LIVE UPDATES
Bota

Çfarë ndodh me komunat paralele serbe në Kosovë?

Në këto tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, institucionet e Kosovës dhe strukturat paralele të Serbisë funksiononin në të njëjtin objekt.

8 Shkurt 2024, 13:06 Nga Krenare Cubolli
Çfarë ndodh me komunat paralele serbe në Kosovë?
Në të majtë, komuna paralele serbe e Prishtinës në Graçanicë, fotografuar nga larg më 21 mars 2023.

KOSOVA- Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, nuk i shoi institucionet paralele serbe atje, por vetëm nxiti transferimin e tyre në objekte të tjera. Në këto tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, institucionet e Kosovës dhe strukturat paralele të Serbisë funksiononin në të njëjtin objekt. Madje, në disa raste, si në atë të Leposaviçit, i njëjti person shërbente si kryetar i dy institucioneve. Tani që Lulzim Hetemi është kryetar i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiç kryen punën e kryetarit të institucionit paralel serb prej një objekti tjetër. Por, kjo formulë nuk vlen për të gjitha komunat. Në sistemin e Kosovës, Mitrovica e Veriut dhe ajo e Jugut janë dy komuna të ndara, ndërsa sipas sistemit paralel serb, ekziston vetëm e ashtuquajtura komunë e Mitrovicës së Kosovës. Që të tria sot funksionojnë në objekte të ndryshme.

Në disa rajone, kryesisht rurale, strukturat paralele funksionojnë nëpër shtëpi të marra me qira. Ato janë institucione që funksionojnë në Kosovë që nga paslufta, me mbështetje financiare dhe me direktiva nga Qeveria e Serbisë, e cila nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Për Serbinë, ato janë “organe të përkohshme”. Për Kosovën janë struktura ilegale, në kundërshtim me Kushtetutën, prandaj ajo i ka mbyllur shtatë të tilla ditëve të fundit. Që nga viti 1999 në Kosovë funksionojnë afër 30 komuna paralele. Koka e tyre është Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Teksa zgjedhjet për këto komuna paralele nuk janë mbajtur prej vitit 2012, kryetarët e tyre i emëron ekzekutivi në Serbi. Në kuadër të komunave, kryesisht në veri të Kosovës, ekzistojnë edhe dhjetëra ndërmarrje publike, kopshte për fëmijë, shkolla fillore e të mesme, universitete publike, klube sportive, biblioteka, qendra kulturore e të tjera.

Një pjesë e strukturave paralele kanë ueb-faqet e tyre, ose llogaritë në rrjete sociale. Disa faqe janë aktive, e Leposaviçit, e Zubin Potokut dhe e Mitrovicës, disa jo. Në terren, komunat me shumicë serbe në veri janë shumë më të zgjeruara. Ato vendosin edhe për ndërtimin e objekteve banesore për personat e zhvendosur, për çiftet e sapomartuara dhe për personat me kushte jo të mira ekonomike, si dhe rindërtimin e rrugëve dhe renovimin apo ndërtimin e institucioneve arsimore e shëndetësore. Këto komuna paralele kanë departamente për inspektim, për ekonomi dhe financa, dhe për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore. Ato i pajisin qytetarët në Kosovë me certifikata të lindjes e të vdekjes, me autorizime e me dokumente të ngjashme. Të ofrojnë shërbime për qytetarët në Kosovë. Sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Serbia ka në Kosovë 31.831 persona të punësuar, 29.115 pensionistë dhe 31.586 shfrytëzues të ndihmës sociale, të cilët i paguan në dinarë serbë. Pagat në fushën e arsimit dhe atë të shëndetësisë kalojnë përmes Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Sipas një projektstatuti të hartuar nga Perëndimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, institucionet serbe të shëndetësisë dhe të arsimit, që janë paralele dhe jo të paligjshme, janë paraparë të regjistrohen si institucione private. Në institucionet paralele të arsimit dhe të shëndetësisë, punonjësit marrin paga dukshëm më të mëdha, sepse shteti serb ndan për ta një shumë shtesë, përveç pagës. Për shembull, infermierët mund të marrin pagë deri në 1.200 euro, kurse mjekët deri në 3.000 euro, ndërkaq punonjësit e arsimit nga 900 euro deri në 1.300 euro. Sipas sistemit të Kosovës, mjeku i përgjithshëm e ka pagën 777 euro, ndërsa mësimdhënësi në shkollën e mesme 609 euro. Për dallim prej strukturave paralele në veri, në zonat që kanë pak serbë, në jug të Ibrit, shembull në Kaçanik e Suharekë, pjesa më e madhe e punëtorëve nuk dihet as se çfarë bëjnë. Ligji për Financat e Pushtetit Lokal në Kosovë e lejon dërgimin e ndihmave financiare nga Serbia. Shteti serb i ka ndarë 139 milionë euro për serbët në Kosovë për vitin 2024, rreth 11 milionë më shumë sesa më 2023. Disa ekspertë kanë dilema për këto shuma, duke thënë se investimet e Serbisë në Kosovë kanë qenë jotransparente ndër vite./ REL

kosova komunat paralele serbe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj