LIVE UPDATES
Bota

Evropa furnizon Ukrainën me armatim të blerë me interesat nga fondet e ngrira ruse

Banka qendrore e Rusisë kishte llogari bankare dhe pasuri prej miliarda dollarësh në institucionet dhe kompanitë perëndimore.

10 Maj 2024, 15:02 Nga r.ll

 

Evropa furnizon Ukrainën me armatim të blerë me interesat nga
foto ilustruese

 

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka rënë dakord në parim për një marrëveshje sipas së cilës të përdorë të ardhurat nga pasuritë e ngrira të Rusisë për të furnizuar me armatime Ukrainën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Uashingtoni dhe aleatët dëshirojnë që BE-ja të bëjë edhe më shumë.

Banka qendrore e Rusisë kishte llogari bankare dhe pasuri prej miliarda dollarësh në institucionet dhe kompanitë perëndimore. Këto pasuri u ngrinë nga Perëndimi pasi Moska filloi sulmin në Ukrainë në shkurt 2022. Rreth 70% e këtyre pasurive, me vlerë rreth 200 miliardë dollarë, mbahen në Bruksel në bankën Euroclear.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Britaninë dhe Kanadanë, kanë kërkuar që këto pasuri të sekuestrohen plotësisht dhe të përdoren për të ndihmuar Kievin në përballjen me forcat ruse.

Por, Evropa po bëhet më e kujdesshme. Ambasadorët evropianë që u takuan të mërkurën në Bruksel ranë dakord në parim për të përdorur vetëm interesat e mbledhura nga pasuritë ruse.

“Ajo për çfarë bëhet fjalë nuk është që të merren depozitat – por interesat, që arrijnë në 7 apo 8 miliardë dollarë në vit dhe që mund të përdoren për Ukrainën. Është një shumë e konsiderueshme, por tepër e vogël krahasuar me dëmin që Rusia i ka shkaktuar Ukrainës”, thotë Ian Bond, nga Qendra për Reformimin Evropian.

Marrëveshja duhet të miratohet nga ministrat e financave të BE-së që do të takohen javën e ardhshme. Zyrtarët e BE-së thonë se “Rusia duhet të paguajë drejtpërdrejt për krimet e saj” dhe se pagesa e parë prej miliarda dollarësh duhet të përdoret për të blerë armatime gjatë verës.

“Fondet e disponueshme mund të përdoren për blerje jo vetëm brenda Evropës, por edhe jashtë saj. Ajo çfarë ka rëndësi tani është dërgimi i armatimeve sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Disa në Evropë shqetësohen se plani amerikan për të sekuestruar plotësisht pasuritë e Rusisë do të sillte beteja të zgjatura ligjore dhe mund t’i shtyjë vende si Kina që t’i shesin investimet e tyre në euro, duke destabilizuar kështu monedhën evropiane.

Të tjerë mendojnë se Moska do të kundërpërgjigjet duke sekuestruar pasuri të mëtejshme të kompanive perëndimore që ende ushtrojnë veprimtari në Rusi.

“Pikëpamja ime është se këto kompani kanë patur dy vjet për t’u larguar nga tregu rus. Nëse qëndruan, do të thotë se menduan se mund të vazhdonin të fitonin në Rusi, megjithë faktin se ajo po bënte një luftë brutale ndaj një vendi fqinj. Dhe nëse i humbasin investimet e tyre tani, ky është fati i tyre”, thotë zoti Bond.

Zyrtarët e BE-së shpresojnë që marrëveshja do të zbatohet plotësisht në qershor.

Ky është momenti kur Hungaria do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. Ndërsa Budapesti përpiqet të mbajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë, ka shqetësime se mund ta bllokojë këtë marrëveshje, nëse ajo nuk është miratuar plotësisht deri në atë moment./VOA

lufta ukraine-rusi bashkimi evropian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj