LIVE UPDATES
Bota

Facebook dhe Instagram bëhen me pagesë, për kë dhe pse?

Llogaritë e abonentëve, po ashtu, do të mbrohen më mirë kundër vjedhjes së identitetit, falë monitorimit proaktiv. Në rast të problemeve, këta abonentë do të mund të kontaktojnë drejtpërdrejt ekipet e shërbimit për konsumatorët.

20 Shkurt 2023, 18:34 Nga k.m.
Facebook dhe Instagram bëhen me pagesë, për kë dhe pse?
Foto ilustruese

Përdoruesit e platformave të kompanisë Meta së shpejti do të mund të ndjekin hapat e shfrytëzuesve të rrjetit social, Twitter, duke paguar për vendosjen e një shenje të kaltër dalluese në profilet e tyre, si simbol autenticiteti, dhe për shtrirjen më të madhe të postimeve të tyre. Udhëheqësi i Meta-s, Mark Zuckerberg, njoftoi më 19 shkurt shërbimin e abonimit për platformat Facebook dhe Instagram, pasi për pothuajse 20 vjet mbrojti një model ekonomik të bazuar në shërbime pa pagesë dhe në reklama.

Ata që abonohen në shërbimin Meta Verified do të mund të verifikojnë llogarinë e tyre në Facebook dhe Instagram, duke paraqitur një letërnjoftim zyrtar dhe duke marrë një shenjë të kaltër, e cila tregon se prapa llogarisë është personi apo subjekti që thotë se është.

Llogaritë e abonentëve, po ashtu, do të mbrohen më mirë kundër vjedhjes së identitetit, falë monitorimit proaktiv. Në rast të problemeve, këta abonentë do të mund të kontaktojnë drejtpërdrejt ekipet e shërbimit për konsumatorët.

Dhe, postimet, fotografitë dhe videot e tyre do të kenë peshë më të madhe sesa ato të personave që nuk janë të abonuar, duke u shfaqur në krye të rezultateve të kërkimeve, të komenteve dhe të rekomandimeve.

Meta po premton gjithashtu funksionalitete të reja krijuese.

Meta Verified do të lëshohet këtë javë në Australi dhe Zelandën e Re, para se të zgjerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera.

Shërbimi i ri do të kushtojë 11.99 dollarë në muaj për përdoruesit që regjistrohen direkt në platforma, dhe 14.99 dollarë për ata që abonohen përmes aplikacioneve të platformave në telefona mobilë. Çmimi më i lartë synon të mbulojë përqindjen që i paguhet Apple-it në iPhone, ose Google-it në celularët me sistemin Android.

Abonimi do të bëhet në baza vullnetare. Dhe, vetëm personat që janë mbi moshën 18-vjeçare do të lejohen të regjistrohen në shërbimin e ri. Shërbimi ende nuk ofrohet për bizneset, por Meta nuk e përjashton këtë në të ardhmen.

Shërbimi i ri kryesisht është menduar për ata që krijojnë përmbajtje. Meta ka thënë për AFP-në se vendosi të ofrojë shërbimin e abonimit pas kërkesave të krijuesve, numri i të cilëve po rritet. Kompania ka marrë masa pasi rrjetet sociale tradicionale po përjetojnë një rënie të numrit të përdoruesve dhe të të ardhurave.

Më 2022, të ardhurat e Meta-s nga reklamat ranë për herë të parë, prej se kompania me qendër në Kaliforni u bë shoqëri aksionare publike më 2012. Inflacioni po i rëndon buxhetet e reklamuesve në internet dhe vëmendja e përdoruesve është shpërndarë mes shumë aplikacioneve. Këto të fundit nuk mund të mbledhin aq shumë të dhëna personale sa mundnin para ndërhyrjes së autoriteteve rregulluese -- kryesisht në Evropë -- dhe Apple-t, për të mbrojtur më mirë privatësinë e njerëzve në internet.

Kësisoj, beteja mes platformave "po bëhet paksa një betejë për tërheqjen dhe mbajtjen e krijuesve, sepse, në fund të fundit, janë krijuesit ata që kanë përmbajtjen interesante për publikun", thotë Carolina Milanesi, një analiste në Creative Strategies.
Por, kjo nuk mjafton.

Snapchat, Reddit dhe Discord, po ashtu, po propozojnë që përdoruesit të shpenzojnë disa dollarë në muaj për mjete shtesë.

Twitter, i blerë nga Elon Musk vitin e kaluar, lëshoi në mënyrë kaotike një veçori për verifikimin e llogarisë, e cila kushton 7 dollarë në muaj nëse për të paguhet direkt në platformë, dhe 11 dollarë në muaj nëse abonimi bëhet përmes aplikacionit në iPhone.

Shërbimi Twitter Blue, që u jep abonentëve shenjën e kaltër dalluese, u mundëson atyre t’i japin postimeve të veta shtrirje më të madhe, si dhe të shohin më pak reklama dhe të kenë liri më të madhe shkrimi, me postime më të gjata. Milanesi mendon se Meta dëshiron të ketë edhe një burim shtesë të të ardhurave. Pasi Twitter-i aktivizoi shërbimin e tij të abonimit, kompanitë e tjera të mediave sociale janë nxitur që ta provojnë edhe vetë një gjë të tillë, thotë ajo.

“Shikuar nga perspektiva e një krijuesi, mendoj se kjo është më shumë një nismë marketingu sesa diçka njëmend e vlefshme për krijuesit”, pohon Milanesi./REL

facebook instagram

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj