LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e RMV-së, Vuçiç jo optimist, mesazhi i fundit i Borrell: Mundësi që s’duhet humbur

• Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, aty ku siç është planifikuar, do të zhvillohet takimi i rëndësishëm në kuadër të raundit të dytë të bisedimeve për planin e propozuar nga BE me 11 nene që synon të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Përmes një deklarate zyrtare nga BE, bëhet e ditur se të dy liderët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, i cili do të fillojë në orën 10:00. Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime me secilin nga liderët, duke filluar nga ora 10:30. Më pas, do të ketë një takim trepalësh. Takimi do të fokusohet në finalizimin për zbatimin e aneksit të planit evropian për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrell. • Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka thënë sot nga Ohri se ky takim është i rëndësishëm dhe mundësi që nuk duhet humbur. •Ky raund synon të finalizohet me nënshkrim të planit të BE nga ana e liderëve me vëzhgim të dërguari të Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe dy zyrtarve të tjerë të BE-së të vendosur për këtë çështje. Zyrtari i lartë amerikan gjithashtu po udhëton në Ohër, ku do të luajë rolin e vëzhguesit në këto takime. • Nga ana tjetër, Vuçiç ka dhënë sot një deklaratë të fundit para takimit, ku nuk ndryshon qëndrimet e tij lidhur me atë se çka do të vendosë nesër. • Ai tha se nuk po udhëton në raundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga BE me asnjë lloj mesazhi dhe se gjithçka që ai kishte për të thënë, ua thatë dërguarve të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tyre të fundit në Beograd.

15 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kurti bisedë telefonike me Chollet: I bëra me dije se jemi të përkushtuar që takimi në Ohër të përfundojë me sukses

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Albin Kurti dhe Derek Chollet

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Ohri ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Përmes një postimi në 'Twitter', Kurti ka bërë me dije se me Cholletin biseduan për rëndësinë e takimit në Ohër ditën e nesërme dhe përkushtimin e Kosovës që ky raund i dytë i bisedimeve të përfundojë me sukses. 

Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar Kurti. 

Takimi në Ohër 

Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit. Escobar më 17 mars në Prishtinë u takua me krerët shtetërorë dhe u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Escobar, tha se në Ohër delegacioni i Kosovës udhëton me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë. Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

3 VITE ME PARE

Plani i BE-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi/ Nisin protestat në Serbi, THIRRJET: “Kosova është Serbi”, “Serbia, Rusia”

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Protestë në Serbi

SERBI- Me  sloganin “Jo kapitullimit” dhe thirrjet “Kosova është Serbi”, sonte (17 mars) në Beograd u mbajt protesta kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Një grup personash të maskuar, disa prej të cilëve kishin të veshura rroba me simbole të formacionit paramilitar rus, Wagner, mbajtën një mbishkrim ku thuhej: “Populli dhe kisha në mbrojtje të shtetit, kundër tradhtisë, kjo është zgjidhja e vetme”.

Protesta u mbajt një ditë para se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Disa mijëra persona, me ftesë të partive parlamentare të krahut të djathtë, u mblodhën para Kishës Shën Sava, prej ku vazhduan marshin drejt Presidencës së Serbisë.

Protestuesit brohoritën slogane të ndryshme sikurse “Ne nuk do ta japim Kosovën, “Kosova është Serbi” teksa folësit iu adresuan turmës para monumentit të Carit rus Nikolla II, që gjendet përballë ndërtesës së Presidencës serbe. Protestuesit po ashtu brohoritën “Serbia, Rusia, nuk na duhet blloku evropian” dhe “Serbia, Rusia”. Protesta u thirr nga partitë djathtiste parlamentare, Dverni, Zavetnici dhe koalicioni NADA.

Protestuesit valëvitën flamuj të Serbisë dhe brohoritën slogane kundër Bashkimit Evropian dhe thanë se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe është farsë”. Ata po ashtu kënduan këtë nacionaliste lidhur me Kosovën.

Kërkesa kryesore e protestuesve ishte refuzimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot, ne kemi një mesazh të vetëm, për të mbrojtur atdheun, pa simbole partiake, të gjithë janë të mirëseardhur”, tha Milica Gjurgjeviç-Stamenkovsi, kryetare e partisë djathtiste “Zavetnici”, raporton REL.

Emblema e njësisë paraushtarake ruse Wagner në krahun e një protestuesi në Beograd kundër planit evropian për Kosovën, 17 mars 2023. Protestuesit po ashtu kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të japë dorëheqje dhe të mbahen zgjedhje në të gjitha nivelet e pushtetit. Grupet parlamentare të krahut të djathtë kanë 34 nga 250 ulëse në Parlamentin serb.

Përfaqësuesit e këtyre partive kanë argumentuar se propozimi evropian është ultimatum që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këto parti po ashtu kanë raporte të ngushta me Rusinë dhe muajt e fundit, përfaqësuesit e partive djathtiste kanë vizituar Moskën. Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Serbia insiston që Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq Kosova kërkon që marrëveshja përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian e ndërmjetëson këtë proces, ndërkaq Shtetet e Bashkuara, ndonëse nuk janë palë e dialogut, e mbështesin atë./ REL 

3 VITE ME PARE

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, BE zbardh axhendën

 

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

 

MAQEDONI E VERIUT- Nesër më datë 18 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të dialogut mes dy vendeve. Përmes një deklarate zyrtare nga BE, bëhet e ditur se të dy liderët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, i cili do të fillojë në orën 10:00.

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime me secilin nga liderët, duke filluar nga ora 10:30. Më pas, do të ketë një takim trepalësh. Takimi do të fokusohet në finalizimin për zbatimin e aneksit të planit evropian për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrell.

Takimi në Ohër 

Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit. Escobar më 17 mars në Prishtinë u takua me krerët shtetërorë dhe u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Escobar, tha se në Ohër delegacioni i Kosovës udhëton me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë. Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

3 VITE ME PARE

Borrell jep detaje për takimin në Ohër: Nesër do të diskutojmë një version të konsoliduar të planit të BE-së duke iu referuar qëndrimeve Kurti-Vuçiç

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Josep Borrell

KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka dhënë detaje për takimin në Ohër që është planifikuar të mbahet nesër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevan Pendarovski, Borrell ka dalë në një konferencë për media ku ka thënë se ky takim është i rëndësishëm dhe një mundësi që nuk duhet humbur.

Ai gjithashtu ka deklaruar se Kosova dhe Serbia tashmë kanë shprehur qëndrimin e tyre për aneksin e implementimit të Propozimit evropian, për përmbajtjen e së cilës kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel. 

Dua të bëj një lloj përkujtimi të asaj se ku jemi dhe ku duam të jemi. Para tri javësh në Bruksel, Kurti dhe Vuçiç u darkoduan mbi propozimin e BE-së. Ata janë pajtuar që ky propozim do të jetë rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Janë pajtuar se do të takohen së shpejti për të finalizuar ankesin e zbatimit. Ky takim që do të mbahet nesër do të mbahet për të përcaktuar hapat konkret që duhet të ndërmerren në një periudhë kohore konkrete, çka duhet të bëhet, kur edhe si. Kemi një histori të gjatë të marrëveshjeve që nuk janë zbatuar kurrë. Të dyja palët kanë ofruar komentet e tyre për aneksin e zbatimit të marrëveshjes, ndërsa nesër do t’i diskutojmë dhe do të prodhojmë një version të konsoliduar të ankesit në bazë të këtyre komenteve dhe diskutimeve”, është shprehur Borrell.

Borrell gjithashtu ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia të arrijnë të pajtohen mbi rezultatin përfundimtar të këtyre diskutimeve.

Ky aneks i zbatimit do të jetë pjesë përbërëse e marrëveshjes. Nëse arrijmë ta bëjmë këtë do t’i vendosim marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në një shteg afatgjatë e stabil në tejkalimin e krizave që i kemi pasur të shpeshta në muajt paraprak”, është shprehur Borrell, duke shtuar se shpreson që të krijohet një momentum i ri për zgjerimin e BE-së.

Nesër në Ohër, Kosova dhe Serbia do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

3 VITE ME PARE

Nesër takimi në Ohër/ Blinken bisedë telefonike me Borrell: Momenti i duhur për të bërë hapa përpara

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Josep Borrell dhe Antony Blinken

MAQEDONI I VERIUT- Pak orë para takimit të rëndësishëm mes palëvë Kosovë-Serbi dhe zyrtarëve të BE-së, shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Sipas njoftimit zyrtar të BE-së, bëhet me dije se Borrell e informoi Sekretarin Blinken për zhvillimet e fundit lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku theksoi pritshmëritë e tij për takimin e Ohrit dhe nënvizoi rëndësinë e progresit në Dialog për aspiratat evropiane të të dyja vendeve. Sipas njoftimit, Borrell ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të qartë të SHBA-së për përpjekjet e BE-së, veçanërisht për marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të qartë të SHBA-së për përpjekjet e BE-së, veçanërisht për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe për procesin në prag të takimit të nivelit të lartë që Përfaqësuesi i Lartë po takohet me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti këtë të shtunë”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, BE bën të ditur se edhe Borrell por edhe Blinken janë dakorduar se ky është momenti i duhur për të bërë hapa të rëndësishëm përpara në interes të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

Të dy ranë dakord se ky ishte momenti i duhur për të bërë hapa të rëndësishëm përpara në interes të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”, thuhet në komunikatë.

