Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shteti serb ia ka dorëzuar familjes së Artan Zymberit raportin e autopsisë. Aty ceken arsyet e vdekjes së Artanit.
KOSOVË- Artan Zymberi shqiptari nga Kosova i cili jetonte në Norvegji, i cili ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor, kishte qene i martuar dhe ka lënë pas vetes dy fëmijë. Gazeta Insajderi shkruan se 28 vjeçari po vuante një dënim prej mbi 3 vitesh burg për trafik droge.
Shteti serb ia ka dorëzuar familjes së Artan Zymberit raportin e autopsisë. Aty ceken arsyet e vdekjes së Artanit. “Helmim i gjakut si pasojë e ithatit në lukth”, kjo është arsyeja zyrtare që ceket në raportin e obduksionit, ka thënë një familjar i të ndjerit Artan Zymberaj, i cili nuk ka pranuar që të citohet me emër. Familjarët e Artanit besojnë se kjo nuk është e vërtetë. Janë të bindur që shteti serb e vrau familjarin e tyre. Për këtë arsye kanë kërkuar një autopsi të dytë për të zbuluar arsyet reale të vdekjes së familjarit.
Por, cili është versioni i burgut ku ai po mbahej, “Sremska Mitrovica”?
Ata në një raport të gjatë që kanë dërguar për këtë rast, kanë dhënë edhe detaje se pse ai po mbahej në burg.
“I dënuari Zumberi Artan ishte duke vuajtur dënimin me burg në “Sremska Mitrovica” për veprën penale 246 paragrafi 1 (prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve). Ai u dënua me vjet e tetë muaj sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në “Sremska Mitrovicë”, me numër SPK. 22/21. E njëjta gjykatë e ka mbajtur në paraburgim në “Sremska Mitrovica” nga 29 prilli 2021. Personi ka filluar të vuajë dënimin me burg në këtë institucion në datën 03.02.2022”, thuhet në përgjigjen e burgut.
Gjatë kësaj jave një familjar i Zymberit i ka thënë gazetës se autopsia në Serbi ka konstatuar se i ishte helmuar gjaku për shkak të të thatit në lukth.
"Nuk i besojmë konstatimeve të tyre. Për këtë arsye obduksioni do të bëhet sërish. Do të bëhet në Norvegji”, tha familjari.
Ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë tha për REL-in se ka kërkuar informacione lidhur me rrethanat e vdekjes së Zymberit nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë.
“Deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë, me të cilën e konfirmojnë rastin”, tha MPJD.
Lidhur me këtë rast, sipas Ministrisë serbe të Drejtësisë, u njoftua edhe policia serbe, e cila ka kryer një hetim dhe ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Publike në Sremska Mitrovicë. Kjo e fundit urdhëroi që trupit t’i bëhet autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Novi Sad. Gjetjet e autopsisë u dorëzuan në prokurori, por, aktualisht, nuk janë të qarta për publikun.
Përfaqësuesi ligjor, si dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Serbi u informuan për vdekjen e Zymberit. Familja e mori trupin e tij më 6 dhjetor, sipas Ministrisë serbe të Drejtësisë. Familjarët e të ndjerit thanë se atyre nuk u është dhënë mundësia ta takojnë apo kontaktojnë Zymberin. Por, Ministria serbe tha se i hedh poshtë “të gjitha gënjeshtrat e përhapura nga individë përmes rrjeteve sociale për këtë rast".
Shtohet se Zymberin e kanë vizituar përfaqësues të Ambasadës norvegjeze në Beograd. Asaj iu drejtua burgu në Sremska Mitrovicë për të ofruar mbështetje psiko-sociale, pasi Zymberi nuk kishte pranuar të komunikonte me punonjësit e institucionit, e as me mjekun dhe të tjerët.
Derek Chollet SHBA- Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pritet të nisë të hënën një viz...
Foto ilustruese KOSOVË- Duke marrë parasysh krizën energjetike evropiane nga e cila po ndikohet edhe Kosova, në një seancë t&...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve të jasht...
RUSI- Rusia liroi sot yllin e burgosur të basketbollit amerikan, Brittney Griner, në një shkëmbim dramatik të të burgo...
Flamujet e vendeve pjesemarrese SERBI- Federata Ruse u përjashtua nga Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. A...
dhunohet nxënësja në Kosovë KOSOVË- Një rast i rëndë i dhunës është shënuar në ...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ministrja Albulena Haxhiu ka deklaruar sot se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësis&e...
operacioni në Hoçë të Madhe KOSOVË- Autoritetet doganore në Kosovë kanë zhvilluar një operac...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, ka reaguar pas konferenc&e...
Astrit Dehari KOSOVË- Prokurori special Blerim Isufaj ka konfirmuar nisjen e hetimeve për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Laborato...