monitoruar rrugën, për prezencën e shërbimeve të Policisë. Njëri prej të arrestuarve, përsëritës për këtë veprimtari kriminale, aktualisht me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”.

Sekuestrohen 3 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe automjeti tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Gjirokastër dhe me Frontex-in, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 8”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Ish-miniera e Kripës”, Finiq, u arrestuan shtetasit E. K., 26 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. B., 23 vjeç dhe B. K., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Po në kuadër të këtij operacioni u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të këtyre 3 shtetasve, shtetasit L. C., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka braktisur automjetin me të cilin lëvizte. Punohet për kapjen e tij. Të 4 këta shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të kryer transportimin kundrejt pagesave, të 13 emigrantëve, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme. Shtetasit E. K., E. B. dhe B. K. drejtonin përkatësisht automjetet tip “BMW”, “Volksawagen” dhe “Skoda”, me të cilët transportoheshin emigrantët, ndërsa shtetasi L. C. (i shpallur në kërkim pas identifikimit nga shërbimet e Policisë) lëvizte me automjetin e tij, me qëllim monitorimin e rrugës, për të shmangur shërbimet e Policisë. 4 automjetet e përdorura nga këta shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe celularët e tyre, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

leonard celiku eduart kërçiku elion bakalli bernard karaje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj