LIVE UPDATES
Bota

Erdogan nis turneun në Gjirin Persik për marrëveshjen e grurit

17 Korrik 2023, 14:07 Nga f.i
Erdogan nis turneun në Gjirin Persik  për marrëveshjen e grurit
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Rusisë do të angazhohen në diskutime në lidhje me marrëveshjen e grurit të Detit të Zi të hënën. Ai shprehu optimizëm se kjo çështje mund të përparojë edhe pse Moska mori vendim për të pezulluar marrëveshjen.

Erdogan, i cili udhëton të hënën në Arabinë Saudite në një turne me tre ndalesa në shtetet e Gjirit Persik për të kërkuar mundësi tregtare dhe investimesh për ekonominë e Turqisë, tha se do të diskutojë marrëveshjen, përfshirë eksportin e plehrave ruse, me Putinin kur ata të takohen personalisht në gusht.

“Shpresoj se me këtë diskutim, ne mund të bëjmë një përparim dhe të vazhdojmë rrugën tonë pa pushim,” tha Erdogan, duke folur me gazetarët.

Sipas Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë të Turqisë, Erdogan do të mbërrijë në Xhedah i shoqëruar me rreth 200 biznesmenë. Ai pritet të takohet me Mbretin Salman dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman. Gjatë udhëtimit tre-ditor të Erdoganit janë organizuar forume biznesi në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Shpresojmë të përmirësojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin tonë në shumë fusha. Ne do të fokusohemi në investimet e përbashkëta dhe iniciativat tregtare që do të realizohen në periudhën e ardhshme”, u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll përpara se të nisej.

Vizita vjen në kohën kur qytetarët e Turqisë janë goditur me rritje të taksave të produkteve dhe karburantit, të cilat ministri i Financave, Mehmet Simsek, ka thënë se janë të nevojshme për të rivendosur disiplinën fiskale dhe për të ulur inflacionin. Muajin e kaluar, banka qendrore turke njoftoi një rritje të madhe të normave të interesit, duke sinjalizuar një zhvendosje drejt politikave ekonomike më konvencionale pas kritikave se qasja e normës së ulët të Erdoganit e kishte përkeqësuar krizën e kostos së jetesës.

Ankaraja kohët e fundit ka rivendosur marrëdhëniet me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, pas një përçarjeje të gjatë dhjetëvjeçare. Çarja e raporteve ndodhi pas Pranverës Arabe të vitit 2011 dhe mbështetjes së Turqisë për Vëllazërinë Myslimane, e konsideruar si një kërcënim nga disa monarki të Gjirit.
Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Turqisë rreth 20 miliardë dollarë kohët e fundit, ndërsa Arabia Saudite depozitoi 5 miliardë dollarë në Bankën Qendrore të Turqisë në mars.

Disa ditë pasi Erdogan fitoi zgjedhjet presidenciale muajin e kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje tregtare me vlerë 40 miliardë dollarë për pesë vitet e ardhshme. Erdogan do të takohet me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, në Doha të martën përpara se të takojë udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi të mërkurën.

Marrë nga REL

rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj