Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ujdia, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, ia mundësonte Ukrainës të eksportojë drithëra përmes porteve të saj në Detin e Zi, por përfundoi muajin e kaluar kur Moska u tërhoq nga ajo.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje homologut të vet rus, Vladimir Putin, të mërkurën, të mos i përshkallëzojë më shumë tensionet, pasi Moska i sulmoi me dronë objektet jetike për eksportimin e drithërave nga Ukraina. Erdogani luajti rol kyç në ndërmjetësimin e marrëveshjes tashmë të prishur për eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, dhe e ka pozicionuar veten si ndërmjetësues në konflikt.
Lideri turk tha se “nuk duhet të merret asnjë hap i cili do t’i përshkallëzonte tensionet në luftën Rusi-Ukrainë”.
Ai e nënvizoi rëndësinë e marrëveshjes së drithërave, të cilën ne quajti “ura për paqe”, thuhet në një komunikatë për media të Presidencës turke. Ujdia, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, ia mundësonte Ukrainës të eksportojë drithëra përmes porteve të saj në Detin e Zi, por përfundoi muajin e kaluar kur Moska u tërhoq nga ajo.
Sulmet ruse me dronë i kanë dëmtuar objektet e drithërave në portet e Ukrainës, Odesa dhe Izmail, gjatë natës, thanë autoritetet ukrainase më 2 gusht. Si pasojë e sulmeve ruse, një depo drithi, silose drithi dhe magazina tjera drithi u dëmtuan apo shkatërruan, thanë prokurorët ukrainas. Erdogani i tha Putinit se pasiviteti afatgjatë i marrëveshjes së drithërave “nuk do t’i bëjë dobi askujt”, dhe se vendet në nevojë do të vuanin më së shumti, sipas Presidencës turke.
Erdogani tha, gjithashtu, se çmimet e drithërave që ranë për 23 për qind sa ishte në fuqi marrëveshja, u rritën për 15 për qind gjatë dy javëve të fundit. Ai u zotua se Turqia do t’i vazhdojë me këmbëngulje “përpjekjet intensive” dhe diplomatike për ta kthyer në fuqi marrëveshjen.
Dy liderët po ashtu u pajtuan për një vizitë të Putinit në Turqi, sipas zyrës së Erdoganit, e cila nuk tregoi ndonjë datë të caktuar, megjithatë./REL
Kompjuteri Apple Një kompjuter i vjetër i Apple i nënshkruar nga bashkëthemeluesi i kompanisë Steve Wozniak ka dalë në s...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë 40 ditë arrest me burg për ish-ushtarin e UÇK, Dritan Goxhaj.&...
foto ilustruese RUSI- Rusia ka nisur stërvitjet e planifikuara në Detin Baltik, mes tensioneve në rritje me fqinjët e saj europian...
Dritan Goxhaj TIRANË- Dy ditë nga arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj i cili u ndalu të hënën ...
Donald Trump SHBA- Ndaj Donald Trumpit, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), është ngritur aktakuzë për komp...
TURQI- Erdogan dhe Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike mëngjesin e së mërkurës, ku fokusi kryesor ishte marr&eu...
pamje nga vendngjarja RUSI- "The Sun” ka nxjerrë disa foto të papublikuara më parë, që zbulojnë ndërtesat e brakti...
Foto ilustruese SERBI- Rrëfimi i një banori të Novi Sadit në një grup në Facebook kushtuar pushimeve në Shqipëri u ...
foto ilustruese NIGERI- Qytetarët e huaj pritën në radhë në aeroportin e Nigerit të mërkurën në mëng...
foto ilustruese AFRIKË- Mijëra gra në Afrikë do të vdesin gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmij&eum...