Takimi në Ohër 

Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit. Escobar më 17 mars në Prishtinë u takua me krerët shtetërorë dhe u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Escobar, tha se në Ohër delegacioni i Kosovës udhëton me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë. Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

3 VITE ME PARE

Kurti nga Ohri: Jam gati për marrëveshje, Serbia kapitulloi njëherë në Kumanovë

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Ohër, aty ku do të mbahet takimi i dytë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarët e BE-së. Ai është shprehur optimist se marrëveshja do të arrihet. 

Jam i interesuar për një marrëveshje, po shkoj me vullnet të mirë, me qëllime të mira dhe besimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. S’mund të ketë kapitullim të Serbisë në Ohër, pasi që kjo ka ndodhur tashmë në Kumanovë më 9 korrik, 1999”, ka thënë Kryeministri Kurti për televizionin Alsat. 

Kurti, gjithashtu ka komentuar edhe deklaratat pesimiste të presidentit serb, Vuçiç.

Dëgjova deklaratat se çdo marrëveshje në Ohër është e refuzuar apriori. Nuk mendoj se kjo është një qasje konstruktive. Unë nuk them që nëse nuk ka nënshkrim, atëherë kemi nënshkruar një mosmarrëveshje, por nuk mund të them që edhe pa nënshkrim mund të quhet marrëveshje e njëmendtë. E përsëris se do të jem i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe se do të shkoj me vullnet, qëllim dhe besim të mirë, por sigurisht që nuk mund t’ia garantoj marrëveshjen palës tjetër”, theksoi Albin Kurti. 

Takimi në Ohër 

Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit. Escobar më 17 mars në Prishtinë u takua me krerët shtetërorë dhe u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Escobar, tha se në Ohër delegacioni i Kosovës udhëton me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë. Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

3 VITE ME PARE

Pak orë larg takimit të rëndësishëm, kryeministri Albin Kurti arrin në Ohër

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Kurti mbërrin në Ohër

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku nesër do të ketë një ditë të gjatë me takime. Kurti fillimisht do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell e i cili do të jetë i shoqëruar nga Miroslav Lajcak.

Ndërkohë pasi Borell e Lajcak të kenë përfunduar edhe takimin e tyre me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillohet takimi trepalësh Kurti-Vuçiç i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për finalizimin e Aneksit të Implementimit të planit franko-gjerman

3 VITE ME PARE

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë Veriore: SHBA-ja do të vëzhgojë takimin në Ohër

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Angela Aggeler

MAQEDONI E VERIUT- Pas takimeve maratonë në Kosovë dhe Serbi, emisari amerikan Gabriel Escobar, udhëton për në Ohër, ku do ta vëzhgojë takimin mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciç. Ambasadorja amerikane në Maqedoninë Veriore, Angela Aggeler, ka njoftuar se shteti i saj e vëzhgon takimin, të cilin e ndërmjetëson Kryediplomati evropian, Josep Borrell.

Shtetet e Bashkuara fuqishëm e përkrahin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe Zëvendësndihmës-Sekretari Gabriel Escobar do të jetë në Ohër, si vëzhgues i këtij procesi”, thuhet në një postim të diplomates amerikane. 

Për arsye që nuk dihen, takimi mes Kurtit dhe Vuciçit është zhvendosur nga Brukseli në Ohër. Ambasadorja amerikane thotë se Maqedonia Veriore, duke pritur këtë takim, dëshmon rolin pozitiv të saj në rajon.

Roli i Maqedonisë Veriore si nikoqire e këtij takimi të rëndësishëm nënvizon udhëheqjen e saj pozitive në rajon”, thuhet në njoftimin e ambasadores.

Kurti dhe Vuciç takohen nesër për të diskutuar rreth zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, të cilin e kanë pranuar në takimin e kaluar më 27 shkurt, në Bruksel. 

3 VITE ME PARE

Nesër takimi Kurti – Vuçiç/ Vendosen masa të rrepta sigurie në rrugën që të çon për në Ohër

 

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Merren masa të rrepta sigurie për takimin në Ohër

KOSOVË- Vetëm pak orë nga fillimi i takimit që do të zhvillohet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër, autoritetet e këtij vendi kanë shktuar masat e sigurisë në rrugë. 

Forca të shtuara policore raportohen nga kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe në rrugën që çon për në Ohër. Në disa rrugë janë krijuar edhe kolona për shkak të lëvizjes së delegacioneve. Ministria për Punë të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut njoftoi gjatë ditës se për shkak të këtij takimi po merren masat dhe aktivitetet duhura të sigurisë dhe rregullimit të komunikacionit. Sipas MPB-së këto aktivitete kanë për qëllim sigurinë fizike dhe të trafikut të rrugëve dhe objekteve të tjera, për të cilat tashmë janë vendosur kontakte dhe koordinim me shërbimet e vetëqeverisjes lokale, si dhe me të gjithë personat juridikë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve në qytet, si dhe me subjekte të tjera përkatëse.

Takimi në Ohër 

Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit. Escobar më 17 mars në Prishtinë u takua me krerët shtetërorë dhe u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Escobar, tha se në Ohër delegacioni i Kosovës udhëton me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë. Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

3 VITE ME PARE

'Serbia mes çekanit dhe kullës'/ Vuçiç, para takimit në Ohër: S'kam ndonjë mesazh të veçantë, të gjitha ua thashë Escobarit dhe Lajçakut

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se nuk është shumë optimist përpara takimit të nesërm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Ohër, por gjithashtu se Serbia është gjithmonë e gatshme të bisedojë për zgjidhje kompromisi. Vuçiç tha se ai nuk po udhëton në raundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga BE me asnjë lloj mesazhi dhe se gjithçka që ai kishte për të thënë, ua thatë dërguarve të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tyre të fundit në Beograd.

Nuk kam ndonjë mesazh të veçantë, të gjitha ua kam thënë në fytyrë Escobarit dhe Lajçakut një apo dy ditë më parë në Beograd, nesër do t’ia them Borrellit e Kurtit dhe kaq”, tha sot Vuçiç duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Serbi.

Siç raporton “Nova”, Vuçia ka thënë se shpreson që nesër në Ohër të ketë një bisedë të mirë.

Nuk e di se çfarë presin njerëzit. Serbia është gjithmonë e gatshme të diskutojë për zgjidhje kompromisi, por nëse do të ketë apo jo, nuk jam shumë optimist…”, tha ai.

Ai përsëriti se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet në përputhje me katër dokumentet e nënshkruara në Bruksel.

Përmbajtja e atyre dokumenteve duhet të plotësohet dhe unë nuk jam i interesuar veçanërisht për fantazmagoritë e tyre për modelet daneze dhe suedeze. Nëse kërkoni arsyen e mjaftueshme për të fajësuar Serbinë, gjithmonë do ta gjeni, nuk keni nevojë të shpikni modele të reja për këtë”, tha Vuçiç.

Ai vlerësoi se Serbia sot është “mes çekanit dhe kullës”.

Kosova është fëmija i tyre, duhet ta luhatin. Kjo është arsyeja pse ne jemi gjithmonë në një pozitë më të vështirë. Ata që mbështesin integritetin territorial të Serbisë, të gjithë kanë problemet e tyre të panumërta, kështu që ne kemi mbetur mes ‘ 135ekanit dhe kullës’. Por ne do ta nxjerrim Serbinë në një mënyrë mjaft të zgjuar dhe të mençur”, tha Vuçiç.

Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit. Escobar më 17 mars në Prishtinë u takua me krerët shtetërorë dhe u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Escobar, tha se në Ohër delegacioni i Kosovës udhëton me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë. Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

3 VITE ME PARE

Konjufca pas takimit me Escobar: Ndryshe nga Serbia, ne jemi konstruktiv

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Gabriel Escobar dhe Glauk Konjufca

KOSOVË- Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca ka takuar sot emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar me të cilin kanë diskutuar për procesin e dialogut me Serbinë dhe për takimin e 18 marsit në Ohër. Konjufca ka thënë se në këtë takim ka theksuar faktin se asnjëherë s’do të humbet fokusi nga njohja e plotë dhe se çdo marrëveshje që arrihet me Serbinë duhet të respektojë në plotëni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“Ritheksova se asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë, dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Konjufca  ka shtuar se Kosova është palë e përkushtuar për fqinjësi e paqe në rajon dhe për dallim nga Serbia, Kosova ka ruajtur rol konstruktiv në proces, përfshirë edhe 27 shkurtin.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon. Gjithashtu, për dallim nga Serbia si palë minuese, Republika e Kosovës ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut, përfshirë edhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel”, ka shkruar Konjufca.

3 VITE ME PARE

Sondazhi i UBO’s, 76 % e shqiptarëve në Kosovë kundër Asociacionit

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Foto Ilustruese

KOSOVË- Gati 76 % e kosovarëve janë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas Omnibusi të fundit të kompanisë UBO Consulting. Gazeta Express shkruan se 75.9 % e shqiptarëve të Kosovës janë pajtuar me deklaratën:  Kosova nuk duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa 18.4 % s’janë pajtuar me këtë deklaratë.

77.9 përqind e të anketuarve janë të mendimit se: Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të pranojë asnjë kusht nga asnjë palë që kërkon krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Me deklaratën se “Kuvendi i Kosovës duhet të shfuqizojë Marrëveshjen e vitit 2013 ku parashikohet krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, janë pajtuar 68.1 përqind e të anketuarve, derisa 26.2 përqind mendojnë se Kosova duhet të japë më shumë për të garantuar të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Sondazhi

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 13 mars se është duke i trajtuar 15 modelet evropiane të ofruara nga Bashkimi Evropian për krijimin në Kosovë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kurti, gjatë një vizite në Kamenicë më 13 mars, nuk deshi të përmendte modelet që BE-ja u ka ofruar autoriteteve të Kosovës, por tha se disa janë më të hershme, e disa edhe rishtazi, që përdoren në shtetet evropiane ku jetojnë pakica kombëtare.

3 VITE ME PARE

Osmani: Marrëveshja pasi të nëshkruhet do të votohet në Kuvendin e Kosovës

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka thënë është shume me rëndësi që çdo marrëveshje e arritur në kuadër të dialogut të jetë e zbatueshme dhe e implementueshme dhe që të ketë edhe përkrahjen e popullit dhe Kuvendi i Kosovës. Ajo ka thënë se do të punohet për arritjen e konsensusit në vend për t’u siguruar që marrëveshja pasi të nënshkruhet bashke me planin e zbatimit të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe zbatimi i saj të bëhet në mënyrë efektive.

“Është thelbësore që çdo marrëveshje e arritur në dialog të jetë e zbatueshme dhe e implementueshme dhe të mbështetet nga populli dhe përfaqësuesit e tij të zgjedhur në mënyrë demokratike. Do të vazhdojmë të punojmë për konensus në vend dhe për të siguruar që marrëveshje pasi të nënshkruhet me planin e zbatimit të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe zbatimi i saj të bëhet në mënyrë efektive”, ka thënë Osmani.

3 VITE ME PARE

Escobar pas takimit me Osmanin: Shpresoj për lajme të mira pas takimit në Ohër

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Gabriel Escobar

KOSOVË- I dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar ka thënë se pret rezultat pozitiv nga takimi i 18 marsit në Ohër. Ai ka thënë se plani evropian jep një mundësi të madhe për paqe për Kosovën dhe Serbinë. Escobar ka thënë se pret rezultat pozitiv në Ohër dhe se është optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Në fund të fjalë së tij ka thënë se shpreson për lajme të mira pas të shtunës.

“Mirëpres takime produktive në Ohër. Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësit për Kosovën dhe Serbinë për tu bërë pjesë e komunitetit euro-atlantik. Ky propozim jep një mundësi të madhe për paqe për të dy vendet. Ne kemi synim që kjo të funksionoj për Kosovën por jo vetëm për Kosovën. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë optimist për një zgjidhje një paqësore. Dhe shpresoj se pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, ka thënë Escobar.

3 VITE ME PARE

Dialogu Kosovë–Serbi, nis takimi mes Escobar dhe Osmanit

Nesër takimi në Ohër/ Kurti mbërrin në qytetin e
Escobar dhe Osmani

KOSOVË- Takimi ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar. Takimi po mbahet vetëm një ditë para se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç të takohen në Ohër të Maqedonisë për të diskutuar aneksin e zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Pas takimit Osmani-Escobar, të dy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. Ndërkaq, takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe Escobarit do të mbahet në ora 11:00.

gabriel escobar escobar ne kosove

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje