LIVE UPDATES
Bota

Escobar: Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do të ketë dhunë

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media në Ambasadën amerikane në Beograd.

26 Gusht 2022, 17:48 Nga I.A
Escobar: Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do të ketë
Gabriel Escobar

SERBI- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi këtë javë, është për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media në Ambasadën amerikane në Beograd. Escobar ka thënë se dëshiron që të dyja palët të zotohen se nuk do të ketë dhunë.

“Dialogu nuk është klinikisht i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Në të njëjtën kohë, dialogu do të vazhdojë. Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit”, ka thënë ai.

“Ne u kemi thënë liderëve të Kosovës dhe Serbisë se ne presim që çështja e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese të jetë në agjendën e takimit të radhës, ne nuk presim që të arrihet marrëveshje atëherë, mirëpo natyrisht që presim të jetë në agjendë”.

Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak kanë vizituar këtë javë Kosovën dhe Serbinë, me qëllim të shmangies së tensioneve mes dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq janë takuar më 18 gusht në Bruksel, por takimi nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret.

Takimet e tyre janë mbajtur pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës më 31 korrik, meqë serbët lokalë kanë vënë barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj hapit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011.

Serbia e ka zbatuar nga fillimi, Kosova jo.

Si pasojë e tensioneve, Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator.

Escobar ka thënë se faktori ndërkombëtar do të vazhdojë të kërkojë nga të dyja palët që të garantojnë paqe dhe stabilitet.

“Agjenda e dialogut është krijuar nga përfaqësuesi i BE-së. Çështja më e rëndësishme është zotimi i liderëve, dhe këtë e kemi marrë nga ata, roli ynë është që ata të zbatojnë këto zotime në mënyrë që të arrihet marrëveshja”.

Përgjatë konferencës, Escobar ka thënë se shpreson që më 1 shtator, të mos ngarkohet jetesa e banorëve në veri të Kosovës dhe ata të jetojnë në paqe.

“Shpresoj se ata nuk do të kenë nevojë për procedura administrative shtesë për të shkuar në shtëpitë e tyre. Besoj se do të mund të arrijmë këtë gjë”.

Ai ka përmendur nevojën e ndërtimit të besimit.

“Mund t’i them publikut në Serbi që kemi dëgjuar shqetësimet e tyre. Në disa raste ka shumë retorikë që nuk na ndihmon, mirëpo në shumicën e rasteve ka shqetësime serioze për serbët në Kosovë. Ka mungesë të madhe besimi, dhe ne jemi duke punuar në ndërtim të tij”.

Sa u përket bisedimeve, ai ka thënë se ato kanë qenë të vështira.

“Bisedimet kanë qenë të vështira, sepse është dashur të bëhen shumë kompromise nga të dyja anët. Ka qenë proces i vështirë, sepse ekzistojnë dallime të mëdha në pikëpamjet e palëve negociuese. Kam parë gatishmëri për të gjetur zgjidhje, dhe për të krijuar besim në proces, por edhe nga ana e BE-së që të jetë ndërmjetësuese e vërtetë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur më 24 gusht se do t'i përmbahet vendimit për targa dhe dokumente serbe.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në Prishtinë, Kurti është i vendosur që zbatimi i vendimit të mos shtyhet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në orët e para të së premtes se shpreson në një zgjidhje kompromisi me Kosovën, për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më 17 gusht se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Stoltenberg ka thënë se situata në terren është përmirësuar, ndonëse misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit.

“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale”.

I dërguari amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të koordinohen me BE-në për Ballkanin Perëndimor, meqë, sipas tij, kjo formulë ka rezultuar e suksesshme.

“Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara. Kemi bërë shumë përpjekje për stabilizim të rajonit. Ne pajtohemi me BE-në që çdo rezultat i suksesshëm që ka dalë prej Marrëveshjes së Dejtonit e deri tek ato të ditës së djeshme, të jenë të koordinim mes SHBA-së dhe Evropës”.

Sipas tij këto përpjekje të shtuara i ka bërë më urgjente lufta e Rusisë në Ukrainë.

“Është shumë e qartë se ekzistojnë kërcënime për Evropën dhe komunitetin euro-atlantik brenda Evropës. Andaj na duhet të jemi të fokusuar në stabilitetin e gjithë kontinentit, dhe kjo pjesë e kontinentit ka nevojë për shumë vëmendje”.

I pyetur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ai ka thënë se bashkë me Lajçakun kanë pasur pritje që kjo çështje të diskutohej në takimin e 18 gushtit mes Kurtit dhe Vuçiqit.

“Qeveria e Kosovës ka thënë se ekzistojnë disa kufizime kushtetuese se çka mund të zbatojnë. Qëndrimi ynë është që ajo duhet të bëjë propozime. Nëse nuk i pëlqen propozimi i Serbisë, atëherë ajo duhet ta ketë propozimin e vet. Ka modele evropiane për mbrojtje të minoriteteve që do të mund të zbatoheshin për Asociacionin dhe që do t’iu ndihmonin palëve në rrugën përpara".

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë Marrëveshjet e arritura për çështjen e Asociacionit. Dy vendet kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. Përveç saj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Marrë nga REL

gabriel escobar escobar dhe lajçak ne serbi

Sondazh

Poll
Bota 26 Gusht 2022, 17:32 e.k

'E ardhmja e Erdoganit e varur tek Rusia'

Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin TURQI- Turqia po thellon marrëdhëniet tregtare me Rusinë pavarësisht sanksioneve perë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj