Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut.
IZRAEL- Konflikti aktual ndërmjet Izraelit dhe Iranit mund të zhysë në recesion të gjithë ekonominë botërore, në rast se Irani vë në jetë kërcënimet e mëhershme për bllokimin e ngushticës së Hormuzit. Ngushtica e Hormuzit - kjo ngushticë detare është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian.
Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit për anijet e mëdha është vetëm 3,7 kilometra.
Ngushtica e Hormuzit kyç për sigurimin e interesave strategjike të Iranit në rajon. Edhe në të shkuarën në kontekstin e sanskioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, Teherani vazhdimisht ka kërcënuar me mbylljen e ngushticës Hormuz.
E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në konfliktin aktual. Dawood Nazirizadeh, ekspert në fushën e ekonomisë nga Teherani, thekson se: "Në rast se ngushtica e Hormuzit përfshihet në këtë luftë, është një rrezik i madh për të gjithë ekonominë botërore. Qeveria e Iranit e konsideron këtë rrugë detare si çelësin kryesor për sigurimin e interesave strategjike në rajon në jug të Iranit dhe të Gjirit Persik. Nëse ndodh diçka në këtë drejtim, ky do të ishte kërcënim i madh për ekonominë botërore në tërësi."
Përmes rrugës së Hormuzit transportohet një e pesta e konsumit botëror të naftës
Hormuzi zë vendin e dytë ndër itineraret më të rëndëishme në botë për transportin e naftës si rruga Malacca dhe Kanali i Suezit. Një humbje nga bllokimi i kësaj rruge detare si pasojë e konfliktit aktual do të ishte e vështirë të kompensohej. Pasoja do të ishin rritja e çmimit të naftës e benzinës, që gjithësesi ditët e fundit janë shtrenjtuar.
Po ashtu mund të krijoheshin ngushtica në zinxhirin e furnizimeve për shumë produkte nga nafta. Prishja e këtij zinxhiri mund t'i krijojë vështirësi ekonomisë në shumë vende të botës./ DW
donald trump, tulsi gabbard SHBA- Se sa afër i është afruar Irani zhvillimit të një arme bërthamore është pyetja qe...
Foto GJERMANI- Qeveria e re në Gjermani miratoi eksportet e pajisjeve ushtarake në Izrael me vlerë gati 4...
Vishwashkumar Ramesh INDI- Vishwashkumar Ramesh, britaniku i vetmi që mbijetoi mrekullisht nga përplasja e aeroplanit të Air India javë...
struktura berthamore ne arak TEHERAN- Irani tha se Izraeli sulmoi reaktorin e tij të ujit të rëndë në Arak, një strukturë...
foto ilustruese SHBA- Toka mund të jetë e dënuar të shkelë limitin simbolik të ngrohjes prej 1.5 gradë Celsius brenda ve...
IZRAEL- Me gjithë luftimet e vazhdueshme me Izraelin, raftet në shumë supermarkete në Teheran vazhdojnë të jenë të mbu...
donald trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka marrë një vendim pë...
Foto GJERMANI- Cilat vende mund t’i ushqenin njerëzit e tyre në mënyrë të pavarur nëse do të ndalej e gjithë ...
IZRAEL- Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë identifikuar raketa të nisura nga Irani, me sirena të aktivizuara n&eum...
Donald Trump LINDJE E MESME- Gjatë komenteve të tij sot, Presidenti Amerikan Donald Trump tha se Irani duhet të kishte bërë m...