Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura javën e kaluar, Hunter Biden ka pranuar të deklarohet fajtor për dy akuza për mospagim të qëllimshëm të taksave mbi të ardhurat.
SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy kërcënoi Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland, me nisjen e procedurave që do të synonin ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e tij, lidhur me hetimin penal që Departamenti i Drejtësisë kreu ndaj djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter Biden.
Në një postim në Twitter të dielën zoti McCarthy shkruante se Prokurori federal David Weiss, i emëruar nga ish-Presidenti Donald Trump për të mbikëqyr hetimin, duhet t'u përgjigjet pyetjeve në lidhje me akuzat e ngritura nga një sinjalizues, se Departamenti i Drejtësisë ndërhyri në këtë rast, me qëllimin për të mbrojtur djalin e zotit Biden.
"Nëse pretendimet e sinjalizuesit janë të vërteta, kjo do të jetë një pjesë e rëndësishme e një hetimi më të madh me synim shkarkimin e Merrick Garland, nën akuzat për përdorim politik të Departamentit të Drejtësisë", shkruante zoti McCarthy.
Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura javën e kaluar, Hunter Biden ka pranuar të deklarohet fajtor për dy akuza për mospagim të qëllimshëm të taksave mbi të ardhurat.
Zoti Garland ka hedhur poshtë pretendimet e sinjalizuesit, një punonjës i agjencisë së taksave, sipas të cilit zoti Weiss, ishte penguar nga Departamenti i Drejtësisë, që të kryente një hetim më agresiv ndaj djalit të presidentit.
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, disa të etur për t’u hakmarrë për llogari të zotit Trump, kanë nisur hetime të shumta ndaj familjes dhe administratës Biden, për të kërkuar prova për shkelje të ligjit.
Zoti Trump, i cili përballet me hetime të shumta, një aktakuzë penale në nivel shtetëror si dhe aktakuzë federale, kandidon për t’u rizgjedhur në vitin 2024.
Javën e kaluar, dy aleatë të zotit Trump prezantuan dy rezoluta në Dhomën e Përfaqësuesve për të fshirë nga të dhënat e Kongresit, ngritjen e akuzave për shkarkim të ish-Presidentit në vitin 2019, lidhur me dyshimet se ushtroi trysni ndaj qeverisë së Ukrainës për zhvilluar hetime ndaj familjes Biden në këmbim të ndihmës ushtarake për këtë vend. Po kështu republikanët kërkuan të njëjtën gjë lidhur me akuzat e ngritura nga Dhoma e Përfaqësuesve ndaj ish-presidentit Trump, për sulmin e dhunshëm që mbështetës të tij kryen ndaj Kapitolit, më 6 janar të vitit 2021.
Zoti McCarthy, i cili mbështet këto përpjekje, ka kërcënuar me nisje të procedurave për shkarkim edhe një tjetër anëtar të kabinetit Biden, Sekretarin e Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas, lidhur me politikat mbi imigracionin.
Javën e kaluar ligjvënësja republikane e linjës së ashpër në Dhomën e Përfaqësuesve, Lauren Boebert, u përpoq të nxiste kryerjen e një votim në këtë dhomë, për të ngritje të akuzave për shkarkim të Presidentit Biden, mbi emigracionin dhe sigurinë kufitare.
Një tjetër ligjvënëse e linjës së ashpër, Marjorie Taylor Greene, po ushtron gjithashtu trysni për nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Biden, Kryeprokurorit Garland, Sekretarit Mayorkas, drejtorit të FBI-së Christopher Wray dhe një prokurori amerikan që po ndjek penalisht pjesëmarrësit në sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit.
Marrë nga VOA
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan t&eum...
foto ilustruese UKRAINË- Qeveria e re në Bullgari ka miratuar pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, njoftoi K&eu...
Albin Kurti dhe Alicia Kearns BRITANI E MADHE- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Kryetaren e Komitetit për Pun&e...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua vendit për herë të parë pas rebelimit të mercenarëve t&eum...
Alexandër Lukashenko dhe Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin pritet të dalë në një deklaratë për med...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të shpallin një tjetër paketë ndihme ushtarake për Ukrain&e...
foto ilustruese RUSI- Moska pretendon se ka përplasur dy avionë pasi tre avionë të huaj. Ministria tha se avionët e përf...
SHBA- Një vajzë adoleshente, e cila vrau djalin e saj të porsalindur duke i thyer kafkën dhe mbytur me pambuk në gojë kur i...
James Cleverly BRITANI E MADHE- Sekretari i Jashtëm James Cleverly thotë se rebelimi i Wagner është një "sfidë e paprecedent&...
James Cleverly dhe Albin Kurti BRITANI E MADHE- Sekretari i Jashtëm James Cleverly takoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot në Lon...