Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Forcat izraelite goditën të enjten herët në një zonë humanitare të shpallur nga Izraeli, të njohur si Muwasi, ku qindra mijëra njerëz të zhvendosur janë të strehuar në tenda në dimrin e ftohtë dhe me shi. Në këtë sulm u vranë të paktën 11 njerëz, përfshirë gra dhe tre fëmijë.
LINDJE E MESME- Të paktën 54 persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës të enjten, duke përfshirë tre fëmijë dhe dy oficerë të rangut të lartë të forcave policore të Hamasit, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.
Forcat izraelite goditën të enjten herët në një zonë humanitare të shpallur nga Izraeli, të njohur si Muwasi, ku qindra mijëra njerëz të zhvendosur janë të strehuar në tenda në dimrin e ftohtë dhe me shi. Në këtë sulm u vranë të paktën 11 njerëz, përfshirë gra dhe tre fëmijë.
Në sulmet e tjerë në pjesën qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës u vranë të paktën 43 palestinezë. Viktimat në një sulm në Gazën qendrore ishin anëtarë të komisioneve lokale që ndihmojnë në sigurimin e autokolonave të ndihmave, sipas punonjësve të Spitalit Martirët e Al-Aksës, ku u dërguan kufomat. Një gazetar i agjencisë së lajmeve Associated Press, i cili ndodhej në spital konfirmoi numrin e viktimave.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite mbi sulmet e ditës së enjte. Sipas të dhënave të ministrisë së Shendëtësisë në Rripin e Gazës nga sulmet ajrore dhe tokësore izraelite, që filluan në tetor të vitit 2023, janë vrarë më shumë se 45 mijë njerëz, më shumë se gjysma e tyre, gra dhe fëmijë. Zyrtarët shëndetësorë në Rripin e Gazës nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe militantëve të Hamasit në raportet e tyre mbi numrin e viktimave.
Lufta filloi pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në 7 tetor 2023. Sipas të dhënave izraelite gjatë sulmit u vranë 1200 vetë, kryesisht civilë dhe u morën peng 250 të tjerë. 100 pengje mbahen ende në Gazë dhe një e treta e tyre besohet se ka vdekur./ VOA
Do Kwon SHBA- Do Kwon, sipërmarrësi koreano-jugor i kriptomonedhave i cili ishte përfshirë në krijimin e dy monedhave dixhitale q&...
Foto nga vendi i ngjarjes SHBA– Të dhënat paraprake të hetimit nga sulmi i përgjakshëm i ditës së parë të...
Automjeti SHBA- Personi brenda Teslës së tipit ‘Cybertruck’ që shpërtheu dhe u përfshi nga flakët para hotelit t&...
Foto nga vendi i ngjarjes MAQEDONIA E VERIUT- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Rashçe-Sa...
Foto ilustruese SHBA- Autoritetet amerikane thanë se një person vdiq dhe shtatë të tjerë u plagosën të mërkurë...
Foto ilustruese SHBA- 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Kuins të Nju Jorkut, mbr&eum...
Ish drejtuesit e hetimeve të Kongresit për sulmin e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol, Bennie Thompson dhe Elizabeth Cheney do të nd...
Foto nga vendi i ngjarjes SHBA- FBI-ja thotë se beson se autori i sulmit terrorist të Nju Orlinsit që shkaktoi vdekjen e 15 vetëve n&eu...
Pam Bondi SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump në postet e anëtarëve të kabinetit ka zgjedhur mbështetësit e tij m&e...
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson. SUEDIA- Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajt...