LIVE UPDATES
Bota

EUROPOL: U shkatërrua rrjeti i mercenarëve rusë, në mesin e tyre edhe shtetas të Bosnjës

Kjo fazë e hetimit, e zhvilluar në bashkëpunim midis EUROPOL-it, Moldavisë dhe Ukrainës, përfshiu edhe kërkimin e provave për krime lufte, nga ekzekutimet e civilëve deri te dhuna seksuale. Në hetimin e udhëhequr nga ekipi i EUROPOL-it për krime ndërkombëtare, janë identifikuar 654 anëtarë të grupeve private ushtarake ruse Wagner dhe Redut që kanë marrë pjesë në operacione luftarake kundër Ukrainës, bëri të ditur EUROPOL-i.

31 Tetor 2025, 22:59 Nga E. D
EUROPOL: U shkatërrua rrjeti i mercenarëve rusë, në mesin e
EUROPOL

MOLDAVI- Më shumë se 650 anëtarë të formacioneve paraushtarake ruse Wagner dhe Redut, të përfshirë në operacionet luftarake në Ukrainë përfshirë edhe shtetas të Bosnjë e Hercegovinës janë zbuluar në një aksion të EUROPOL-it, tha kjo agjenci evropiane për bashkëpunim në sundim të ligjit më 31 tetor.

Kjo fazë e hetimit, e zhvilluar në bashkëpunim midis EUROPOL-it, Moldavisë dhe Ukrainës, përfshiu edhe kërkimin e provave për krime lufte, nga ekzekutimet e civilëve deri te dhuna seksuale. Në hetimin e udhëhequr nga ekipi i EUROPOL-it për krime ndërkombëtare, janë identifikuar 654 anëtarë të grupeve private ushtarake ruse Wagner dhe Redut që kanë marrë pjesë në operacione luftarake kundër Ukrainës, bëri të ditur EUROPOL-i.

Sipas njoftimit, në mesin e të dyshuarve ka shtetas të Ukrainës, Moldavisë, Kazakistanit, Uzbekistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit, Azerbajxhanit, Armenisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Gjatë aksionit, i cili u zhvillua më 29 tetor, policitë kryen 70 bastisje në objekte në Moldavi dhe Ukrainë dhe konfiskuan armë, municion, uniforme ushtarake, simbole të Wagner-it dhe pajisje elektronike.

Gjatë operacionit u mblodhën edhe video-incizime e fotografi që tregojnë pjesëmarrjen e qytetarëve të Moldavisë dhe Ukrainës në luftime në Ukrainë dhe në Republikën Demokratike të Kongos si pjesë të këtyre formacioneve paraushtarake ruse, tha EUROPOL-i. Autoritetet ukrainase, përmes kanaleve të sigurta të EUROPOL-it, ndanë 280 emra të shtetasve të huaj të dyshuar për pjesëmarrje në luftime.

Që nga fillimi i hetimit, sipas të dhënave të EUROPOL-it, janë zbuluar kampe trajnimi dhe rekrutimi, janë lokalizuar strukturat komandues, dhe janë dokumentuar shumë krime lufte – ekzekutime të civilëve, përdorimi i armëve të ndaluara dhe sulme ndaj qyteteve ukrainase. Derisa tani 11 shtetas ukrainas janë akuzuar për tradhti të lartë, pasi iu bashkuan grupeve Wagner dhe Redut. Prokurorët në Moldavi dhe Ukrainë kanë konfirmuar bastisjet përmes njoftimeve të ndara për media.

“Policët ukrainas po gjejnë kriminelë rusë të luftës në vende të ndryshme në mbarë botën dhe po bëjnë gjithçka që munden për t’u siguruar që secili prej tyre të marrë dënimin e merituar”, tha Policia Kombëtare e Ukrainës përmes një deklarate.

Është e paqartë se sa prej 654 personave që EUROPOL-i tha se ishin implikuar në krime të supozuara të luftës janë arrestuar apo ku ndodhen ata. Autoritetet ukrainase kanë krijuar një njësi të posaçme të prokurorisë, e cila është ngarkuar me mbledhjen e provave për krimet e luftës të kryera gjatë pushtimit rus të Ukrainës që po zgjat më shumë se 45 muaj. Kësaj përpjekjeje i janë bashkuar hetues dhe ka mbështetje edhe nga shtete të tjera.

EUROPOL-i, përveç mbështetjes analitike dhe teknike, krijoi një qendër virtuale komandimi për të lehtësuar komunikimin midis shteteve të përfshira dhe për të krahasuar të dhënat operative në kohë reale me bazat e veta të të dhënave dhe burimet e hapura, u tha në njoftim. Agjencia e Bashkimit Evropian theksoi se vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Ukrainën dhe Moldavinë në kuadër të marrëveshjeve operative të nënshkruara në 2014 dhe 2016, të cilat mundësojnë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin e hetimeve ndërkufitare.

“Qëllimi është të shkatërrohen rrjetet që kërcënojnë sigurinë e Bashkimit Evropian dhe fqinjëve të tij”, tha EUROPOL-i.

Pas vdekjes së themeluesit të tij, Yevgeny Prigozhin, në një aksident të mistershëm ajror, grupi Wagner në masë të madhe u shpërbë, me njësi të ndryshme ushtarake që u bën pjesë e formacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes ose u përfshinë në organizata të tjera paramilitare. Redut, entiteti tjetër i identifikuar gjatë bastisjeve, është një rrjet rekrutimi që drejtohet nga agjencia e inteligjencës ushtarake ruse, e njohur si GRU. Besohet se disa nga njësitë e Wagner-it janë rekrutuar nga Redut.

europol

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj