LIVE UPDATES
Bota

Çfarë është Akti i BE-së për Tregjet Digjitale dhe si i sfidon gjigantët teknologjikë?

Akti për Tregjet Digjitale është një ndër ligjet më të rrepta në botë që merret me dominimin në treg të kompanive më të mëdha teknologjike të planetit, dhe ka për synim t’ua lehtësojë njerëzve kalimin në shërbime tjera konkurrente – siç janë platformat e mediave sociale, shfletuesit e internetit dhe dyqanet e aplikacioneve.

6 Mars 2024, 14:50 Nga N.F
Çfarë është Akti i BE-së për Tregjet Digjitale
Foto ilustruese

BRUKSEL- Rregullat e reja të Bashkimit Evropian do t’i rishkruajnë parimet themelore të të bërit biznes në internet dhe në telefona mobilë, duke e përmbysur mënyrën se si gjigantët teknologjikë fitojnë para dhe se si konsumatorët qasen në shërbimet që ata ofrojnë.

Akti për Tregjet Digjitale është një ndër ligjet më të rrepta në botë që merret me dominimin në treg të kompanive më të mëdha teknologjike të planetit, dhe ka për synim t’ua lehtësojë njerëzve kalimin në shërbime tjera konkurrente – siç janë platformat e mediave sociale, shfletuesit e internetit dhe dyqanet e aplikacioneve.

Krahu ekzekutiv i BE-së, Komisioni Evropian, në shtatorin e vitit 2023 caktoi 22 shërbime të kompanive të mëdha teknologjike si “roja” të shërbimeve online, dhe iu dha kohë atyre deri më 7 mars 2024 që të harmonizoheshin me rregullat e reja.

Kjo do të thotë që atyre do t’ju duhet t’i bëjnë aplikacionet e tyre për mesazhe ndërvepruese me ato të rivalëve, dhe t’i lënë përdoruesit të vendosin se çfarë aplikacione duan të instalojnë paraprakisht në pajisjet e tyre. Ndër këto firma janë Alphabet (pronare e Google, YouTube e Android), Amazon, Apple, Meta (pronare e Facebook, Instagram e WhatsApp), Microsoft dhe ByteDance (pronare e TikTok).

I hedhim një vështrim mënyrave se si rregullat e reja mund të ndikojnë te secili shërbim. Sipas Aktit të BE-së për Tregjet Digjitale, shërbimet e cilësuara “roja” tani duhet të marrin pëlqimin e qartë para se të gjurmojnë një përdorues për qëllime reklamuese.

Konsumatorët e bizneseve që përdorin shërbime të reklamave online, të ofruara nga Amazon, Google dhe Meta, do të kenë të drejtë t’i kërkojnë të dhënat e grumbulluara në lidhje me fushatat e tyre, një resurs i vlefshëm që shpesh është mbajtur i fshehur. Apple dhe Google do të detyrohen të ofrojnë hapësirë për dyqane aplikacionesh nga palë të treta në pajisjet e tyre me sistemin operativ iOS, përkatësisht Android.

Aktualisht, përdoruesit e pajisjeve me Android mund të instalojnë aplikacione nga burime alternative, por kjo shpesh i detyron ata t’i ndalin disa opsione të sigurisë. Apple ka paralajmëruar kundër instalimeve të tilla, për shkaqe sigurie.

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar një “ortek dyqanesh alternative të aplikacioneve”, sapo rregullat e reja të nisin së zbatuari, me potencial për oferta ekskluzive – duke bërë që disa lojëra dhe aplikacione të ofrohen për shkarkim vetëm përmes dyqaneve të caktuara.

Ben Wood nga firma për analiza të industrisë, CSS Insight, ka thënë se bizneset e vogla, si dhe gjigantët si Amazon dhe Microsoft, mund të përpiqen t’i joshin konsumatorët dhe zhvilluesit te dyqanet e tyre të aplikacioneve.

Sikur në rastin e dyqaneve të aplikacioneve, konsumatorët më nuk do të mund të shtyhen drejt përdorimit të aplikacioneve të tjera të parazgjedhura në pajisjet e tyre – siç është shfletuesi i internetit Safari në iPhone, apo aplikacioni për harta Google Maps në një telefon me Android.

“Rojat” duhet t’u lejojnë përdoruesve të kalojnë më lehtë nga shërbimet e parazgjedhura në pajisjet e tyre – përfshirë dyqanin e aplikacioneve, shfletuesin e internetit, aplikacionin e hartave e të tjera – në alternativat e zgjedhura nga vetë ata. Për shembull, kjo mund t’ju ofrojë përdoruesve një “meny zgjedhjeje”, me një varg opsionesh, gjatë konfigurimit të pajisjes së tyre.

Shërbimeve të ndryshme, si tregut të Amazon-it, pasqyrës së përmbajtjes në Facebook, dhe motorit të kërkimit të Google-it, do t’u ndalohet favorizimi i shërbimeve dhe produkteve të tyre karshi alternative kur përdoruesit i përdorin ato.

Gjiganti i tregtisë online, Amazon, është përballur me hetime globale, pas akuzave se i ka favorizuar produktet e veta para atyre të shitësve të tretë që kanë përdorur platformën e tij.

Sipas rregullave të reja të Aktit për Tregjet Digjitale, aplikacionet për mesazhe të shërbimeve “roja” më nuk do të jenë të izoluara nga njëri-tjetri.

BE-ja, deri më tani, i ka veçuar vetëm shërbimet Facebook Messenger dhe WhatsApp, që të dyja në pronësi të Meta-s. Sapo Akti të nisë së zbatuari, përdoruesit do të duhej të kenë mundësinë t’u dërgojnë mesazhe kontakteve në aplikacione të tjera – si Signal apo Telegram – nga këto platforma.

Zyrtarët janë aktualisht duke shqyrtuar nëse shërbimi iMessage i Apple-it duhet t’i shtohet listës. Një hap i tillë do të përbënte një ndryshim të madh për gjigantin amerikan të teknologjisë, i cili ka dizajnuar një ekosistem të tërë produktesh – iPhone, iPad, kompjuterë Mac dhe të tjera – mbi bazën e bashkëveprimit të shkëlqyeshëm mes vete.

Marrë nga REL

be tregje digjitale komisioni europian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj