E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.
SHBA-
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.
“Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë më 28 shkurt.
I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.
“Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”.
Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të Brukselit, kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Por, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se marrëveshja e fundit nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia insiston në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një asociacionin njëetnik, që thotë se do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit.
Zyrtarët e lartë amerikanë më herët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë formimin e një Republike Sërpska në Kosovë. Përballë presionit të bashkësisë ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shkurt të këtij viti paraqiti gjashtë kushte për formimin e këtij organi.
Ai ka kërkuar që Asociacioni të mos jetë njëetnik, ta ndryshojë emrin dhe të mos ketë pushtet ekzekutiv. Escobar ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta zbatojnë marrëveshjen për të cilën kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.
“Shpresojmë të mos përdorim shkopinj, por karota. Dhe ato janë të qarta. Jo vetëm që ato i afrohen marrëdhënies paqësore, por edhe u hapet rruga drejt integrimeve evropiane. Shpresojmë që të dyja palët do të zbatojnë obligimet”, ka thënë Escobar.
I pyetur për sfidat e mundshme në zbatim të marrëveshjes, Escobar ka thënë se disa janë politike, të tjerat administrative.
“Nuk dua të komentoj për diskutimet e së ardhmes, por marrëveshja bazike i parasheh hapat drejt normalizimit. Ka pengesa, por ka edhe mundësi. Shpresoj që do të gjejmë mënyra për ta zbatuar në tërësi, përfshirë edhe atë për Asociacionin, dhe disa çështje tjera siç janë ato për targat, diplomat, e të tjera”.
Në propozimin e pranuar, Kosova dhe Serbia konfirmojnë se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut që janë arritur më parë. Escobar ka thënë se SHBA-ja e mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, por nuk është pjesë e saj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e 27 shkurtit, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve.
Blloku evropian ka thënë se palët kanë shprehur gatishmëri që të punojnë në zbatimin e propozimit evropian, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve. Blloku evropian ka thënë se zbatimi i propozimit do të bëhet përmes diplomacisë fluturuese, përkatësisht përmes udhëtimeve që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
BE-ja ka thënë se pret që puna për zbatimin e marrëveshjes të finalizohet para takimit të radhës të Këshillit Evropian, që mbahet më 23-24 mars. SHBA-ja ka mbështetur propozimin evropian, që fillimisht u ishte dorëzuar palëve në shtatorin e vitit të kaluar. Escobar ka thënë se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për SHBA-në dhe ajo dëshiron të shfrytëzojë lidhjet e mira me këto shtet për të krijuar raporte të mira mes këtyre shteteve të rajonit.
Marrë nga REL
Angela Merkel GJERMANI- Me flokë të fryrë, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është parë mëngjesin e sot&eu...
Gardhi FINLANDË- Në Finlandë ka nisur ndërtimi i gardhit në kufirin me Rusinë. Punëtorët kanë nisur tashm...
Ministri i Punëve tëJashtme, Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka t...
Joe Biden SHBA- Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë dhe kongresmeni republikan Ronnie Jackson ka bërë një deklaratë...
Giorgia Meloni ITALI- Ekipet e shpëtimit nxorrën një trup tjetër nga deti të martën, duke e çuar numrin e të...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin sot ka marrë pjesë në një takim të bordit të Shërbimit Federal t...
Peter Stano KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë e kan&eu...
Ana Brnabiç SERBI- Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiç ka folur për Asociacioni e Komunave me S...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar si një moment pozitiv për procesin e dialogut, takimin...
Aleksander Vucic Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është vendosur në shënjestër të kritikave t&...