LIVE UPDATES
Bota

Çfarë dihet për "planin destabilizues të Serbisë" që paralajmëroi Osmani?

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se dyshimet për shtëpinë në fjalë, janë ngritur pas pranimit të informatave nga disa qytetarë lokalë.

5 Shtator 2023, 21:30 Nga I.A
Çfarë dihet për "planin destabilizues të
Kosove

KOSOVË- Bastisja e një shtëpie në Zveçan - komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, rezultoi me gjetjen e “një sasie të madhe të armatimit”, njoftoi të martën ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai tha se shtëpia e bastisur është përdorur “për grumbullim dhe shpërndarje armësh për grupet kriminale serbe”.

Sipas tij, policia gjeti aty “armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksplozivë”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se dyshimet për shtëpinë në fjalë, janë ngritur pas pranimit të informatave nga disa qytetarë lokalë.

“Informacionet i kemi pasur se në një shtëpi, e cila përdoret si objekt dytësor dhe jo shtëpi banimi, ka armë dhe municion dhe mjete shpërthyese. Kemi shkuar, kemi bastisur dhe kemi gjetur disa kallashnikovë, disa granate dore, eksploziv, fishekë, karikatorë dhe pajisje të tjera”, tha Elshani.

Në të njëjtën komunë, në muajin gusht, policia kreu një aksion të ngjashëm, gjatë të cilit konfiskoi mbi 1.200 fishekë.

Më 23 qershor, në afërsi të objektit komunal po në Zveçan, u kap një tjetër sasi armatimi në “një veturë me targa të Beogradit”, siç tha atëkohë ministri Sveçla.

Sipas tij, ajo do të shërbente për “realizimin e sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Njoftimi i tij për sasinë e re të zbuluar të armëve erdhi vetëm një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “Serbia vazhdimisht fut armatim në Kosovë, ilegalisht”.

Osmani, po ashtu, tha se Serbia po synon të zbatojë një plan destabilizues në Ballkanin Perëndimor, të ngjashëm me, siç u shpreh, atë që e realizoi Rusia në Ukrainë, në vitin 2014.

Ajo i bëri deklaratat gjatë një vizite në Shqipëri më 4 shtator, por nuk nxori në pah ndonjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e saj.

“Nuk ka javë që kalon që dikush nga Serbia nuk gjuan me armë policët e Kosovës që janë në territorin e Kosovës”, tha ajo.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Zyrës së Presidentes së Kosovës me pyetjen se cila është baza për argumentet e presidentes, lidhur me një plan të Serbisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, por, deri në përmbyllje të këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha përmes një deklarate për media se deklaratat e presidentes Osmani janë “të kota”, ndërsa politikën e Serbisë e përshkroi si “të përgjegjshme” dhe “paqebërëse”.

Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklarata e presidentes Osmani lidhur me një plan destabilizues për Ballkanin Perëndimor, mund të jetë “e sforcuar”, për të tërhequr vëmendjen e Perëndimit kah zhvillimet në rajon.

Por, ndonëse presidentja nuk ka dhënë ende ndonjë fakt të prekshëm lidhur me deklaratën e saj, ajo përkon me realitetin, shton ai.

“Serbia, përfundimisht, është aktor detabilizues në rajon. Nuk është [aktor] destabilizues vetëm në Kosovë, por është dëshmuar që është destabilizues edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Është vërejtur tendenca destabilizuese që ka ndikuar mjaft negativisht në Mal të Zi. Më herët ishin tendencat për të bërë një lloj grushtshteti edhe në Maqedoni [të Veriut]. Ndikimi destabilizues i Serbisë tashmë është i dëshmuar dhe mendoj se, në vazhdimësi, është prezent, më shumë sesa është folur për të në publik”, vlerëson Vrajolli.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Verolub Petroniç, nga Qendra Humanitare në Mitrovicë, i cilëson po ashtu si të sforcuara deklaratat e presidentes Osmani. Ai nuk beson se shteti i Serbisë fut armatim në veri të Kosovës, në mënyrë të organizuar.

“Nëse dikush do të blejë armë, ai më parë do ta blejë në Kosovë, sesa ta sjellë nga Serbia. Ekzistojnë kontrolle rigoroze të policisë kufitare dhe mendoj se nuk ka gjasa të kalojë dikush. Mendoj se dikush mund të sjellë një ose dy pushkë, por një sasi më të madhe, më serioze të armëve, është vështirë ta përbirosh pa u ditur, sepse AKI-ja [Agjencia e Kosovës për Inteligjencë] ka rrjet të informatorëve mjaft mirë të shtrirë në veri, madje edhe në mesin e serbëve”, thotë Petroniq për Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë pyeti Policinë e Kosovës për të shtënat nga territori i Serbisë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës - të ngritura si çështje nga presidentja Osmani - por ky institucion sugjeroi REL-in që t’iu referohet raporteve të përditshme policore.

Raportet e tilla, gjatë këtij viti, nuk përmendin raste të të shtënave nga territori i Serbisë në drejtim të Policisë së Kosovës.

Një incident ka ndodhur më 14 qershor, kur forcat e Serbisë kanë arrestuar tre policë të Kosovës. Sipas autoriteteve në Prishtinë, ata janë “rrëmbyer” në territorin e Kosovës, por zyrtarët në Beograd kanë thënë se ata janë kapur në territorin e tyre.

Tre policët, ndërkohë, janë liruar për t’u mbrojtur në liri për “armëmbajtje pa leje” - vepër me të cilën i ka ngarkuar Serbia.

Sipas raportimeve të fundit të Policisë së Kosovës, brenda territorit të Kosovës, më 11 gusht, ka pasur të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok. Incidenti ka ndodhur derisa policia po kryente një operacion për ndalimin e pesë personave të dyshuar për kontrabandim të mallrave jolegale. Të gjithë ata u arrestuan.

Sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri ka pasur në disa raste qysh në fund të majit.

Në atë kohë ka nisur edhe rritja e tensioneve në zonë, pasi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe kanë marrë detyrën, përkundër revoltës së banorëve lokalë serbë.

Radio Evropa e Lirë pyeti Departamentin amerikan të Shtetit nëse është në dijeni për ndonjë plan për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, të pretenduar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në përgjigje, DASH-i nuk specifikoi të jetë në dijeni për një gjë të tillë, por një zëdhënëse e tij tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, e që “SHBA-ja beson se duhet ta ketë në qendër njohjen eventuale të ndërsjellë”.

Sipas kësaj zëdhënëseje, angazhimi konstruktiv dhe tentimet e sinqerta të mirëbesimit nga Kosova, por edhe nga Serbia, “do të sillnin përfitime afatgjate për qytetarët”, përfshirë rritjen ekonomike, dhe “do të siguronin stabilitet rajonal afatgjatë”.

“Ne duam të shohim përparim në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut, përfshirë obligimin e Kosovës për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Është qëndrimi ynë që të gjitha marrëveshjet e kaluara, të arritura brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, të zbatohen”, tha zëdhënësja e DASH-it.

“Dialogu dhe kompromisi janë tejet të rëndësishëm. Nuk janë shenja dobësie, të dyja janë thelbësore për ta arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, që mbështetet nga brenda, që mbetet tejet e rëndësishme për realizimin e aspiratave të të dyja vendeve në BE”, shtoi ajo.

Për pretendimet e presidentes Osmani, Radio Evropa e Lirë pyeti edhe misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Bashkimin Evropian, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Marrë nga REL

verolub petroniç xhelal sveçla

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!