"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Europol 'fundos' kartelin ballkanik, kapen 2.7 ton kokainë dhe qindra mijëra euro (VIDEO)
Si pasojë e operacionit të zhvilluar më 24 gusht, por të bërë publik këtë të premte nga Europol u arrestuan 6 persona, si dhe u sekuestruan 2.7 ton kokainë.
1 Shtator 2023, 09:59Nga f.i
eurot e sekuestruara
EUROPË- Një megaoperacion i Europol në bashkëpunim me policitë e Brazilit, Portugalisë, Francës, Serbisë, Kroacisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Spanjës ka bërë të mundur çmontimin e një karteli ballkanik që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në drejtim të Evropës.
Në janar të vitit 2022, Departamenti i Policisë Kriminale të Serbisë në Beograd nisi një hetim për këtë kartel droge, që besohet të jetë i përfshirë në trafikun me shumicë të kokainës nga Amerika e Jugut në BE. Aktivitetet e zbatimit të ligjit kundër këtij rrjeti u shtrinë në autoritetet në të gjithë BE-në dhe më gjerë, duke rezultuar në një hetim të madh ndërkombëtar të koordinuar nga Europol.
Si pasojë e operacionit të zhvilluar më 24 gusht, por të bërë publik këtë të premte nga Europol u arrestuan 6 persona, si dhe u sekuestruan 2.7 ton kokainë.
Hetuesit identifikuan një shtetas serb si një nga organizatorët kryesorë në rrjetin kriminal.