Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
•Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin Madanaj në Gjakovë. •Blerim dhe Haxhi Islamaj janë dy vëllezërit që mbetën të vrarë mbrëmjen e sotme. •Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, tha se i dyshuari për vrasjen u arrestua. •Njëri prej vëllezërve ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri rrugës duke u transportuar për në spital. •Motivi i vrasjes dyshohet të jetë për shkak të pronës.
4 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Vihet në pranga autori i vrasjes së dy vëllezërve në Gjakovë, Gjergj Gjoka. Arrestimi i tij është bërë në fshatin Zllakuqan të Klinës. 'Indeksi online' ka siguruar foton e autorit, i cili u mori jetën një ditë më parë dy vëllezërve Haxhi dhe Blerim Islamajn në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Lajmin është konfirmuar edhe nga Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës në Gjakovë. Ai ka thënë se i dyshuari është gjetur i plagosur.

“Ai është jashtë rrezikut për jetë. Por intervistomi ka qenë i pamundur”, ka thënë Graishta teksa tregoi që i dyshuari për merr trajtim mjekësor.
Gjokaj fillimisht shkoi në spital në Klinë, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar, por që më pas është arrestuar nga Policia në Zllakuqan
Vrasja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në orën 20:20 dhe sipas raportimeve të Policisë motivet dyshohen të jenë për shkaqe pronësore. /Dosja.al
KOSOVË- Blerim dhe Haxhi Islamaj janë dy vëllezërit që mbetën të vrarë mbrëmjen e sotme në fshatin Madanaj të Gjakovës. Sheremet Elezaj, i cili është zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës tha për "Indeksonline" se i dyshuari për vrasjen ndodhet në arrati.
”Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë, dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj, të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, u shpreh ai.
Më herët u raportua se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për shkak të pronës.
KOSOVË- Mediat në Kosovë raportuan për një vrasje të dyfishtë në Gjakovë. Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Madanaj.
Rasti është konfirmuar edhe nga drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
“Ashtu e kemi informatën. Janë dy vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, u shpreh ai.
Burime të "Indeksonline" bëjnë me dije se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për shkak të pronës. Viktimat janë vëllezërit Islami.
KOSOVE- Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Madanaj të Gjakovës, ku dy vëllezër kanë vdekur në rrethana ende të paqarta. Këtë rast të rëndë e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Ai ka bërë të ditur se humbja e jetës së dy vëllezërve është konstatuar nga mjekët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, ku njëri nga vëllezërit ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00. Policia ka marrë informatën se bëhet fjalë për dy vëllezër, njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, tha Graishta.
Policia tashmë ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po bëhen ekzaminimet e nevojshme.