Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Sulmet izraelite përfshijnë një sulm në orët e para të së dielës në një shtëpi në qytezën Deir al-Balah, ku u vra gruaja me gjashtë fëmijët e saj, sipas spitalit Martirët e Al-Aksës.
GAZA- Sulmet ajrore izraelite, të kryera gjatë natës, kanë lënë të vrarë të paktën 19 persona. Në mesin e viktimave janë një grua dhe gjashtë fëmijët e saj. Sulmet izraelite përfshijnë një sulm në orët e para të së dielës në një shtëpi në qytezën Deir al-Balah, ku u vra gruaja me gjashtë fëmijët e saj, sipas spitalit Martirët e Al-Aksës.
Ndërkaq, një sulm ajror në qytezën Xhabalija goditi dy banesa, duke vrarë dy burra, një grua dhe vajzën e saj, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Një tjetër sulm, afër qyteti jugor Han Junis la të vrarë katër pjesëtarë të një familjeje, përfshirë dy gra, sipas spitalit Naser. Këto sulme u kryen, teksa të dielën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të qëndrojë në Izrael, ku do të takohet me zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Vizita e Blinkenit është në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të ndihmuar palët që të tejkalojnë dallimet për të arritur një marrëveshje armëpushimi. Më herët gjatë javës, në Doha u zhvilluan bisedime dyditore për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi dhe të lirimit të pengjeve. Zyrtarët amerikanë janë shprehur optimistë për arritjen e një pakti, që do të ndalte luftimet dhjetëmujore mes Izraelit dhe Hamasit.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 40.000 palestinezë, shumica civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor./ REL
Kamala Harris SHBA- Kur Kamala Harris të dalë në skenë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago k&e...
Antony Blinken IZRAEL- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 18 gusht do të qëndrojë në Izrael, si pjesë e pë...
Foto ilustruese SHBA- Zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2024 shënojnë një prej zhvillimeve më të rëndësish...
Berat Buzhala, Prindon Sadriu, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla KOSOVA- Gazetari Berat Buzhala ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e ndodhur...
Foto ilustruese SHBA- Emigrantët po bëhen gjithnjë e më të padëshiruar. Mbi gjysma e amerikanëve dëshirojnë &l...
Foto ilustruese AFRIKA- Kebita Naima ishte njëmuajshe shtatzënë kur disa burra me armë dogjën shtëpinë e saj dhe vodh&eu...
fotot ilustruese SHBA- Ish ligjvënësi amerikan, George Santos, pritet të pranojë fajësinë lidhur me disa akuz...
Protestat SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se çdo pohim që Shtetet e Bashkuara mbështesin protestat antiqeveritare në...
fotot ilustruese RUSI- Një tërmet me magnitudë 7 ballë ka goditur bregun lindor të Rusisë, sipas Shërbimit Gjeologjik t&...
fotot ilustruese EUROPË- Në vitin 2022, numri i lindjeve në Bashkimin Evropian arriti nivelin më të ulët që nga viti 196...