LIVE UPDATES
Bota

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

Raportet zyrtare nga Ministria kompetente e Tregtisë për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Serbia, nuk janë publikuar tash e sa vite, ndonëse sipas Ligjit për eksportin dhe importin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, ato duhet të publikohen.

25 Qershor 2025, 20:27 Nga r.ll
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i
Presidenti izraelit, Isaac Herzog, në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç

SERBI- Eksportet janë pezulluar, por nuk dihet se sa dhe çfarë është eksportuar. Ky konstatim i referohet vendimit të shpallur dy ditë më parë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe të konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi. Serbia ndalon eksportin e municionit, ka thënë Vuçiç, duke vënë theksin tek eksportet drejt Izraelit - shtetit që është në qendër të konfliktit aktual në Lindjen e Mesme.

As Vuçiç, as Ministria e Mbrojtjes nuk kanë dhënë detaje se çfarë armësh dhe pajisjesh ushtarake ka eksportuar Serbia në Izrael gjatë viteve të fundit. Raportet zyrtare nga Ministria kompetente e Tregtisë për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Serbia, nuk janë publikuar tash e sa vite, ndonëse sipas Ligjit për eksportin dhe importin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, ato duhet të publikohen.

Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme e Serbisë është ajo që lëshon leje për importin dhe eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar disa herë gjatë muajve të fundit informacione për lejet që lidhen me Izraelin, duke përdorur kërkesat për qasje të lirë në informacion. Por, këto të dhëna nuk janë ofruar.

Çfarë dihet për eksportet e armëve?

Megjithatë, disa informacione në lidhje me eksportet e armëve në Izrael janë bërë të disponueshme gjatë hetimit ndaj kompanisë Romax-trade, e cila është e lidhur me prokurimin e të ashtuquajturit top zanor - një pajisje LRAD, që dyshohet se është përdorur në Beograd gjatë protestave të studentëve, më 15 mars të këtij viti. Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme ka lëshuar dy licenca eksporti për Romax-trade për Izraelin, në vitet 2021 dhe 2022.

Armët në fjalë kanë një vlerë prej shtatë milionë eurosh. Ato janë klasifikuar si “kategoria e katërt e Listës Kombëtare të Kontrollit”, ku përfshihen: bomba, torpedo, raketa, projektilë dhe pajisje shpërthyese. Armatimet, për të cilat Romax ka marrë licenca eksporti, prodhohen nga fabrika shtetërore e industrisë së mbrojtjes Krushik, nga Valeva, dhe një pjesë e kësaj pune, me vlerë 2.2 milionë euro, është kryer gjatë vitit 2021, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë nga Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme e Serbisë në prill të këtij viti.

Importuese e mallrave të Krushikut është kompania izraelite Ispra, e cila në ueb-faqen e saj deklaron se është e specializuar në prodhimin e pajisjeve për “menaxhimin e turmave”. Radio Evropa e Lirë ka pyetur kompaninë Ispra se për çfarë qëllimesh janë blerë armët nga Krushiku - nëse ato janë blerë për nevojat e ushtrisë izraelite apo të ndonjë institucioni tjetër - por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Cili është roli i kompanisë Ispra nga Izraeli?

Në vitet 2021 dhe 2022, kompania Romax-trade ka marrë leje për të importuar produkte të klasifikuara, si avionë, agjentë kimikë dhe biologjikë, nga prodhuesi izraelit Ispra. Në tri prokurime, policia serbe është listuar si përdoruese përfundimtare. Ministër i Punëve të Brendshme i Serbisë ka qenë në atë kohë Aleksandar Vulin.

Kompania izraelite Ispra është e njohur për sistemin e saj Cyclone, ose dronët që lëshojnë gaz lotsjellës nga ajri. Sipas raportimeve në media, ky sistem është përdorur kundër protestuesve në Gazë, si dhe gjatë protestave kundër korrupsionit në Kenia.

Ministria e Tregtisë pa përgjigje

Pajisjet shpërthyese nga Krushiku, me vlerë shtatë milionë euro, janë vetëm një pjesë e vogël e eksporteve të industrisë serbe të mbrojtjes në Izrael. Sipas një hetimi të BIRN-it dhe gazetës izraelite Haaretz, shtatë avionë ushtarakë izraelitë kanë fluturuar në Serbi nga tetori i vitit 2023 deri në qershor të vitit 2024. Këto fluturime lidheshin me eksportin e armëve nga Serbia në Izrael me vlerë prej 15.7 milionë eurosh.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Beograd janë përpjekur të marrin të dhëna të sakta mbi eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga industria serbe e mbrojtjes në Izrael, por Ministria kompetente e Tregtisë nuk ka kthyer përgjigje me muaj.

Kjo ministri e ka hedhur poshtë kërkesën fillestare në mes të tetorit të vitit të kaluar, duke thënë se “dokumentet, të dhënat dhe informacionet që lidhen me importin dhe eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, janë të shënuara si konfidenciale”. Një vendim i Komisionarit për Informacionet me Rëndësi Publike ka urdhëruar Ministrinë e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme që të vepronte sipas kërkesës - gjë të cilën ajo nuk e ka bërë deri më sot.

Ndërkohë, Ministrisë së Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme i është kërkuar gjithashtu që të nxjerrë një vendim mbi përcaktimin e konfidencialitetit të të dhënave, më saktësisht dokumenteve që tregojnë se pse licencat e importit dhe eksportit janë shënuar si ‘konfidenciale’. Por, ministria nuk i është përgjigjur as kësaj kërkese, e cila është dërguar në fund të nëntorit të vitit 2024.

Cilat pyetje të tjera presin përgjigje?

Edhe pasi Vuçiç ka njoftuar për vendimin e papritur, Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme - përgjegjëse për procedurën e marrjes së licencës për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake - nuk është përgjigjur.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur atë se që kur zbatohet ky vendim, si dhe çfarë është duke ndodhur me dërgesat nga kontratat e nënshkruara më parë.

Gjithashtu, përgjigje nuk ka pasur as në pyetjet në lidhje me një aeroplan mallrash që ka fluturuar nga Beogradi për në Izrael të martën - një ditë pasi është bërë e ditur për ndalimin e eksporteve./REL

izrael serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj