LIVE UPDATES
Bota

Erdogan si Putin: Nuk ka koncept LGBTI për ne, është material i një aleance satanike

Presidenti turk, duke folur për forcimin e strukturave familjare, foli për “material të një aleance satanike”, duke iu referuar komunitetit LGBTI, ndërsa e karakterizoi si “kërcënimin më të madh sot, politikën e aseksualitetit, të promovuar nga komunitetet globale të pushtetit”. 

27 Tetor 2023, 08:08 Nga A.B
Erdogan si Putin: Nuk ka koncept LGBTI për ne, është material i
Erdogan

TURQI- Pas Vladimir Putin, i cili në Rusi ndaloi me ligj ndryshimin e gjinisë dhe vendosi të krijojë një institut për studimin psikiatrik të personave LGBTI, "partneri" i tij, Tayyip Erdogan, erdhi për të shprehur kundërshtimin e tij ndaj "konceptit të personave LGBTI" gjatë një fjalim në një konferencë familjare në Ankara.

Presidenti turk, duke folur për forcimin e strukturave familjare, foli për “material të një aleance satanike”, duke iu referuar komunitetit LGBTI, ndërsa e karakterizoi si “kërcënimin më të madh sot, politikën e aseksualitetit, të promovuar nga komunitetet globale të pushtetit”. 

“Kur e shikojmë çështjen e familjes, duhet ta shikojmë çështjen më gjerë dhe jo si një strukturë e thjeshtë e prindërve dhe fëmijëve. Ne duhet të jemi vigjilentë ndaj përpjekjeve që do të dobësojnë strukturën e fortë familjare të kombit mysliman turk. Qasja jonë si shtet është në këtë drejtim. Nuk ka asnjë koncept si ai i LGBTQI në partinë tonë. Le ta lëmë konceptin LGBTQI të jetë materiali i një aleance satanike. Nuk e kemi në parimet tona, sepse familja është një strukturë e shenjtë për ne”, tha presidenti turk.

Në një pikë tjetër ai tha: “Kërcënimet ndaj institucionit të familjes nuk kufizohen vetëm me atë që kemi parashikuar. Kërcënimi më i madh në kohët e fundit është politika e mungesës së gjinisë, e promovuar nga komunitetet globale të pushtetit. Qëllimi i lëvizjeve perverse është institucioni i familjes. Ajo që është më e keqja është se kjo është bërë një imponim global. Jemi përballë një tiranije globale ku kritikat heshtin, disidentëve u mohohet e drejta për jetë, disidentët shtypen ekonomikisht dhe politikisht dhe një grusht pakicash përpiqen të skllavërojnë miliarda njerëz. Është detyra jonë të mbrojmë familjen nga rreziqet që shkojnë përtej fëmijëve tanë. Turqia nuk do të përkulet para këtyre imponimeve. Ne nuk do t'i lëmë fëmijët tanë në duart e këtyre perversëve. Nuk do të lejojmë që struktura jonë familjare të dinamitohet. Ne kemi një popullsi prej 85 milionë banorësh, por duam edhe më shumë…”/Dosja.al

erdogan

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...