LIVE UPDATES
Bota

Falimentimi i Silicon Valley Bank trondit tregjet financiare, 'DW': Nuk priten ndikime ndaj sistemit financiar gjerman

Për të parandaluar efektet e mundshme domino, autoritetet amerikane ndërhynë në mënyrë tejet të vendosur dhe mbi të gjitha theksuan se depozitat e klientëve janë të sigurta.

14 Mars 2023, 14:01 Nga A.B
Falimentimi i Silicon Valley Bank trondit tregjet financiare, 'DW':
Banka

Megjithë masat e autoriteteve amerikane në tregjet financiare vazhdon shqetësimi pas falimentimit të dy bankave amerikane. Banka Silicon Valley, e specializuar për financimin e startup-eve, u mbyll të premten pas përpjekjes së dështuar për rritjen e kapitalit dhe u vendos nën kontrollin e shtetit. Rregullatorët në SHBA mbyllën në vijim edhe një bankë tjetër, Signature Bank nga Nju Jorku, pasi klientët tërhoqën në masë fondet e tyre nga kjo bankë. Sipas Presidentit Joe Biden dhe ministres së Financave të SHBA-së, Janett Yellen, paratë e depozituara nga klientët janë të siguruara dhe se kostot nuk do të përballohen nga tatimpaguesit, por nga një fond sigurie, i cili ushqehet nga bankat.

Për të parandaluar efektet e mundshme domino, autoritetet amerikane ndërhynë në mënyrë tejet të vendosur dhe mbi të gjitha theksuan se depozitat e klientëve janë të sigurta. Sepse makthi i bankave dhe i mbikëqyrësve financiarë është i ashtuquajturi "vërshim ndaj bankave", pra kur klientët e frikësuar vërshojnë për të tërhequr nga bankat kursimet e tyre. Nëse këtë e bëjnë një numër i madh klientësh, bankat nuk kanë më kapital të mjaftueshëm për t'ju përgjigjur të gjitha kërkesave. Pasojat e "vërshimit ndaj bankave" u panë gjatë krizës financiare globale të vitit 2008.

Moritz Schularick, profesor për ekonominë në Universitetin e Bonit dhe president i Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, thekson se "veprimet e vendosura" të SHBA-së e kanë reduktuar rrezikun e falimentimit të mëtejshme të bankave.

"Ministria e Financave e SHBA-së dhe Banka Qendrore e SHBA-së ndërmorën së bashku gjatë fundjavës hapa që duhet t'i qetësojnë ata që kanë depozitua para në këto dy banka”, tha Schularick për DW.

Ndikime ndaj sistemit financiar gjerman nuk priten

Megjithatë, pasiguria vazhdon, madje edhe tek klientët e bankave në Gjermani. Pas humbjeve të konsiderueshme të premten (10.03) Bursa e Frankfurtit vijoi rënien edhe në fillim të javës. "Investitorët janë të shqetësuar se banka të tjera mund të falimentojnë për shkak të rritjes së normave të interesit," tha Christian Henke i IG Markets.

Por Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane nuk pret ndonjë krizë të re financiare globale pas mbylljes së dy bankave amerikane, të cilat kishin një model biznesi shumë të veçantë dhe për këtë arsye nuk kanë ndikimin në sistemin e përgjithshëm bankar.

Edhe Shoqata e Bankave Gjermane tha se bankat gjermane janë "të fuqishme, të qëndrueshme dhe rezistente". Që nga kriza bankare dhe financiare e vitit 2008, bankat gjermane e kanë rritur masivisht kapitalin e tyre. "Falimentimi i bankave në SHBA nuk ka asnjë ndikim në sistemin bankar gjerman. Ndikimin nuk ka as ndaj sigurimit të depozitave gjermane", tha një zëdhënës i shoqatës./Marre nga DW

silicon valley bank

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj