Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në Evropë po rriten shqetësimet se konflikti midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gazë do të ndihet përtej Lindjes së Mesme. Bashkimi Evropian po mban një konferencë urgjente të krerëve të shteteve.
BRUKSEL-Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian zhvillojnë sot një takim urgjent mbi konfliktin midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë në Gazë, pas sulmit të Hamasit që vrau të paktën 1,400 izraelitë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, rreth 2,750 civilë palestinezë janë vrarë ndërsa numri në rritje i vdekjeve ka nxjerë në pah ndarjet brenda bllokut evropian.
Në Evropë po rriten shqetësimet se konflikti midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gazë do të ndihet përtej Lindjes së Mesme. Bashkimi Evropian po mban një konferencë urgjente të krerëve të shteteve.
“Konflikti mund të përkeqësojë tensionet mes komuniteteve dhe ushqejë ekstremizmin. Ekziston gjithashtu një rrezik i madh i migrimit dhe lëvizjeve të një numri të madh njerëzish në vendet fqinje”, thotë Charles Michel, President i Këshillit të BE-së.
Kombet evropiane i dhanë Izraelit mbështetje të plotë në ditët e para pas sulmit të Hamasit. Kritikët megjithatë thonë se ka pasur mesazhe të përziera nga udhëheqësit e BE-së ndërsa shtohen sulmet izraelite në Gazë.
Ndërsa vizitonte lagjen Kfar Aza të premten në pjesën jugore të Izraelit, ku Hamasi vrau dhjetëra civilë, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen ofroi mbështetje të qartë.
“Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Në fakt, ai ka për detyrë të mbrojë popullin e vet”, thotë Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit të BE-së.
Më pas, kryetarja e nënkomisionit të sigurisë dhe mbrojtjes të Parlamentit Evropian, Nathalie Loiseau, u shpreh se von der Leyen “harroi mesazhin e rëndësishëm se Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar".
Ndërkaq, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, javën e kaluar tha se rrethimi i Gazës nga Izraeli “është kundër ligjit ndërkombëtar”.
Qëndrimet politike po bëhen më delikate dhe të llojllojshme, thotë analisti për Lindjen e Mesme, Andreas Krieg.
“Po shohim që disa nga politikëbërësit perëndimorë, që ndonëse thonë se qëndrojnë me Izraelin, po e bëjnë të qartë që duhet të sigurohemi që edhe jetët e civilëve palestinezë të mbrohen”, thotë zoti Krieg.
Kjo pikëpamje mbështetet edhe nga opinioni publik evropian, thotë analisti Andreas Bohm.
“Opinioni evropian solidarizohet me Izraelin, për shkak të natyrës së sulmit. Por, nëse shohim pamjet, të themi, të mijëra, apo dhjetëra mijëra njerëzve të vrarë në Gazë, qëndrimet mund të ndryshojnë”, thotë analisti Andreas Bohm nga Universiteti i St. Galenit në Zvicër.
Analisti Andreas Krieg megjithatë thotë se Izraeli nuk ka gjasa të ndryshojë mënyrën e të vepruarit.
“Unë mendoj se izraelitët do të jenë në gjendje ta përballojnë situatën, kritikat dhe gjithashtu ndikimin e politikanëve perëndimorë, sepse ata po thonë: ‘Kjo është lufta jonë. Shikoni mizoritë e kryera nga Hamasi dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të zhdukur Hamasin”, thotë analisti Andreas Krieg.
Komisioni Evropian ka njoftuar një trefishim të ndihmës humanitare për Gazën, duke ndarë 79 milionë dollarë. Ndërsa Izraeli e mban të bllokuar territorin e kontrolluar nga militantët e Hamasit, nuk është e qartë se si dhe kur ndihma mund të arrijë tek banorët në nevojë./VOA
Joe Biden SHBA-"Climate Power" ka investuar 80 milionë dollarë në reklama për të tërhequr vëmendjen ndaj agjendës ...
Aleksandër Vuçiç dhe Emmanuel Macron KINË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nuk dësh...
Olaf Scholz IZRAEL- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Tel Aviv, sipas ministrisë së jashtme izraelite, raporton CNN. ...
Foto ilustruese ISIS IZRAEL-Grupe të armatosura po riaktivizohen në Lindjen e Mesme, Azi dhe mbi të gjitha në Afrikë. Makina ...
Alexei Navalny RUSI-Politikani opozitar rus i burgosur Alexei Navalny ka reaguar pas arrestimit të tre avokatëve të tij, duke e quajtur "ska...
Gjykata e Stovewood ANGLI-Kreu i një i një agjencie pastrimi në Rotherham është deklaruar fajtor për përdhunimin e nj&eu...
Greta Thunberg BRITANI E MADHE- Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, u arrestua të martën nga policia pasi u bashkua me qindra ...
foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Jashtme ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në Tiranë rret...
Emmanuel Macron dhe Vjosa Osmani TIRANË- Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës që bëri sot në Tiranë...
foto ilustruese INDI- India synon të dërgojë një astronaut në Hënë deri në vitin 2040. Ambiciet hapë...