LIVE UPDATES
Bota

Escobar diskuton me politikanët serbë në Kosovë për çështjen dinarin

Siç njoftoi Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, ata i kanë thënë Escobarit se vendimet e Qeverisë së Kosovës kërcënojnë të drejtat themelore të njeriut për pjesëtarët e komunitetit serb.

13 Mars 2024, 21:21 Nga S.N
Escobar diskuton me politikanët serbë në Kosovë për
Gabriel Escobar

KOSOVË- I dërguari i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 13 mars është takuar me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë, me të cilët ka biseduar për problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti serb.

Siç njoftoi Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, ata i kanë thënë Escobarit se vendimet e Qeverisë së Kosovës kërcënojnë të drejtat themelore të njeriut për pjesëtarët e komunitetit serb.

Në këtë kontekst, kjo parti ka përmendur rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb, ndalimin e importit të mallrave nga Serbia dhe ardhjen në pushtet të kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës majin e vitit të kaluar, pasi serbët kishin bojkotuar zgjedhjet lokale të mbajtura atë vit.

Ndërkaq, Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Popullore Serbe tha se është “inkurajuar” nga qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj vendimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës dhe se ka marrë “garanci nga Escobari se gjërat do të ndryshojnë në favor të komunitetit serb.

“Ne presim hapa edhe më seriozë, para së gjithash që situata të qetësohet, që më në fund popullit tonë t'i sigurohen kushte minimale për një jetë normale”, tha Stojanoviç pas takimit me Escobarin për radion lokale Kim.

Udhëheqësi i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, po ashtu tha për këtë media se me Escobarin ka biseduar kryesisht për rregulloren e BQK-së, e cila parasheh euron si valutën e vetme për pagesa me para të gatshme në Kosovë. Partia e Serbëve të Kosovës sipas një njoftimi, tha se lideri i saj Aleksandar Jabllanoviç, i ka treguar Escobarit për situatën e vështirë dhe të padurueshme në të cilën ndodhet populli serb në Kosovë.

“Në takim, Escobar përcolli shqetësimin e Qeverisë së tij për fatin dhe jetën normale të serbëve dhe premtoi se pozita e serbëve në Kosovë dhe të drejtat e tyre është aktualisht prioriteti më i lartë i Ambasadës amerikane në Kosovë dhe Departamentit amerikan Shtetit në marrëdhëniet me Kosovë”, tha zëdhënësi i kësaj partie.

BQK-ja ka nisur zbatimin e kësaj rregulloreje më 1 shkurt dhe kjo ka vështirësuar pagat dhe shtesat që marrin serbët në Kosovë nga buxheti i Serbisë, që e marrin në dinarë. “Biseda me Escobarin ishte inkurajuese”, tha Arsenijeviç.

Më herët gjatë 13 marsit, në nisje të vizitës së tij në Kosovë emisari amerikan u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai deklaroi se në ditët në vijim në Kosovë “do të takohem me shumë njerëz sepse ka shumë punë që duhet të bëhen”. Gjatë ditës, ai po ashtu u takua me partitë opozitare në Kosovë.

Çështja e dinarit serb dhe tema të tjera pritet që Escobar t’i diskutojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të enjten. Para nisjes së vizitës në Kosovë, Escobar deklaroi se vendimi i autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb ishte “katastrofik” dhe “jokompetent”. Ai tha se SHBA-ja nuk e konteston legjitimitetin e vendimit, por ka probleme me mënyrën e zbatimit dhe ndikimin që rregullorja e BQK-së ka në komunitetin serb.

Çështja e dinarit ishte edhe temë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel. Por, takimi përfundoi pa rezultat konkret dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsllav Lajçak, tha se ka nevojë për mbajtjen e takimeve shtesë.

Kosova thotë se çështja e dinarit është një çështje teknike dhe nuk duhet të diskutohet në dialogun për normalizimin e raporteve, ndërkaq Serbia kërkon që të gjendet një zgjidhje politike.

Marrë nga REL

gabriel escobar kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj