LIVE UPDATES
Bota

Çfarë bën BE për dezertorët rusë të luftës në Ukrainë?

Qeveritë në Gjeorgji dhe Kazakistan i kanë mirëpritur të martën të gjithë rusët që largohen nga shërbimi ushtarak

30 Shtator 2022, 08:25 Nga A.B

Çfarë bën BE për dezertorët rusë të

Kërkesa e fundit e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky drejt meshkujve në Rusi ishte: “Mos iu dorëzoni mobilizimit! Ikni!” Qindra mijëra rusë në moshë të rekrutimit kanë reaguar ndaj mobilizimit të pjesshëm dhe janë larguar në vendet fqinje, ku mund të shkojnë pa vizë. Pamjet satelitore tregojnë radhë me kilometra në kufirin me Gjeorgjinë, Kazakistanin, Finlandën, apo Mongolinë. Fluturimet  e pakta nga Rusia jashtë kanë qenë të prenotuara plotësisht.

Mbyllen kufijtë për refuzuesit e shërbimit ushtarak

Qeveritë në Gjeorgji dhe Kazakistan i kanë mirëpritur të martën të gjithë rusët që largohen nga shërbimi ushtarak. Presideni kazak, Kasym-Shomart Tokajev deklaroi, se shumë të prekur nuk shohin ndonjë rrugëdalje tjetër. “Ne duhet të kujdesemi për sigurinë e tyre. Kjo është një çështje politike dhe humanitare.” Turqia përkundrazi duket se do të pengojë hyrjen masive të rusëve. Shoqëria e fluturimit, Turkish Airlines ka ndërprerë lidhjet me Bjellorusinë dhe në aeroporte ruse deri në fund të vitit. Nga sulmi kundër Ukrainës, Turqia ishte ndër vendet e pakta që kishte lidhje direkte me Rusinë. Tani janë më të pakta mundësitë për rusët që duan të shpëtojnë nga mobilizimi ushtarak. Por meshkujt në moshën e rekrutimit gjejnë çdo mënyrë për të dezertuar. Në kufijtë me vendet fqinje të Rusisë janë gjetur qindra biçikleta të braktisura.

Vendet balltike ndërkohë i kanë mbyllur kufijtë me Rusinë. Ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis e formuloi ashpër, kur tha, se “Lituania nuk do t’u japë azil atyre që i ikin përgjegjësisë. Rusët duhet të qëndrojnë dhe të luftojnë. Kundër Putinit.” Skeptik është edhe kryeministri belg, Alexander Croo. “Nuk mund të jetë qëllim i Europës, t’u thotë Po të gjithë rusëve që refuzojnë mobilizimin ushtarak apo që nuk janë dakord për regjimin në Rusi”, tha ai për gazetën belge, “De Zevende Tag”. Sipas të dhënave të Frontex në javën e kaluar në BE kanë ardhur 66.000 rusë. 30% më shumë se 1 javë më parë.

Ambasadorët e BE diskutuan të hënën këtë temë dhe një propozim, që refugjatëve rusë t’u jepet të paktën mbrojtje e përkohshme. Komisioni Europian deklaroi se është duke kërkuar një zgjidhje kompromisi me vendet anëtare. Zëdhënësi i KE, Eric Mamer tha se kuadri ligjor është i qartë. “Nëse bëhet fjalë që njerëzit vijnë në BE dhe kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, ajo duhet të garantohet.” Vendet e BE duhet të vendosin individualisht për çdo kërkesë, por këtu “duhet marrë në konsideratë edhe situata gjeopolitike dhe shqetësimet e sigurisë.” Vendet anëtare e interpretojnë këtë në mënyra të ndryshme.

Gjermania vetë do t’u ofrojë parimisht azil refugjatëve rusë që kërkohen për rekrutim dhe janë larguar nga Rusia. “Kush ngrihet me guxim kundër regjimit të Putinit dhe rrezikon shumë për këtë, mund të kërkojë azil politik në Gjermani për shkak të përndjekjes politike”, ka deklaruar ministrja e Brendshme gjermane,Nancy Faeser- Problemi është, se azilkërkuesit duhet të shtrojnë kërkesë për azil në vendin e parë të pritës të BE he ka pak gjasa të mbërrijnë deri në Gjermani.

Krahas kësaj mbetet e hapur edhe një çështje jurudike. Nëse një dezertor kërcenohet nga burgu, a është kjo përndjekje në konceptin e së drejtës të azilit? Në udhëzuesin e organizatës së OKB për refugjatët thuhet se “frika vetëm nga përndjekja apo dënimi për dezertimin apo mohimin e shërbimit ushtarak nuk është frikë e arsyetuar për përndjekjen sipas konventës së refugjatëve”, thekson eksperti britanik, Colin Yeo në “Free Movement”. Nëse ata mund të paraqesin në mënyrë të besueshme, se do të detyroheshin për krime lufte në Ukrainë, mund të marrin prej kësaj një mbrojtje të përkohshme në bazë të Konventës së Gjenevës. Por sipas Yeo, “juridiksioni në lidhje me shërbimin ushtarak nuk e bën të lehtë për një dezertor të provojë rastin e tij./DW

lufta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj