20 Nëntor 2024, 14:33
Nga r.ll
rexhep tajip erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e kundërshton vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë, duke thënë se do ta ndezë konfliktin edhe më shumë, tha zyra e tij të mërkurën.
Të martën, Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia dha në ditën e 1.000-të të luftës.
Në ditën e njëjtë, presidenti rus Vladimir Putin e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë, duke e ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore nga Moska si përgjigje ndaj sulmeve nga një armik që përdor armë konvencionale.
“Hapi i Bidenit do të interpretohej si lëvizje për ta ndezur luftën dhe për t’u siguruar që ajo nuk mbaron kurrë, por vetëm përhapet”, tha Erdogani për gazetarë në avion duke u kthyer në Turqi nga Brazili, ku mori pjesë në samitin e G20-ës.
“Ky hap, jo vetëm që do ta përshkallëzojë konfliktin, por do të nxisë përgjigje ma të fuqishme nga Rusia”, tha ai, duke u bërë thirrje Moskës dhe Kievit të vetëpërmbahen.
Turqia, anëtare e NATO-s, thotë se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, dhe e ka dënuar pushtimin rus, si dhe i ka dhënë Kievit mbështetje ushtarake.
Por, Turqia, fqinj i Rusisë dhe Ukrainës i Detin e Zi, i kundërshton gjithashtu edhe sanksionet e Perëndimit kundër Moskës, me të cilën ka marrëdhënie të rëndësishme në fushat e turizmit, mbrojtjes dhe energjisë./REL
rexhep tajip erdogan
Bota
20 Nëntor 2024, 13:36
r.ll
foto ilustruese
IRAN- Autoritetet iraniane janë duke i përdorur ekzekutimet si “mjet frike”, posaçërisht kundër paki...
Bota
20 Nëntor 2024, 13:07
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Luftë, konflikte,dobësim ekonomik: Rreziqet për eurozonën janë aktualisht shumë të mëdha....
Bota
20 Nëntor 2024, 12:25
r.ll
foto ilustruese
BJELLORUSI- Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Bjellorusisë ka dënuar vendimin e Joe Biden p&eu...
Bota
20 Nëntor 2024, 11:37
r.ll
joe biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka miratuar furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë...
Bota
20 Nëntor 2024, 09:07
N.F
Linda McMahon dhe Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump njoftoi të martën se kishte zgjedhur bashkëkryetaren e t...
Bota
20 Nëntor 2024, 08:25
N.F
Foto ilustruese
DET I KUQ- Rebelët Houthi të Jemenit dje morën përgjegjësinë për një sulm në një...
Bota
20 Nëntor 2024, 08:33
r.ll
Volodymyr Zelenskyy dhe ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius
UKRAINË- Është një software, që i dallon këta dronë...
Bota
20 Nëntor 2024, 08:09
N.F
Putin dhe Trump
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin duket i hapur për negociata me Donald Trump në mënyrë që të arrihet nj&e...
Bota
20 Nëntor 2024, 07:59
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Një linjë speciale telefonike e mbajtur e hapur për të zbutur krizat midis SHBA dhe Rusisë nuk po përdo...
Bota
20 Nëntor 2024, 07:49
N.F
Foto ilustruese
KINË- Një vajzë humbi jetën tragjikisht në një qendër tregtare në Kinë, pasi rr...