LIVE UPDATES
Bota

Çështja Hunter Biden, republikanët përplasen në Kongres me Prokurorin e Përgjithshëm

Republikanët në komision, të drejtuar nga Jim Jordan, njëherësh drejtues i Komisionit të Drejtësisë, ngritën akuza se Departamenti i Drejtësisë po mbron familjen Biden, duke vënë në qendër të hetimeve kundërshtarin e Presidentit Biden, ish-Presidentin Donald Trump.

20 Shtator 2023, 20:56 Nga I.A
Çështja Hunter Biden, republikanët përplasen në
Merrick Garland

SHBA- Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland u ul ballë për ballë kritikëve të tij më të fortë, teksa republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve shfrytëzuan një seancë dëgjimore për ta marrë atë në pyetje, lidhur me pretendimet se ai po përdor Departamentin e Drejtësisë për qëllime politike. Kjo shënoi herën e parë në dy vjet që zoti Garland del përpara Komisionit të Drejtësisë të Dhomës së Përfaqësuesve. Seanca vjen në një moment të pashembullt për Departamentin e Drejtësisë, ndërsa drejton dy çështje të rëndësishme, njërën në ngarkim të ish-Presidentit Donald Trump dhe një tjetër kundër djalit të Presidentit Biden, Hunter Biden.

Republikanët në komision, të drejtuar nga Jim Jordan, njëherësh drejtues i Komisionit të Drejtësisë, ngritën akuza se Departamenti i Drejtësisë po mbron familjen Biden, duke vënë në qendër të hetimeve kundërshtarin e Presidentit Biden, ish-Presidentin Donald Trump.

“Një hetim po mbron presidentin Biden, një tjetër po sulmon Presidentin Trump”, tha zoti Jordan.

Zoti Garland mbrojti Departamentin e Drejtësisë, një agjenci me rreth 115,000 punonjës, në një kohë kur po shtohen kërcënimet politike dhe fizike ndaj agjentëve të këtij institucioni dhe familjarëve të tyre.

“Detyra jonë nuk është të marrim urdhra nga Presidenti, Kongresi, apo ndokush tjetër, se kë apo çfarë duhet të hetojmë”, tha prokurori i përgjithshëm.

Demokratët thanë se kanë në plan të veprojnë si “një lloj skuadre e së vërtetës” kundër “dezinformimit” nga republikanët dhe mbrojtjes nga ana e tyre të zotit Trump, që deri tani udhëheq garën brenda partisë së tij për të sfiduar zotin Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Ata thonë se demokratët po tentojnë të zhvendosin vëmendjen nga sfidat ligjore me të cilat përballet ish-presidenti dhe të vënë në qendër të vëmendjes, Presidentin Biden duke e parë atë nën një dritë negative.

“Do të përdor këtë mundësi për të vënë në dukje se sa e dëmton kjo sistemin e drejtësisë dhe se si edhe një herë republikanët janë të gatshëm të minojnë institucionet tona për të mbrojtur kandidatin e tyre për president”, tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff, për agjencinë e lajmeve Associated Press. Dëshmia e zotit Garland vjen vetëm një javë pasi kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy njoftoi nisjen e një hetimi, për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave për shkarkim të Presidentit Joe Biden, ku vëmendje e veçantë do i kushtohet veprimeve të Departamentit të Drejtësisë mbi çështjen ndaj zotit Hunter Biden.

Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar hetimin si të pabazë ndërsa ekipi ligjor i Hunter Biden-it ka marrë një rol më sulmues ndaj kritikëve republikanë. Të hënën Hunter Biden paraqiti një padi gjyqësore ndaj agjencisë së taksave (IRS), duke akuzuar se dy punonjës që pretenduan se pati ndërhyrje për çështjen ndaj tij, shpërndanë pa autorizim të dhënat personale të lidhura me taksat e tij.

Republikanët pretendojnë se Departamenti i Drejtësisë, si gjatë administratës së Presidentit Trump dhe administratës së presidentit Biden, ka dështuar të hetojë plotësisht dyshimet ndaj Hunter Biden-it, duke nisur nga puna e tij si anëtar në bordin e kompanisë energjitike ukrainase Burisma, tek deklarimi i taksave në Kaliforni dhe Uashington.

“Unë nuk jam jam avokati i Presidentit. Nuk jam as prokurori i Kongresit. Departamenti i Drejtësisë punon për popullin amerikan”, deklaroi zoti Garland.

Hetimet ndaj zotit Hunter Biden janë udhëhequr nga David Weiss, Prokuror i shtetit të Dellauerit, i emëruar nga zoti Trump. Muajin e kaluar zoti Garland i dha zotit Weiss statusin e Prokurorit të Posaçëm për çështjen ndaj zotit Hunter Biden, duke zgjeruar autoritetin e tij për të kryer hetime dhe për të raportuar mbi gjetjet e tyre. Ai mbikëqyr në bazë ditore hetimet, ndërsa një tjetër Prokuror i Posaçëm Jack Smith ka në ngarkim hetimet ndaj zotit Trump, edhe pse fjalën e fundit, për të dyja rastet, e ka zoti Garland, në cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm.

Marrë nga VOA

merrick garland lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj