Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalimit të tij Trump ndër të tjera e deklaroi veten viktimë të administratës së presidentit amerikan Joe Biden.
SHBA- Një ditë nga seanca gjyqësore historike e ish-presidentit Donald Trump, po qarkullojnë dhe skicat nga bankat e gjykatës. CNN shkruan se Trump pasi deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj 37 akuzave u rrethuar nga dhjetëra mbështetës të tij brenda restorantit në Versajë dhe më pas u nis drej Nju Xheris për të mbajtur dhe fjalimin e tij.
Gjatë fajlimit të tij Trump ndër të tjera e deklaroi veten viktimë të administratës së presidentit amerikan Joe Biden. Ai theksoI se “ në 5 nëntor 2024, ditën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, drejtësia do të vendoset”.
"Ne dëshmuam abuzimin më djallëzor dhe të urryer të pushtetit në historinë e vendit tonë. Shumë e trishtueshme ajo që shohim, një president i korruptuar në detyrë ka arrestuar kundërshtarin e tij kryesor politik me akuza të rreme, për të cilat ai dhe shumë presidentë të tjerë do të ishin fajtorë, pikërisht në mes të zgjedhjeve presidenciale në të cilat ai po humbet me një diferencë të madhe,"-u shpreh Trump në fjalimin e tij pas gjyqit.

Teksa të gjithë prisnin përballjen në gjyq të Donald Trump, pak minuta pas mbërritjes në gjykatën e Miamit për tu përballur me akuzat për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara, ish-presidenti dhe ndihmësi i tij Walt Nauta u arrestuan. Por, Trump u lirua me kusht, kundrejt një premtimi se ai do të paraqitet në datat e ardhshme të gjyqit. Tani gjykata do të vendosë caktimin e seancave të radhës dhe prokurori special i emëruar nga Departamenti i Drejtësisë, Jack Smith, po heton çështjen e dokumenteve të klasifikuara.
Ndërkohë sipas specialistëve akuzat që rëndojnë ndaj Trump nuk do të ndikojnë në fushatën zgjedhore. Trump ëshë ish-presidenti i parë që përballet me akuza penale, por kjo nuk i ka zbehur shpresat e tij për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Ish-presidenti amerikan vazhdon mban një epërsi të gjerë ndaj rivalëve të tij për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, me 81 përqind të votuesve republikanë që i shohin akuzat kundër tij si të motivuara politikisht. Trump ruan pafajësinë e tij dhe e ka portretizuar rastin si një përpjekje për të minuar përpjekjen e tij për t'u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Tridhjetë e një akuza me të cilat përballet Trump janë për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare, një akuzë që nuk ka të bëjë me faktin nëse dokumentet janë të klasifikuara. Përveç komplotit për pengim, ai përballet edhe me katër akuza lidhur me fshehjen e dokumenteve, si dhe një akuzë për deklarime të rreme.
Silvio Berlusconi dhe Meloni ITALI-Vdekja e Silvio Berlusconit tronditi skenën politike italiane dhe me siguri vendosi një pikëpyetje të...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Në sulmin rus në portin e Odesës në Detin e Zi gjatë natës, u goditën objekte civile, d...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka reaguar pas anulimit të takimit t&...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me senator&eu...
Lloyd Austin dhe Sllavjanka Petrovska SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan udhërrëfyesin pë...
Donald Trump SHBA- Gjykatësi i Magjistraturës Jonathan Goodman i ka thënë ish-presidentit Donald Trump dhe të bashkëpandehuri...
Memli Krasniqi KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka komentuar vendimin e Edi Ramës për ...
DASH SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit tha se vazhdon t’iu bëjë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin v...
SHBA- Gjykimi i Donald Trump ka përfunduar, raporton Reuters. Gjatë seancës Trump deklaroi se nuk është fajt...
Perparim Kryeziu KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka komentuar vendimin e Edi Ramë...