LIVE UPDATES
Bota

Escobar dhe Lajçak diskutojnë situatën në Kosovë dhe rajon me ambasadorët e NATO-s

Ata gjatë vizitës së tyre të përbashkët në selinë e NATO-s kanë pasur takim edhe me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

10 Janar 2023, 10:41 Nga k.m.
Escobar dhe Lajçak diskutojnë situatën në Kosovë dhe
Foto ilustruese

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, kanë folur të hënën para ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel në një takim joformal të Këshillit të NATO-s.

Ata gjatë vizitës së tyre të përbashkët në selinë e NATO-s kanë pasur takim edhe me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana. Sipas njoftimeve nga NATO, takimet e tyre kanë qenë pjesë e konsultimeve të rregullta për situatën në Kosovë dhe zhvillimet e përgjithshme në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.

“Zëvendëssekretari i përgjithshëm [i NATO-s] Geoana nënvizoj përpjekjet intensive të Aleancës së NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të ulur tensionet e fundit, posaçërisht në veri të Kosovës. Ai po ashtu ka nënvizuar mbështetjen kyçe që ka dhënë misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dhe Misioni i BE-së në për sundim të ligjit (EULEX) në heqjen e suksesshme të barrikadave në rrugë, që ndihmojë në kthimin e plotë të lirisë së lëvizjes në tërë territorin e Kosovës,”- thuhet në njoftimin e lëshuar nga NATO pas këtyre takimeve.

“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka kapacitete dhe personel për të vazhduar implementimin e mandatit të OKB-së në tërësi dhe në baza ditore, në dobi të të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo kontribuon në sigurinë në Kosovë dhe në stabilitetin përgjatë tërë rajonit”, thuhet në këtë njoftim.

Për 20 ditë me radhë, në dhjetorin e vitit të kaluar, grupe të serbëve lokalë bllokuan rrugët në veri të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës. Dejan Pantiç, sipas autoriteteve, dyshohet për organizimin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Por, vendimi i autoriteteve gjyqësore në Kosovë më 28 dhjetor për t’ia ndërruar Pantiqit masën e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak, hapi rrugë heqjes së barrikadave. Pas kësaj, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë deklaruan se kërkesat e tyre për heqjen e barrikadave ishin plotësuar. Në njoftimin e NATO-s është shprehur edhe njëherë mbështetja e kësaj Aleance për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

“NATO po ashtu vazhdon të mbështes dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës – si platformën kryesore për të ndërtuar paqen e qëndrueshme dhe sigurinë në gjithë rajonin dhe për të gjitha përpjekjet që kanë për qëllim avancimin e integrimit Euro-atlantik të rajonit të Ballkanit Perëndimorë,”- thuhet në njoftimin e NATO-s.

Në fund të kësaj komunikate të NATO-s thuhet se “gjatë vizitës së tyre, Escobar dhe Lajçak njoftuan ambasadorët e NATO-s për përpjekjet e tyre të forcuara të përbashkëta diplomatike dhe angazhimin me të gjitha palët në rajon”.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja që nga viti 2011. Negociatat mbështeten edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Procesi i dialogut është thënë se synon të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Por, palët kanë dallime edhe sa i përket përfundimit të dialogut. Kosova kërkon që një marrëveshje eventuale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, ndërkaq Serbia është shprehur se dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL

gabriel escobar miroslav lajçak mircea geoana

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj